Lajmet

Biden dhe Putin do të diskutojnë, edhe para bisedimeve në Gjenevë

Biden do t’i përsërisë Putinit që të ketë “progres të vërtetë” në bisedime.

Publikuar

Presidentët Joe Biden dhe Vladimir Putin janë të vendosur të diskutojnë grumbullimin e trupave ruse pranë Ukrainës gjatë thirrjes së tyre të dytë në javët e fundit.

Përpara thirrjes të sotme, Shtëpia e Bardhë tregoi se Biden do t’i bënte të qartë Putinit se një mënyrë diplomatike mbetet e hapur edhe pse rusët kishin lëvizur rreth 100,000 trupa drejt Ukrainës dhe Putini ka rritur kërkesat e tij për garancitë e sigurisë në Evropën Lindore.

Por Biden do t’i përsërisë Putinit se që të ketë “progres të vërtetë” në bisedime, ato duhet të zhvillohen në “një kontekst de-përshkallëzimi dhe jo përshkallëzimi”, sipas një zyrtari të lartë të administratës që informoi gazetarët përpara thirrjes. Zyrtari foli në kushte anonimiteti.

Thirrja, e cila u kërkua nga zyrtarët rusë, vjen pasi zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë do të zhvillojnë bisedime më 10 janar në Gjenevë./UBTNews/

Lajmet

Edhe qeveria sllovene do të shqyrtojë propozimin për të njohur shtetin palestinez

Publikuar

nga

Gjatë kësaj jave, qeveria sllovene do të shqyrtojë një propozim për të njohur shtetin palestinez. Kështu deklaroi kryeministri Robert Golob.

Në mbledhjen e qeverisë, e cila do të mbahet të enjten, do të shqyrtohet miratimi i vendimit për njohjen e Palestinës.

“Ndërkohë ne do të vazhdojmë të koordinohemi me një grup vendesh për të bërë presion maksimal për armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e pengjeve”, tha kryeministri.

“Si një anëtar i përgjegjshëm i Këshillit të Sigurimit, ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka që mundemi për të sjellë paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”.

Golob filloi procesin e “njohjes së Palestinës si një shtet i pavarur dhe sovran” më 9 maj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

BE po vëzhgon masat e Metas për të luftuar dezinformimin për zgjedhjet

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka njoftuar të martën se kompania Meta ka marrë masa për luftuar përhapjen e dezinformatave në platformat e veta, para zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

“Meta ka aktivizuar funksione të reja … 27 panele, nga një për secilin shtet, për të lejuar diskursin qytetar të palëve të treta dhe për të vëzhguar zgjedhjet”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit.

Muajin e kaluar, Komisioni Evropian e ka nisur një hetim rreth dyshimeve për shkelje të rregullave të BE-së nga ana e Metas, duke thënë se Facebook dhe Instagram kanë dështuar që të luftojnë dezinformimin dhe reklamimin me doza mashtrimi.

Komisioni Evropian ka thënë se do të monitorojë funksionet e reja të kompanisë, teksa procedurat formale ndaj Metas do të vazhdojnë të zbatohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen më 6-9 qershor të këtij viti.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen synon edhe një mandat në krye të bllokut evropian.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Firma izraelite e armëve shënon rritje të fitimit

Publikuar

nga

Elbit Systems, një nga kontraktorët më të mëdhenj të mbrojtjes të Izraelit, ka shënuar rritje prej 11.5 për qind në të ardhurat e tremujorit të parë nga viti në vit pasi ushtria izraelite kërkon më shumë produkte për luftën e saj në Gaza.

Elbit furnizon me armë dhe pajisje Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit, duke përfshirë simulatorë, dronë, artileri, municione dhe lazer me fuqi të lartë, tha CEO Bezhalel Machlis.

Përveç rritjes së fitimeve nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit, fakti që sistemet e Elbit janë “në përdorim operacional” në Izrael po nxit kërkesën nga klientët ndërkombëtarë, tha Machlis. Rrjedhimisht, kompania pret të arrijë objektivat e saj të të ardhurave më herët se sa ishte parashikuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Publikuar

nga

Agjencia e lajmeve AFP raporton se edhe qeveritë e Norvegjisë dhe Irlandës kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez.

“Norvegjia ka qenë një nga mbrojtësit më të zjarrtë të një shteti palestinez për më shumë se 30 vjet”, tha ministri i jashtëm norvegjez, Espen Barth Eide, kur vendimi hyri në fuqi.

Ndërkaq nga Qeveria e Irlandës thanë se do të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike midis Dublinit dhe Ramallah.

Këto tri shtete evropiane besojnë se iniciativa e tyre ka ndikim të madh dhe që do t’i inkurajojë edhe vendet tjera të veprojnë njëjtë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara