Aktualitet

Bërnabiq i uron fat Vuçiqit para takimit me Kurtin në Bruksel

Published

on

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, i ka uruar fat Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për takimin që do të mbahet sot në Bruksel, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Unë i uroj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, fat në luftën e sotme dhe jam në Bruksel me gjithë zemër dhe shpirt”, tha Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, para vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, shkruan Tanjug.

Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen për herë të parë në Bruksel, dhe Bërnabiq thotë se sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, por gjithashtu se kurrë nuk ka pasur më pak hapësirë për negociata.

Burimi: KlanKosova

Bota

Kina thirrje për ulje të tensioneve Izrael-Iran për të parandaluar krizën ekonomike

Published

on

By

Kina ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha ndërkombëtare për të ulur tensionet në konfliktin Izrael-Iran, me qëllim parandalimin e ndikimit të mëtejshëm në ekonominë globale, ndërsa brenda Iranit po shtohen thirrjet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si hakmarrje për sulmet amerikane në centralet e tij bërthamore.

I pyetur në lidhje me mbështetjen e parlamentit iranian për mbylljen e korridorit kritik të transportit detar, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se Gjiri Persik dhe ujërat përreth tij janë kanale jetësore për tregtinë ndërkombëtare të mallrave dhe energjisë.

Ruajtja e sigurisë dhe stabilitetit në rajon i shërben interesave të përbashkëta të bashkësisë ndërkombëtare”, tha Guo Jiakun, një zëdhënës i ministrisë, në një konferencë të rregullt për shtyp të hënën.

Kina i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të intensifikojë përpjekjet për të çtensionuar konfliktin dhe për të parandaluar që turbulencat rajonale të ndikojnë më tej në zhvillimin ekonomik global”, shtoi ai.

Për Kinën, importuesin më të madh të naftës në botë dhe blerësin më të madh të naftës bruto nga Irani, Ngushtica e Hormuzit është edhe më e rëndësishme.

Sipas vlerësimeve të EIA-s, Kina importoi 5.4 milionë fuçi naftë të papërpunuar çdo ditë përmes ngushticës në tre muajt e parë të vitit 2025. Kjo është ekuivalente me rreth gjysmën e importeve mesatare ditore të naftës së papërpunuar të Kinës në tremujorin e parë të vitit, sipas llogaritjes së CNN bazuar në të dhënat e doganave kineze.

Të dielën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i bëri thirrje Kinës që ta dekurajojë Iranin nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.

Continue Reading

Bota

OKB bën thirrje për armëpushim: Të inspektohen centralet bërthamore iraniane

Published

on

By

Kreu i agjencisë mbikëqyrëse bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, ka bërë thirrje për një armëpushim në Iran, në mënyrë që të lejojë inspektimet e IAEA-s në centralet bërthamore të Iranit.

Në një deklaratë drejtuar bordit të guvernatorëve të IAEA-s në Vjenë, ai tha:

“Vërtetimi i fakteve në terren është një parakusht për çdo marrëveshje dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes inspektimeve të IAEA-s.”

“Duhet të ketë një ndërprerje të armiqësive që të mbizotërojnë kushtet e nevojshme të sigurisë dhe mbrojtjes, në mënyrë që Irani të lejojë ekipet e IAEA-s të hyjnë në vendet për të vlerësuar situatën.”

Continue Reading

Bota

Netanyahu kërkon të shmangë një luftë rraskapitëse me Iranin

Published

on

By

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha dje se Izraeli synon të shmangë një luftë rraskapitëse me Iranin, raportoi “Times of Israel”.

Ne nuk do të ndjekim veprimet tona përtej asaj që është e nevojshme për të arritur qëllimet, por gjithashtu nuk do të përfundojmë shumë shpejt”, u citua të ketë thënë Netanyahu.

Ai vlerësoi Shtetet e Bashkuara për shkaktimin e “dëmeve shumë serioze” në impiantin e pasurimit të uraniumit të fortifikuar rëndë të Iranit në Fordow gjatë sulmeve gjatë natës, megjithëse nuk dha detaje specifike rreth shkallës së dëmit.

Netanyahu tha se bëhet fjalë për eliminimin e “dy kërcënimeve konkrete për ekzistencën tonë, kërcënimin bërthamor dhe kërcënimin e raketave balistike”.

Ne po ecim hap pas hapi drejt arritjes së këtyre qëllimeve. Jemi shumë, shumë afër përfundimit të tyre”, tha ai, sipas “Times of Israel”.

Kur të arrihen objektivat, atëherë operacioni është i përfunduar dhe luftimet do të ndalen”, shtoi ai.

Ushtria amerikane kreu sulme në uzinën e pasurimit të uraniumit në Fordow, e cila është e ngulitur thellë brenda një mali, dhe në uzinën bërthamore të Natanzit duke përdorur bomba bunkershkatërruese.

Izraeli filloi sulmet e tij në shkallë të gjerë ndaj objektivave iraniane më 13 qershor, duke thënë se synon të parandalojë vendin nga ndërtimi i një arme bërthamore, një akuzë që Teherani e ka mohuar vazhdimisht./atsh

Continue Reading

Bota

BE paralajmëron: Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, e rrezikshme për gjithë botën

Published

on

By

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani do të ishte e rrezikshme dhe jo e mirë për askënd, tha sot Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.

Shqetësimi për hakmarrje dhe përshkallëzim të luftës është i madh, veçanërisht sepse mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme dhe nuk do të ishte e mirë për askënd”, u tha Callas gazetarëve përpara një takimi me ministrat e jashtëm të BE-së, raporton Reuters.

Televizioni iranian Press TV njoftoi të dielën se Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit është gati të marrë një vendim përfundimtar nëse do ta mbyllë ngushticën, pasi parlamenti e mbështeti masën.

Rreth 20 për qind e kërkesës globale për naftë dhe gaz kalon nëpër këtë kanal.

Continue Reading

Të kërkuara