Berati, mjaftojnë vetëm disa sekonda për të rënë në dashuri me të. Qyteti i xhevahireve në Shqipëri të magjeps me atmosferën, arkitekturën dhe thesaret kulturore për të cilat është kujdestar fanatik.
Qendra historike është një vend me shtëpi të bardha të mbivendosura mbi kodër duke i dhënë asaj pseudonimin “Qyteti i një mbi një dritareve.” Një vend që ruhet me fantatizëm jo vetëm nga qytetarët e saj por edhe nga UNESCO. Berati i përket trashëgimisë botërore (së bashku me Gjirokastrën dhe Butrintin).
Fotografitë: Qendra Kombëtare e Muzeumeve, Berat
Berat, Shqipëri
Peizazhi i ashpër në të cilin ndodhet Berati është një nga peizazhet më interesante të Shqipërisë. Nga askundi ju dalin malet!
Ngisni makinën përmes rrugicave dhe kthesave që ofrojnë pamje të mistershme të ngrira në kohë. Parkoni makinën në parkingun afër Bulevardit Republika, ose, siç quhet ndryshe Pedonalja. Është vendkalim i gjatë këmbësorësh i rinovuar.
Edhe pse kohët e fundit qyteti është bërë një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, për fat të mirë nuk e ka humbur ende origjinalitetin dhe sharmin e tij. Për ta kuptuar këtë, mjafton të arrini tek Kalaja e Beratit (tarifa hyrëse: 100 lekë). Një labirint rrugësh prej guri, mure guri të thatë dhe shtëpi shekullore ende të banuara nga familje vendase. Këto shtëpi janë shndërruar në shtëpi pritjeje ku mund të kaloni natën. A ka ndonjë gjë më të unike se të flesh brenda mureve të një kështjelle antike?
Berat, Shqipëri
Vizitoni Kishën e Konvikteve të Marisë, e cila sot strehon Muzeun e Onufrit kushtuar ikonës së famshme shqiptare të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Fotografoni mbetjet e Xhamisë së Kuqe, e cila thuhet se është ndërtuar në Berat në shekullin XIV.
Pastaj mos lini pa vizituar Kishën piktoreske të Trinisë së Shenjtë, e pozicionuar në mënyrë skenike dhe e mbivendosur mbi kodër.
Ju këshillojmë të ecni nëpër rrugët dytësore sepse brenda mureve keni vende që ofrojnë pamje magjepsëse. Nën kështjellën Mangalem ndodhet një tufë rrugicash dhe ndërtesash që datojnë që nga epoka otomane, me xhamitë e lashta, siç është Xhamia e Skapolit. Sipas legjendave antike, djemtë shkonin atje për të kërkuar vajza për t’u martuar.
Xhamia e Mbretit një tjetër vend magjepsës, e ndërtuar në fund të viteve ‘400 me urdhër të sulltanit Bayezid II. Ky i fundit u dallua për politikën mikpritëse ndaj hebrenjve Sephardikë të dëbuar nga Spanja në vitin 1492. Hebrenjtë u urdhëruan të vendoseshin në territorin e Perandorisë Osmane, pra në Shqipërinë e sotme.
Rreth pesë shekuj më vonë, vendi me shumicë myslimane në Ballkan mirëpriti përsëri një numër të madh të hebrenjve, duke i ndihmuar ata, kësaj radhe, të largoheshin nga kampet e përqendrimit nazist. I mirëpritën në bazë të kodit të nderit, besa. Besa e cila përbëhej (dhe akoma vazhdon të jetë e tillë) në mbajtjen e fjalës së dhënë për të ndihmuar, madje edhe me koston e sigurisë së vetë, kujtdo që ka nevojë për mbështetje. Historia e bashkësisë hebraike në Shqipëri është rrëfyer në dhomat e Muzeut të Solomonit i cili është dy hapa largë xhamisë.
Më në fund është Gorica, zona më pak turistike e Beratit, pothuajse e fshehur, pa turistë, por me një bukuri unike. Për ta arritur atje duhet të kaloni urën përpara Xhamisë së Skapolit. Kjo e fundit përshkon lumin Osum dhe shoqëron vizitorin pranë Kishës së San Tommaso dhe Restorantit historik Antigoni.
Restoranti ofron nga tarracat e tij një pamje të pakrahasueshme të Mangalemit. Pastaj, përmes rrugicave të ngushta përfundoni në Manastirin e San Spiridones. Bashkëjetesa e ndërtesave fetare të feve të ndryshme është një nga vecantitë e këtij qyteti dhe i të gjithë vendit.
Pra, për të kuptuar plotësisht frymën e Beratit, dhe të gjithë Shqipërisë, pasi të keni dëgjuar thirrjen për lutjen islame dhe të vështroni ikonat mesjetare të kishave, thjesht ecni përgjatë Osumit për të admiruar qytetin me të gjitha bukuritë e tyre. Momenti më i bukur është muzgu, kur dielli ngadalë fillon të perëndojë. Në këtë moment magjia e Beratit ndizet avash pas cdo drtite që ndizet si xixëllonj nëpër dritaret e shtëpive mbi kodër.
Ku të hani:
Antigoni, restoranti më i njohur në qytet nga tarracat e të cilit mund të admironi pamje të shkëlqyera mbi rrethin Mangalem. Muzaka me tavolina përgjatë lumit Osum dhe kuzhinë tipike shqiptare, ose le të themi kuzhinë tipike Berati
Ku të flini:
Shtëpia Mikpritëse Vasili, zgjidhja ideale për ata që duan të jetojnë një përvojë autentike. Vasili është një shtëpi tradicionale e ndërtuar me gurë, brenda Kalasë së Beratit, e cila është kthyer në shtëpi mysafire. Hotel Mangalemi, një gjuajtje guri nga Xhamia e Sulltanit, në një ndërtesë të shkëlqyer nga epoka otomane. Gur i bukur dhe tarracë e brendshme me pamje panoramike. Hotel Onufri, për ata që kërkojnë strehim elegant./ KultPlus.com
Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votimin për amandamentet e propozuara nga Lista Serbe për këtë projektligj./A.K/
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lidhje Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit në momentin kur nisi votimi për zgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Ndërkohë, deputetët e pushtetit po vazhdojnë votimin. /A.K/
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Hagë, do të përfshihet në Buxhetin e vitit 2027, ndërsa fillimisht do të hartohet strategjia shtetërore për mbështetjen juridike dhe institucionale në procedurat e apelit, raporton Ekonomia Online.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, se kur do të ndahen mjetet financiare, Kurti tha se fillimisht duhet të përcaktohen vizioni, mekanizmat dhe masat e strategjisë, e më pas kostot për zbatimin e saj.
“Që ta votojmë në mbledhjet e qeverisë, buxhetin për vitin 2027. Do të bëjmë këtë, dhe natyrisht që aty do të përfshihen të gjitha linjat e nevojshme për secilën fushë, por edhe për çështjen e mbështetjes financiare për 4 ish-krekrve tw UCK-se. Por ta kemi parasysh që së pari duhet strategjia shtetërore, dhe më pastaj kostot; një herë vihet ideja, vizioni, mekanizmat dhe masat, e më pastaj edhe kostoja e tyre, jo kostoja para mekanizmave e vizionit. Së dyti, duhet t’ia lëmë punën këtij grupi punues, prandaj edhe e kemi formuar. Tash unë nuk mund të bëhem zëdhënës paraqitues i punës që do të bëjë grupi punues”, tha Kurti.
Kryeministri ka bërë të ditur se Qeveria ka themeluar grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore, i cili do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Sipas Kurtit, grupi do të ketë për detyrë të ofrojë mbështetje juridike dhe institucionale në procedurat e apelit, si dhe të bashkërendojë veprimet diplomatike për dokumentimin dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës.
“Me vendimin e qeverisë dje, themeluam grupin punues për hartimin dhe bashkërendimin e kësaj strategjie, të kryesuar nga zëvendës-kryeministri i parë dhe ministri i punëve të jashtme dhe diasporës, zotëri Glauk Konjufca. Mandati i tij përfshin mbështetjen juridike dhe institucionale në procedurat e apelit, si dhe bashkërendimin e veprimeve diplomatike për dokumentimin e mbrojtjen dhe afirmimin ndërkombëtar të së vërtetës historike të luftës çlirimtare të Kosovës. Grupi do të bashkëpunojë me ekipet mbrojtëse për identifikimin e nevojave për dokumentacion, ekspertizë profesionale dhe mbështetje institucionale, duke përfshirë ekspertë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë, sipas nevojave të cilat identifikohen. Pjesë themelore e punës do të jetë sistemimi dhe analizimi i dokumentacionit historik juridik dhe gjyqësor, përfshirë atë gjykimet e tribunalit ndërkombëtar penal të Jugosllavinë, lidhur me krimet e kryera gjatë Luftës së Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.
Kurti ka theksuar se dokumentacioni do të shërbejë si bazë për mbështetjen e ekipeve mbrojtëse dhe për komunikimin ndërkombëtar, ndërsa strategjinë e ka cilësuar si angazhim gjithëinstitucional dhe mbipartiak.
“Kjo bazë dokumentare do t’i shërbejë mbështetjes mbrojtës dhe një komunikimi ndërkombëtar të qëndrueshëm të mbështetur në fakte dhe argumente. Këtë proces e kemi konceptuar si angazhim gjithë-institucional dhe mbi-partiak, ushtria çlirimtare e Kosovës dhe lufta çlirimtare e popullit janë trashëgimi e përbashkët dhe përgjegjësia për mbrojtjen e të vërtetës së saj shkon përtej mandateve të qeverisëse dhe dallimeve partiake. Prandaj, grupi punues është ngarkuar që ta përgatisë propozimin fillestar të strategjisë, me masa prioritare institucionale përgjegjëse dhe afate të zbatimit”, tha Kurti./A.K/
Elita Hajrizi, mentore e ekipit First Kosova, është përzgjedhur ndër 10 mentorët më të mirë në botë në garën e mbajtur në Incheon të Koresë së Jugut, duke vënë në pah rëndësinë e mentorimit dhe përkushtimit në zhvillimin e talenteve të reja.
Ky vlerësim vjen pas një procesi përzgjedhës, në të cilin mentorët pjesëmarrës në garë u ftuan për intervista, ndërsa një juri përzgjodhi dhjetë mentorët që u dalluan për kontributin e tyre. Përzgjedhja e Elita Hajrizit në mesin e tyre përbën një mirënjohje për angazhimin e saj në mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe robotikës.
Roli i mentorëve në FIRST Global Challenge shkon përtej përgatitjes teknike. Ata i udhëheqin të rinjtë në procesin e të nxënit, i mbështesin në zgjidhjen e problemeve dhe i motivojnë të punojnë si ekip, duke zhvilluar aftësi që u shërbejnë edhe përtej garës.
Përzgjedhja e Elita Hajrizit ndër dhjetë mentorët më të mirë vjen në një edicion ku ekipi First Kosova arriti një tjetër sukses të rëndësishëm, duke u renditur në vendin e katërt në botë bashkë me grupin me Greqinë, Poloninë dhe Meksikën.