Lajmet

BE regjistron rënie të numrit të vdekjeve të lidhura me ndotje të ajrit

Kjo i është atribuuar përmirësimit të kualitetit të ajrit në kontinentin evropian.

Published

on

Agjencia Evropiane për Ambient (EEA), ka thënë se vdekjet e parakohshme, të shkaktuara nga ndotja e ajrit, kanë rënë, mirëpo ende besohet se ky shkaktar çon në më shumë se 300,000 vdekje në vit.

Kjo Agjenci ka thënë në raportin e publikuar më 15 nëntor që nëse zbatohen udhëzimet e fundit për kualitet të ajrit të përpiluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, numri i viktimave mund të përgjysmohet.

Më 2019 ishin regjistruar rreth 307,000 vdekje si pasojë e ajrit të ndotur, derisa më 2018, 346,000.

Ulja e numrit të viktimave në krahasim me vitin 2018 i është atribuuar përmirësimit të kualitetit të ajrit në kontinentin evropian.

Më 2019, Polonia ka regjistruar 39,300 vdekje, njëherësh shifrën më të lartë për kokë banori.

Sipas Agjencisë Evropiane për Ambient, në fillim të viteve 1990, copëzat tejet të vogla të ajrit – të cilat hyjnë thellë në mushkëri – kanë çuar në gati një milion vdekje të parakohshme në 27 vendet e Bashkimit Evropian.

Blloku evropian ka thënë se dëshiron të zvogëlojë numrin e vdekjeve si pasojë e ndotjes, për të paktën 55 për qind më 2030, në krahasim me shifrat e vitit 2005, kur ishin regjistruar 450,000 të tilla.

Nëse shifrat do të ulen me ritmin aktual, Agjencia ka vlerësuar se synimi do të arrihet më 2032./REL

Lajmet

​Administrata e presidentit Trump apel Izraelit: Mos ndërhyj në Siri

Published

on

Administrata e Presidentit Donald Trump i ka bërë apel Izraelit që të mos ndërhyjë në Siri teksa kjo pritet të jetë një nga temat kryesore gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, e cila do të mbahet këtë muaj.

Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi paralajmëron Izraelin të mos ndërhyjë në Siri dhe ky qëndrim i Trumpit vjen disa ditë pasi trupat izraelite u sulmuan gjatë një operacioni arrestimesh në Siri, duke shkaktuar përleshje në të cilat u vranë 13 persona, sipas raporteve siriane.

Rrjeti “Channel 12” citon një zyrtar amerikan që thotë se Siria nuk dëshiron probleme me Izraelin, dhe se situata nuk është si Liban, por paralajmëron se Netanyahu duhet të ndryshojë kursin përpara se të kthejë regjimin e ri në Siri në një armik të Izraelit.

Zyra e Netanyahut njoftoi vizitën e ardhshme, një ditë pasi ai kërkoi falje në gjyqin e tij për korrupsion nga presidenti Herzog, një lëvizje që Trump e mbështet gjithashtu.

Në fund të këtij viti pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad-it në dhjetor 2024, administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj Sirisë dhe po përpiqet të integrojë udhëheqësin e ri, Ahmed al-Sharaa, në një koalicion pro-perëndimor, duke synuar paqe rajonale dhe zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit, transmeton RTSH.

Izraeli, nga ana tjetër, ka vazhduar bombardimet dhe operacionet në Siri për të parandaluar kërcënimet, duke shkaktuar frikë se po destabilizon qeverinë e re siriane./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dita Botërore kundër Skllavërisë, mbi 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne

Published

on

Sot shënohet Dita Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, e cila ka për qëllim të tërheqë vëmendjen kundër formave moderne të skllavërisë, të tilla si shfrytëzimi seksual, puna e fëmijëve, martesat e detyruara dhe rekrutimi me forcë i fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Kjo ditë përkon me datën e miratimit, nga Asambleja e Përgjithshme, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e Trafikimit të Personave dhe të Shfrytëzimit të prostitucionit të të tjerëve (rezolutës 317 (IV) i 2 dhjetorit 1949).

Fokusi i kësaj dite është mbi zhdukjen e formave bashkëkohore të skllavërisë, të tilla si trafikimi i personave, shfrytëzimit seksual, format më të këqija të punës së fëmijëve, martesës së detyruar, dhe rekrutimin e detyruar të fëmijëve për përdorim në konfliktet e armatosura.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) më shumë se 40 milionë njerëz në të gjithë botën janë viktima të skllavërisë moderne.

Edhe pse skllavëria moderne nuk është e përcaktuar në ligj, ajo përdoret si një term ombrellë që mbulon praktika të tilla si puna e detyruar, skllavëria e borxhit, martesa e detyruar dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Në thelb, i referohet situatave të shfrytëzimit që një person nuk mund të refuzojë ose të largohet për shkak të kërcënimeve, dhunës, shtrëngimit, mashtrimit ose abuzimit të pushtetit.

Për më tepër, më shumë se 150 milionë fëmijë i nënshtrohen punës së fëmijëve, duke përbërë pothuajse një në dhjetë fëmijë në të gjithë botën. Rreth 40.3 milionë njerëz janë në skllavëri moderne, përfshirë 24.9 në punë të detyruar dhe 15.4 milionë në martesë të detyruar. Ka 5.4 viktima të skllavërisë moderne për çdo 1.000 njerëz në botë, ndërsa 1 në 4 viktima të skllavërisë moderne janë fëmijë.

Nga 24.9 milionë njerëz që kryejnë punë të detyruar, 16 milionë njerëz janë shfrytëzuar në sektorin privat siç janë puna shtëpiake, ndërtimi ose bujqësia; 4.8 milion njerëz në shfrytëzim seksual të detyruar dhe 4 milionë njerëz në punë të detyruar të imponuar nga autoritetet shtetërore.

Gratë dhe vajzat preken në mënyrë disproporcionale nga puna e detyruar, duke përbërë 99% të viktimave në industrinë e seksit tregtar, dhe 58% në sektorë të tjerë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​KFOR: Ushtarët po i vazhdojnë patrollimet natë e ditë në veri

Published

on

Ushtarët e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta të ditës dhe natës, duke siguruar një prani konstante, të qëndrueshme dhe siguruese si në veri të Kosovës ashtu edhe në gjithë zonën e përgjegjësisë.

Sipas njoftimit, personeli i KFOR-it mbetet vigjilent, duke ruajtur ndërgjegjësimin situativ dhe duke nxitur stabilitetin anembanë rajonit.

“Këto aktivitete të vazhdueshme pasqyrojnë angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet nw njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë edhe sot protestat e transportit publik në Prishtinë

Published

on

Punëtorët e transportit publik në Prishtinë edhe sot do të protestojnë, ndërsa kërkesa e tyre mbetet ekzekutimi i pagave, në mënyrë që të kthehen në punë.

Përfaqësuesi i punëtorëve të Trafikut Urban, Elmi Gashi ka deklaruar se deri në alokimin e parave në xhirollogaritë e Trafikut Urban dhe të sektorit privat, do të vazhdojnë me protesta.

“Deri në alokimin e parave në xhirollogaritë e Trafikut Urban dhe të sektorit privat, ne do të vazhdojmë me protesta, njëjtë nga ora 10:00 deri në 12:00. Kjo do të vazhdojë derisa t’i marrim paratë në xhirollogarinë tonë”, ka deklaruar Gashi.

Sekretari i Shoqatës së sektorit privat të autobusëve, Ismet Haliti,u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për bartjen e mjeteve që t’i alokojnë ato sa më shpejt.

“Më së keqi kanë mbetur qytetarët pa transport; ata janë duke e vuajtur më së shumti. Sa më shpejt të dalin mjetet, aq më shpejt fillon transporti”, tha ai.

Nga Komuna e Prishtinës, të hënën nuk janë deklaruar lidhur me këtë situatë. Hulumtues nga Instituti GAP thonë se pritjet që problemet buxhetore të tejkalohen brenda ditës janë të gabuara.

Që një javë, në kryeqytet nuk kanë qarkulluar autobusët e transportit publik, ndaj banorët e Prishtinës janë detyruar të gjejnë zgjidhje alternative./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara