Lajmet

BE: Serbia shkeli marrëveshjen, të lejojë menjëherë lëvizjen e lirë

Stano ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

Published

on

Bashkimi Evropian e ka vlerësuar shkelje të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes veprimin e autoriteteve të Serbisë, e cila ka bllokuar qytetarët kosovarë në kufijtë e saj, teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e tilla të njëanshme.

Peter Stano, zëdhënës i BE-së, ka thënë se janë duke e përcjellë nga afër situatën e krijuar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe e ndjekim nga afër. Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja përcakton parametra të qartë për hyrjen dhe daljen e qytetarëve të Kosovës në dhe nga Serbia. Situata aktuale përbën shkelje të kësaj marrëveshjeje dhe ne i bëjmë thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprime të tilla të njëanshme dhe të pakoordinuara dhe t’i kthehet menjëherë respektimit të marrëveshjes”, ka theksuar Stano për transmetuesin publik RTK-në.

Ai tutje ka thënë se BE-ja pret që palët të zbatojnë plotësisht të gjitha detyrimet e tyre të dialogut, që sipas tij mbeten të vlefshme dhe detyruese.

“Ne gjithashtu presim që palët të sigurojnë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e dialogut dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë dhe stabilitetin”, ka theksuar tutje Stano.

Reagimi i Bashkimit Evropian vjen pasi autoritetet serbe kanë bllokuar dhjetëra autobusë me qindra udhëtarë nga Kosova, duke mos lejuar hyrjen në Serbi. Krerët e institucioneve në Kosovë një veprim të tillë e kanë vlerësuar si hakmarrje të Serbisë ndaj civilëve kosovar për votimin pro anëtarësimit të Kosovës në KiE në Asamblenë Paralamentare.

Shoferi i një kompanie të autobusëve, Euron Llugaliu ka bwrw tw ditur pwr KosovaPress se autoritetet e Serbisë nisur të lirojnë qytetarët kosovarë të kalojnë kufirin në pikën kufitare Kroaci-Serbi, pas bllokimit me orë të tëra. Megjihatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë.

Vendi

Hamza refuzon ftesën e Kurtit: PDK mbetet në opozitë

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka refuzuar ftesën për takim nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një letre zyrtare, Hamza e ka njoftuar Kurtin se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar dhe se kjo parti do të qëndrojë në opozitë. Ai ka theksuar se, për shkak të dallimeve të mëdha programore dhe konceptuale, PDK-ja do ta ushtrojë përgjegjësinë e saj politike brenda Kuvendit si parti opozitare.

Gjithashtu, kreu i PDK-së i ka kërkuar Lëvizjes Vetëvendosje që po sot të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit, në përputhje me afatet dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve të reja. /Ekonomia online/

Continue Reading

Aktualitet

Ambasada në kontakt me autoritetet Gjermane pas aksidentit ku humbën jetën tre kosovarë

Published

on

By

Tre persona nga e njëjta familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident rrugor pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari, teksa po ktheheshin nga Kosova për në Gjermani.

Viktimat e këtij aksidenti janë T. Aliu (61 vjeç), djali i tij G. Aliu (34 vjeç) dhe L. Aliu (16 vjeç).

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili njoftoi se diplomacia kosovare është në komunikim me organet gjermane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së tre bashkatdhetarëve tanë në një aksident pranë Nittendorfit, në rajonin e Regensburgut në Bavari. Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani është në kontakt me autoritetet gjermane lidhur me rastin. Në këto momente të dhimbshme, u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave”, ka deklaruar Ajeti.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një automjet i braktisur me targa të falsifikuara në Gjakovë

Published

on

By

Një automjet i braktisur është konfiskuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Qarkorja” në Gjakovë, pasi doli të jetë me dokumente dhe targa të falsifikuara.

Sipas raportit të policisë, gjatë verifikimit të mjetit u konstatua se targat dhe të dhënat e tjera nuk përputheshin me automjetin në fjalë.

Pasi u ngrit dyshimi për falsifikim, automjeti u konfiskuar nga njësitet përkatëse, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj.

Sipas raportit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës burrë, shtetas i Kosovës.

Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara