Kulturë

Berat: Ekspozita e kapakëve të Unjgjillit në Muzeun Ikonografik ‘Onufri’

Këto vepra të mrekullueshme janë pjesë e koleksionit të Muzeut Ikonografik “Onufri” dhe janë ekspozuar me krenari në një prej stendave të tij, shkruhet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Published

on

Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat ka bërë të ditur për një thesar të padiskutueshëm të trashëgimisë kulturore: kapakët e unjgjillit të realizuar me mjeshtëri në ar e argjend. Këto vepra të mrekullueshme janë pjesë e koleksionit të Muzeut Ikonografik “Onufri” dhe janë ekspozuar me krenari në një prej stendave të tij, shkruhet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Me një detaj impresionues, kapakët e unjgjillit shfaqin skena biblike nga Testamenti i Ri, veçanërisht nga jeta e Krishtit. Përjetësojnë momente të historisë së krishterimit, duke i dhënë tyre një interpretim artistik dhe spiritual të pazëvendësueshëm.

Në mënyrë të veçantë, një prej tyre, datuar në vitin 1755, mban një mbishkrim në gjuhën greke që na jep shumë informacione. Sipas përkthimit të Theofan Popës, autorësia e kësaj pune del të jetë e një mjeshtërie të rrallë, Petuos Mokrundi nga Mokra, mësohet nga ATSH.

Ky njoftim vë në dukje rolin dhe rëndësinë e Qendrës Muzeore Berat, një institucion që drejtohet nga Ministria e Kulturës dhe që ka nën përkujdesje koleksionet e shumta të trashëgimisë kulturore në qytetin e Beratit dhe zonën përreth. Muzeu Ikonografik “Onufri” është vetëm një nga shumë ndërtesa që kujdesen për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së Beratit, një qytet i njohur për pasurinë e tij kulturore dhe historike.

Muzeu i Ikonografisë dhe Muzeu Etnografik janë dy qendra të rëndësishme që përfaqësojnë thesaret e kulturës dhe historisë së Beratit dhe rajonit përreth. Në këto institucione të rëndësishme ruhen dhe promovohen koleksione të çmuara, që shënojnë një pasuri të vërtetë të trashëgimisë kulturore. Berati, një qendër e rëndësishme e zhvilluar, veçanërisht në shekullin XVII, ka qenë një vend ku janë grumbulluar, prodhuar dhe ruajtur vlera të jashtëzakonshme kulturore. Këto vlera janë thesare të vërteta të cilat përfaqësojnë rrënjët e thella të kulturës kombëtare.

Nëpërmjet punës së vazhdueshme të muzeut, këto vlera janë të hapura për publikun dhe ndihmojnë në të kuptuarin dhe vlerësimin e trashëgimisë së pasur të këtij qyteti të bukur. Përmes ekspozitave dhe aktiviteteve të tjera kulturore, këto institucione bëjnë që të përjetohet dhe të vlerësohet në mënyrë të plotë trashëgimia e Beratit dhe rajonit të tij./UBTNews/

Kulturë

Edicioni i pestë i “Prizren Fest”: Baleti klasik ngjitet në skenën e Teatrit mbi Lum

Published

on

By

Në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Prizren Fest”, adhuruesit e artit skenik do të kenë mundësinë të ndjekin një shfaqje të veçantë të baletit klasik. Ngjarja do të mbahet të enjten, më 23 korrik, duke filluar nga ora 20:30, në Teatrin mbi Lum “Banka Ekonomike”.

Shfaqja vjen si produksion i “ANGELS Ballet School” nga Prishtina, në bashkëpunim me “Prizren Fest”. Një nga kryeveprat më të njohura të baletit klasik do të interpretohet nga talentet e reja të kësaj shkolle, krah për krah me solistë profesionistë ndërkombëtarë.

Përmes muzikës së pavdekshme të Tchaikovsky-t dhe lëvizjeve skenike, publiku do të përjetojë një histori magjike dedikuar dashurisë, besnikërisë dhe sakrificës.

Me një program të larmishëm ndërkombëtar të shtrirë në 11 lokacione të ndryshme, “Prizren Fest” tashmë është shndërruar në një prej ngjarjeve më të rëndësishme teatrore të verës në Kosovë.

Edicioni i pestë vjen me produksione nga vende të ndryshme të botës, me tema që trajtojnë çështje universale e shoqërore, si dhe me synimin për ta kthyer teatrin në një mjet komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun. Edicioni i sivjetmë do të hapet zyrtarisht me shfaqjen “Borderless Body” nga Sllovenia. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Korça mirëpret “Air Beat Festival – LuluFest” me mbi 200 artistë

Published

on

Korça ka mirëpritur për dy net me radhë “Air Beat Festival – LuluFest”, aktivitet që e shndërroi qytetin në një skenë të hapur me parada artistike dhe koncerte, duke sjellë atmosferë festive për banorët dhe vizitorët.

Në festival morën pjesë mbi 200 artistë nga Shqipëria, Italia, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët interpretuan repertore të ndryshme dhe prezantuan traditat muzikore të vendeve të tyre.

Paradat dhe koncertet e organizuara në hapësirat publike të qytetit tërhoqën një numër të madh spektatorësh, duke e kthyer Korçën në një qendër të rëndësishme të aktiviteteve kulturore gjatë sezonit veror.

“Air Beat Festival – LuluFest” i shtohet kalendarit kulturor të Korçës, duke promovuar qytetin si një destinacion tërheqës turistik dhe kulturor për vizitorët vendas dhe të huaj./atsh//A.K/

Continue Reading

Lajmet

Bogujevci përgëzon Baletin Kombëtar për debutimin në Romë

Published

on

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka përgëzuar Baletin Kombëtar të Kosovës për paraqitjen në Itali, duke e cilësuar debutimin në Romë si një tjetër prezantim të suksesshëm të artit kosovar në skenën ndërkombëtare.

Baleti Kombëtar i Kosovës debutoi në Teatro Grande të Accademia Nazionale di Danza di Roma me shfaqjen “Carmina Burana”, nën koreografinë e maestros italian Toni Candeloro.

Sipas Bogujevcit, interpretimi i trupës kosovare u mirëprit me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku, i përbërë nga përfaqësues të institucioneve kulturore, artistë dhe personalitete të jetës kulturore në Itali.

“Një tjetër prezantim i shkëlqyer i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali. Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për këtë paraqitje dinjitoze”, ka shkruar ministrja.

Turneu i Baletit Kombëtar të Kosovës në Itali do të vazhdojë më 20 korrik, me shfaqjen e radhës që do të mbahet në Lecce./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Përmbyllet edicioni i 17-të i Anibarit, shpallen fituesit

Published

on

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar ka përmbyllur me sukses edicionin e 17-të, pas një jave të mbushur me filma, diskutime, punëtori, ekspozita, muzikë dhe aktivitete kulturore.

Edicioni i sivjetmë prezantoi 217 filma nga 46 vende të botës, të ndarë në 11 kategori programore, përfshirë gjashtë gara konkurruese.

Fituesit kryesorë:

  • Gara Ndërkombëtare: “To the Woods” – Agnes Patron.
  • Gara e Studentëve: “My Good Boy” – Sara Priorelli.
  • Gara Ballkanike: “Paradaïz” – Matea Radi.
  • Gara e Video-Animacioneve Muzikore: “Jay & Bee” – David Kellner.
  • Best Human Rights Animation: “At Night” – Pooya Afzali.
  • Gara e të Rinjve: “The Great Dreamscape” – Rémi Durin.
  • Çmimi i Publikut: “Wish You Were Ear” – Mirjana Balogh.

Në kuadër të platformës Pitch It!, çmimet u ndanë për projektet:

  • Vendi i parë: “Crow Funeral” – Durim Klaiqi.
  • Vendi i dytë: “Through the Cracks” – Jeta Sokoli.
  • Vendi i tretë: “Gjith Ktu” – Hana Kasemi.

Me përfundimin e edicionit të 17-të, Anibar rikonfirmoi rolin e tij si një nga festivalet më të rëndësishme të animacionit në rajon, duke bashkuar artistë dhe profesionistë nga e gjithë bota./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara