

Lajmet
Biden përgëzon Turqinë, Suedinë dhe Finlandën për memorandumin e NATO-s
Të tre kombet konfirmojnë se tani nuk ka embargo kombëtare të armëve ndërmjet tyre.
Published
3 years agoon
By
UBT.NewsPresidenti i ShBA-së, Joe Biden përgëzoi Turqinë, Suedinë dhe Finlandën të martën pasi të tre vendet ranë dakord për një memorandum që hapi rrugën për pranimin e dy vendeve nordike në NATO.
“Urime Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për nënshkrimin e një memorandumi trepalësh, një hap vendimtar drejt një ftese të NATO-s në Finlandë dhe Suedi, e cila do të forcojë Aleancën tonë dhe do të forcojë sigurinë tonë kolektive dhe një mënyrë e shkëlqyer për fillimin e Samitit“, shkroi Biden në Twitter.
Më herët, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson u takuan për të diskutuar anëtarësimin e vendeve nordike dhe shqetësimet e Ankarasë.
Ajo u pasua nga nënshkrimi i një memorandumi midis tre kombeve që adresonte shqetësimet e njëri-tjetrit për anëtarësimin në aleancë.
Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’iu bashkuar aleancës muajin e kaluar, një vendim i nxitur nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. Por Turqia, një anëtare prej kohësh e aleancës, shprehu kundërshtime ndaj ofertave për anëtarësim, duke kritikuar vendet për tolerimin dhe madje mbështetjen e grupeve terroriste.
Në përputhje me memorandumin trepalësh, Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për YPG/PYD të lidhur me PKK, ose FETÖ dhe Ankaraja i japin mbështetje të plotë Finlandës dhe Suedisë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tyre kombëtare.
Përveç kësaj, të tre kombet konfirmojnë se tani nuk ka embargo kombëtare të armëve ndërmjet tyre. /UBTNews/
Lajmet
Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
Published
2 minutes agoon
July 3, 2025By
UBTnews
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimesh me partitë politike, në përpjekje të gjetjes së një zgjidhje për të dalë nga ngërçi në Kuvendit, pritet që t’i vazhdojë edhe sot këto takime.
Bashkëkryetari i Guxo, Faton Peci ka konfirmuar dje se ka marrë ftesë për takim me presidenten Osmani, me fillim nga ora 09:00.
Ishte edhe deputetja boshnjake Duda Balje, ajo që konfirmoi se ka marrë ftesë për takim ditën e enjtë.
Osmani i priti të mërkurën kreun e VV-së, Albnin Kurtin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj – në përpjekje për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për të dalë nga kriza institucionale.
Në takim, Osmani u bëri thirrje liderëve që “sa më shpejt”, apo brenda afatit 30- ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të arrijnë pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit, tha Presidenca në një komunikatë pas takimit.
Lajmet
Edhe një tentim sot për konstituimin e Kuvendit
Published
6 minutes agoon
July 3, 2025By
UBTnews
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, më 3 korrik, në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i 41-të që prej pesëmbëdhjetë prillit kur ka nisur seanca konstituive.
Vazhdimi i seancës të enjten vjen një ditë pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, zhvilloi takime të ndara me krerët e partive parlamentare shqiptare, në përpjekje për të zgjidhur krizën institucionale.
Presidentja takoi të mërkurën në kabinetin e saj, kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Osmani bëri thirrje që të arrihet “sa më shpejt” pajtueshmëri për konstituimin e Kuvendit.
“Ashtu siç ka potencuar edhe në deklarime të mëparme, Presidentja Osmani konsideron se moskonstituimi i institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve i shprehur më 9 shkurt të këtij viti dëmton vlerat demokratike si dhe interesat e shtetit tonë, pengon një sërë përftimesh shtetërore që janë në interes të qytetarëve dhe zvogëlon besimin qytetar në institucione”, u tha në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës, liderët e këtyre partive kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit si dhe interpretimet e tyre për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.
Deri më tash janë bërë 40 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituimin e Kuvendit.
Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.
Partitë që deri më tash ishin në opozitë e kundërshtojnë emrin e Haxhiut si të papranueshëm për këtë pozitë.
Pas takimit me Osmanin të mërkurën, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se do “të bëjë çmos” që legjislatura e nëntë të konstituohet para javës së fundit të korrikut, kur edhe përfundon afati tridhjetë ditor i paraparë në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkaq, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se e kanë gati lëndën për dërgim në Gjykatën Kushtetuese për “shkeljet kushtetuese të kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje në dy seancat e fundit”.
Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se LVV-ja po vepron në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili sipas tij, e ndalon votimin e fshehtë të zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Të mërkurën gjithashtu, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta qartësuar nëse Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar në Kuvend ka shkelur aktgjykimin e këtij institucioni, sa i përket ngërçit politik në Kuvend.
Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari dhe LVV-ja kanë shkelur rendin kushtetues në dy seancat e fundit konstituive, duke mos respektuar vendimin e Kushtetueses.
Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten, tha se nuk do të ketë ndonjë ndryshim deri në rikthimin e votimit të hapur për kandidatin për kryeparlamentar.
Vazhdimi i seancës konstituive do të bëhet sot nga ora 11:00.
Kjo është seanca e tretë që mbahet pas akgjykimit të lëshuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila ka urdhëruar konstituimin e Kuvendit Brenda 30 ditësh.
Lajmet
Abdixhiku: LVV s’po e respekton aktgjykimin e Kushtetueses, do t’i drejtohemi sërish këtij institucioni
Published
16 hours agoon
July 2, 2025By
UBTnews
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për ta qartësuar nëse Lëvizja Vetëvendosje si grupi më i madh parlamentar në Kuvend ka shkelur aktgjykimin e këtij institucioni, sa i përket ngërçit politik në Kuvend, raporton KosovaPress.
Abdixhiku pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, tha se kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari dhe LVV-ja kanë shkelur rendin kushtetues në dy seancat e fundit konstituive, duke mos respektuar vendimin e Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese më 26 qershor ka nxjerrë aktgjykim sa i përket krizës politike në Kuvend, megjithatë partitë parlamentare kanë interpretime të ndryshme për të njëjtin. Në LVV thonë se përmes këtij aktgjykimi lejohet votimi i fshehtë i kryeparlamentarit, por të kundërtën e thonë në partitë e tjera parlamentare si PDK, LDK dhe AAK.
Abdixhiku kritikoi Kurtin duke thënë se ai po qeverisë me rezultat të para katër viteve, madje sipas tij, nëse i njëjti do të kishte moral politik nuk do ta mbante postin e kryeministrit në detyrë, derisa nuk e dëshiron populli.
“Kurti po qeverisë me rezultat të para katër viteve. Ai i ka pasur 50 për qind para katër viteve, prandaj ka qenë kryeministër. Mirëpo tash nuk i ka dhe meqenëse nuk i ka, s’ka legjitimitet dhe pak moral politik – se si mund të mbash një detyrë kur nuk të dëshiron populli… Këto janë qëndrime paraprake që e kanë shkaktuar krizën. Këto nuk janë kompromise dhe nuk ka lëvizje prej pozicioneve që kanë shkaktuar krizën deri tani. Edhe atë ditë në takim dhe para jush po them: kompromis është insistimi në pozicionin paraprak. Kompromisi pas aktgjykimit të Kushtetueses është i pakuptimtë dhe tani duhet zbatuar ai, përndryshe bëjnë shkelje të rënda ligjore. LDK-ja do t’i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese në mënyrë që ajo të qartësojë aktin e tanishëm. Pas aktgjykimit, për bindjen tonë ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetues të Kosovës. Partia e parë ka refuzuar të respektojë Gjykatën Kushtetuese. Ajo duhet të deklarohet – ka bërë shkelje apo jo LVV-ja”, tha ai.
Sipas Abdixhikut, aktgjykimi i Kushtetueses është i qartë, ku detyrohet partia e parë në zgjedhje, LVV-ja, për bashkëpunim dhe kompromis në konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Ndërkaq, siç thotë lideri i LDK-së, nënvizohet se nuk lejohet votimi i fshehtë i kryeparlamentarit, por i hapur sipas praktikave të deritanishme.
Megjithatë, Abdixhiku tha se është e mirëseardhur përfshirja e presidentes Osmani në zgjidhjen e krizës politike.
“Absurditeti i gjendjes së tanishme është interpretimi i interpretimit. Ai është i shkruar në gjuhën shqipe dhe nëse Gjykata Kushtetuese e thotë qartë se të parit i takon propozimi dhe krijimi i shumicës, s’kemi çka interpretojmë aty. Nëse Kushtetuesja përmes paragrafit 186 thotë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të bëhet sipas praktikave parlamentare deri sot – ne i dimë si janë praktikat parlamentare. Takimet janë të mirëseardhura, përfshirja e presidentes është e mirëseardhur, ajo në fund të fundit është garantuese demokratike e institucioneve”, përfundoi ai.
Gjatë ditës, Osmani ka pritur në takim edhe kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, derisa tani ka përfunduar takimin me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Paraprakisht, Osmani kap rritur në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe më pas kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi – si përpjekje për dalje nga kriza institucionale.
Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt por ende nuk është bërë konstituimi i Kuvendit.
Deri më tash janë bërë 40 përpjekje, të pasuksesshme, për konstituimin e Kuvendit.
Seanca konstituive ka nisur më 15 prill.
Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur Albulena Haxhiun.
Partitë që deri më tash ishin në opozitë e kundërshtojnë emrin e Haxhiut si të papranueshëm për këtë pozitë.

Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend

Costa: Rusia nuk ka ndërmend të negociojë paqen me Ukrainën

Edhe një tentim sot për konstituimin e Kuvendit

Afati i Trump, paqartësi rreth marrëveshjes ekonomike Kore e Jugut – SHBA

Abdixhiku: LVV s’po e respekton aktgjykimin e Kushtetueses, do t’i drejtohemi sërish këtij institucioni

Anton Cena vazhdon ta bëjë krenare Kosovën, i fiton dy medalje në Amerikë

Tri aktorët që mbeten në garë për rolin e James Bond!

Danimarka merr vendimin historik, bën të detyrueshëm shërbimin ushtarak për gratë

Ambasada gjermane i përgjigjet Petkoviqit: Thirrjet për shtensionim duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës