Lajmet

Biden: Ndryshimet klimatike tashmë po e shkatërrojnë botën

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se samiti për klimën që po mbahet në Glasgou të Skocisë duhet të jetë “fillimi” i një dekade të ambicieve drejt trajtimit të ndryshimeve klimatike.

“Askush prej nesh nuk mund t’i shpëtojë më të keqes nëse nuk arrijmë ta shfrytëzojmë këtë moment”, tha Biden duke iu drejtuar pjesëmarrëve në samit.

Shtetet e Bashkuara janë ende duke u përpjekur që disa nga ndotësit më të mëdhenj në botë – Kina, Rusia dhe India – t’i bashkohen SHBA-së dhe aleatëve të saj në planet për të djegur shumë më pak qymyr, gaz dhe naftë dhe për të bërë hapa drejt përdorimit të energjisë më të pastër.

Biden tha se përgjigja masive e nevojshme për të ndaluar krizën klimatike duhet të shihet si një mundësi për ekonomitë e botës.

“Ne kemi aftësinë të investojmë në veten tonë dhe të ndërtojmë një të ardhme të barabartë, me energji të pastër dhe në këtë proces të krijojmë miliona vende pune”, tha Biden.

“Ne jemi në një pikë kthese në historinë botërore”, tha Biden, duke përshkruar përhapjen e zjarreve, thatësirave dhe fatkeqësive të tjera të lidhura me klimën.

“Ndryshimet klimatike tashmë po shkatërrojnë botën”, tha presidenti amerikan, duke shtuar se çdo ditë që vendet nuk veprojnë atëherë kostoja rritet.

Duke marrë parasysh modelet e procedurave sikurse në Samitin e Parisit për Klimën më 2015, shpresohet se në takimin në Skoci, liderët do të pajtohen për një marrëveshje të re për klimën dhe më pas zyrtarët tjerë të hartojnë detajet, para përfundimit të samitit më 12 nëntor.

Më shumë se 20,000 delegatë janë akredituar për këtë samit.

Në këtë organizim është vërejtur mungesa e liderit të Kinës, Xi Jinping dhe atij rus, Vladimir Putin./REL

Lajmet

Aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 34 persona

Published

on

By

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të gjerë policor në funksion të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe lojërave të fatit-bixhozit të jashtëligjshëm në rajonin e Prishtinës. Sipas policisë, janë arrestuar 34 persona, të dyshuar për përfshirje direkte në këto aktivitete të paligjshme. Nga ta, 8 janë ndaluar me masë mbajtjeje prej 48 orësh, ndërsa 26 të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në vazhdimësi që nga data 25.04.2025, pas pranimit të informatave të besueshme për zhvillimin e aktiviteteve të tilla të kundërligjshme në disa lokacione të Rajonit të Prishtinës.

Operacioni ka rezultuar tejet i suksesshëm, me ç’ rast; Janë vëzhguar-verifikuar, 91 lokale të ndryshme. Në 60 prej tyre janë ndërmarrë kontrolle të detajuara. 15 lokale janë mbyllur nga inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe inspektoratet komunal për mungesë të dokumentacionit përkatës ose licencave”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas policisë, janë iniciuar 25 raste penale, janë evidentuar shënime zyrtare dhe raporte operative që lidhen me vepra penale të ndryshme, si: organizim i lojërave të fatit, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, armëmbajtje pa leje, kultivim, përpunim dhe shitje e substancave narkotike.

Përgjatë operacionit janë sekuestruar në cilësi të provave të rëndësishme edhe: 18 aparate për lojëra të fatit; 1 armë automatike AK-47, 1 armë e shkurtë, pajisje te laboratorit për kultivim, përpunim te substancave narkotike, para 5544.40 euro, 3 laptop, 2 printer për shtypje te tiketave, 3 aparate skenimi te tiketave, 16 telefona mobil të dyshuar se janë përdorur për pagesa online në bastore sportive.

Më tej thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe e palëkundur në angazhimin e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të jashtëligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike. Ky operacion dëshmon edhe njëherë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e zyrtarëve policorë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit të qytetarëve.

Continue Reading

Lajmet

Osmani takon ambasadorin e Francës

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës, njoftoi Presidenca të hënën, më 7 korrik.

Sipas njoftimit, Osmani dhe Guerot diskutuan edhe lidhur me konsultimet që presidentja ka zhvilluar me subjektet politike “në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në këtë periudhë të ngërçit politik, Osmani ka takuar përfaqësuesit e partive politike – në takim të përbashkët dhe të ndarë.

Ajo ka bërë thirrje për respektim të aktgjykimit të Kushtetueses – që Kuvendi të konstituohet deri më 26 korrik.

Deputetët janë mbledhur edhe sot, më 7 korrik, në tentimin e 43-të për konstituim, por pa ndonjë rezultat.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Thirrje për të dalë nga kjo krizë institucionale ka brenda dhe jashtë Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Aksident mes dy veturave në Podujevë, një i lënduar

Published

on

By

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Podujevë.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci”.

Sot rreth orës 10:20,  Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm  mjekësor. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës për disa shërbime komunale

Published

on

By

Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve gjatë sezonit veror dhe numrit të madh të bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale.

Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga data 8 korrik 2025, disa sportele do të funksionojnë me orar të zgjatur, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 17:00.

Sportelet që do të punojnë me këtë orar të zgjatur janë: Komuna e vjetër: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, Komuna e re: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, bashkësia lokale – Lagjja e Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.

Ky vendim thuhet se synon të përmbushë kërkesat e qytetarëve për dokumente dhe shërbime administrative, siç theksohet, duke ofruar kohë shtesë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’i kryer punët e tyre gjatë kësaj periudhe.

Continue Reading

Të kërkuara