Lajmet

Berisha: Po të kishte guxim politik, barrikadat në veri do të largoheshin brenda një ore

Ai potencoi se si pasojë e paaftësisë së qeverisë, temat teknike janë kthyer në probleme të sigurisë.

Published

on

Kryetari i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Bekë Berisha, sot deklaroi se gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe kërkon reagim serioz të institucioneve përgjegjëse të shtetit.

Sipas Berishës, po të kishte vullnet e guxim politik, barrikadat në veri do të largoheshin brenda një ore.

“Gjendja e vërtetë që po paraqitet nga Qeveria, me theks të veçantë e Policisë së Kosovës, është ndryshe. Policia qëndrojnë me moral të lartë dhe me përkushtim si gjithherë më parë kur ka qenë në pyetje shtrirja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Si i kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, i njoh mirë kapacitetet e Policisë së Kosovës, po edhe përkushtimin dhe moralin e tyre në shërbim të atdheut, që meritojnë respekt institucional dhe jo vetëm vajtimin e Qeverisë. Barrikadat e vendosura po të kishte vullnet dhe guxim politik do të largoheshin brenda një ore, qysh janë larguar edhe herave të kaluara. Nuk do të rrinin duarkryq dhe duke e lënë popullin e Kosovës në një mjegull të madhe”, u shpreh Berisha.

Ai potencoi se si pasojë e paaftësisë së qeverisë, temat teknike janë kthyer në probleme të sigurisë.

“Popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin bandat dhe manovrimet që po bahen në atë pjesë të Kosovës. Për shumë vite ne kemi punuar për paqe dhe siguri në gjithë Kosovën. Paaftësia e qeverisë dhe e këtij pushteti e kanë krijuar një gjendje të tensionimit të panevojshëm, me tema teknike, të cilat i kanë kthy në probleme të sigurisë. Qytetarët që dje, sot e nesër po kyçen në veprime të kundërligjshme, kryengritëse dhe kundër interesit qytetar, ju them mos lejoni të keqpërdoreni nga politika. Po ashtu, ju thërras për qetësi, për kujdes, mirëpo nuk duhet që të pranojmë këtë gjendje që është kriju tash si status-quo”, tha ai.

Berisha shtoi se barrikadat në veri duhet të hiqen nga Policia dhe KFOR-i bashkë. Ai shtoi se nuk është dashur që për çështje të problemeve teknike, të kthehet veriu i Kosovës në problem të sigurisë. Por, shtoi se kjo situatë nuk bën që të mbetet status-quo, kështu siç është.

Rajoni

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Lajmet

​Bellingham dhe Foden rikthehen në kombëtaren e Anglisë

Published

on

Jude Bellingham dhe Phil Foden janë rikthyer në skuadrën e Anglisë për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë.

Trajneri Thomas Tuchel ka ftuar për herë të parë mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse këtë sezon. Nga ana tjetër, Jack Grealish dhe Danny Welbeck nuk janë përfshirë në listë, ndërsa mungojnë edhe Ollie Watkins dhe Myles Lewis-Skelly.

Bellingham, që kishte munguar në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, është rikthyer në formë me Real Madridin, duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e fundit. Edhe Foden ka shkëlqyer me Manchester Cityn, ku shënoi dy herë në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmund.

“Jemi të kënaqur që janë rikthyer. Të dy kanë qenë vendimtarë për klubet e tyre dhe tani mund të ndihmojnë edhe kombëtaren,” tha Tuchel.

Anglia kryeson Grupin K me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, ndërsa përballet me Serbinë në Wembley të enjten dhe me Shqipërinë në Tiranë të dielën.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Henderson, Pickford, Pope

Mbrojtës: Burn, Guehi, James, Konsa, O’Reilly, Quansah, Spence, Stones

Mesfushorë: Anderson, Bellingham, Henderson, Rice, Rogers, Scott, Wharton

Sulmues: Bowen, Eze, Foden, Gordon, Kane, Rashford, Saka./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

Vdes në moshën 24 vjeçare lojtari i Cowboys, Marshawn Kneeland

Published

on

Sipas autoriteteve ligjore, ka vdekur mbrojtësi i Dallas Cowboys, Marshawn Kneeland në moshën 24 vjeçare. Ekipi lëshoi ​​një deklaratë të enjten duke mos përmendur shkakun e vdekjes.

“Me trishtim të madh, Dallas Cowboys njoftojnë se Marshawn Kneeland ndërroi jetë tragjikisht këtë mëngjes. Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i organizatës sonë. Mendimet dhe lutjet tona në lidhje me Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij.”, thuhet në njoftim.

Cowboys kanë vënë në dispozicion burime këshillimi për të gjithë lojtarët, trajnerët dhe stafin.

Lojtarët aktualisht janë në javën e pushimit dhe nuk janë planifikuar të stërviten përsëri deri të hënën.

Policia e DPS-së gjeti automjetin e Kneeland të rrëzuar në Dallas Parkway në drejtim të jugut pranë Warren Parkway. Sipas raportit, Kneeland iku nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe oficerët kontrolluan zonën me ndihmën e K-9 dhe njësive të dronëve.

Ndërsa autoritetet po kërkonin Kneeland, një dispeçer u tha oficerëve se njerëzit që e njihnin kishin marrë një mesazh në grup nga Kneeland duke i thënë lamtumirë. Përafërsisht tre orë më vonë, Kneeland u gjet i vdekur./S.K/NFL/

 

Continue Reading

Rajoni

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara