Lajmet

‘Beti e shëmtuar’ i bashkohet aktores Margot Robbie në filmin e ardhshëm “Barbie”

Skenari u shkrua nga Gerwig së bashku me Baumbach.

Published

on

America Ferrera apo siç njihet gjerësisht sipas serisë së njohur ku kishte rolin kryesor “Beti e shëmtuar”, do të luajë bashkë me Margot Robbie dhe Ryan Gosling në filmin e ardhshëm Barbie të Warner Bros, film ky i përqendruar në linjën klasike të kukullave.

Greta Gerwig është regjisore dhe gjithashtu shkroi skenarin me Noah Baumbach, ndërsa Robbie luan personazhin Barbie dhe Gosling është në rolin e Ken. Sa i përket Ferreras, ende nuk ka asnjë informacion se kë do të portretizojë ajo.

Detajet e komplotit nuk dihen, por duke pasur parasysh historikun e Gerwig-ut si regjisore, mund të pritet që qëndrimi juaj tipik për historinë e kukullës të jetë më ndryshe, pasiqë filmat e saj nuk kanë dështuar asnjëherë, përcjell UBT News.

Ferrera gjithashtu do të bëjë debutimin e saj artistik si regjisore me një adaptim të romanit më të shitur të Erika Sánchez, “I Am Not Your Perfect Mexican Daughter”, me Sánchez që do të shërbejë si bashkëproducente në film./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

KQZ: Deri në ora 12:00 janë verifikuar rezultatet nga mbi 800 vendvotime

Published

on

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar se deri në orën 12:00, janë verifikuar rezultatet nga 845 vendvotime për zgjedhjet e Kryetarëve të Komunave dhe nga 792 vendvotime për zgjedhjet e Kuvendeve Komunale.

Sipas tij, në Qendrat Komunale të Numërimit po zhvillohen paralelisht tri procese: verifikimi i rezultateve për kryetarë, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për asambletë komunale.

Rezultatet e përditësuara janë të qasshme në platformën zyrtare të KQZ-së.

“Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohsisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”.

“Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: -rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, -rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe -votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha ai,/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

“Dardanët” në mbështetje të protestës së 17 tetorit në Tiranë

Published

on

Tifogrupi “Dardanët”, kanë dalë në mbështetje për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, më 17 tetor, në ora 17:00.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, “Dardanët” theksojnë se protesta është një reagim i drejtë ndaj asaj që ata e cilësojnë si padrejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, ndërsa kërkojnë drejtësi të vërtetë dhe jo, siç thuhet në reagim, barazi të rreme me kriminelët serbë.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq”, shkruhet në postimin e Dardanëve./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Këto janë kombet që janë kualifikuar për Kupën e Botës 2026

Published

on

Kupa e Botës FIFA 2026 do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë nga data 11 qershor deri më 19 korrik 2026. Ndërsa fazat kualifikuese po vazhdojnë në disa kontinente, një numër vendesh tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në turneun më të madh të futbollit botëror.

Më poshtë është lista e kombeve që janë kualifikuar deri më tani për “Botërorin e Amerikës së Veriut”:

Kombet pritëse: Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksika

Evropë (16 vende të drejtpërdrejta), Anglia, (Fazat kualifikuese të UEFA-s janë ende në zhvillim).

Amerika e Jugut (gjashtë vende direkte + një në play-off): Argjentina, Brazili, Ekuadori, Kolumbia, Paraguai, Uruguai, Play-off: Bolivia

Amerika e Veriut dhe Qendrore (tre vende direkte + dy në play-off): Ende asnjë komb i konfirmuar.

Afrika (nëntë vende direkte + një në play-off): Maroku, Tunizia, Egjipti, Algjeria, Gana, Kepi i Gjelbër, Afrika e Jugut, Bregu i Fildishtë, Senegali

Azia (tetë vende direkte + një në play-off): Australia, Japonia, Jordania, Irani, Koreja e Jugut, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite

Oqeania (një vend direkt + një në play-off): Zelanda e Re

Dy pjesëmarrësit e fundit do të përcaktohen në mars 2026 përmes turneut ndërkonfederal play-off, i cili do të kompletojë listën e plotë të 48 kombeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Prangosen tre persona për zjarrvënie në muajin shtator në Lipjan

Published

on

Një rasti i zjarrvënies që ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan, nga katër personat e identifikuar nga policia, tre janë arrestuar. Ata dyshohen për veprat penale “zjarrvënie” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në natën kritike, në parkingun e një ndërtese banimi, një automjet është djegur derisa edhe disa të tjera u dëmtuan.

Siç njofton policia, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara