Lajmet

Profili i kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama

Rama është arkitekt e urbanist i njohur – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë.

Published

on

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama përmbysi rezultatin në Prishtinë.

Përparim Rama ndryshe prej raundit të parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor kishte 29.17 përqind të votave, të dielën e 14 nëntorit, ai la mbrapa kundërkandidatin nga Vetëvendosje, Arben Vitia, duke fituar besimin e 40 mijë e 659 qytetarëve apo 51.07%, duke dalë kështu i pari i kryeqytetit të Kosovës.

Pas rezultateve preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Rama para mbështetësve të tij premtoi që do t’i realizojë premtimet që i bëri gjatë fushatës dhe se do të punojë derisa të realizojë transformimin e kryeqytetit.

Por kush është Përparim Rama?

Më poshtë sjellim profilin e të parit të Komunës së Prishtinës, sipas rezultateve preliminare:

Përparim Rama lindi më 20 janar 1976. Është arkitekt e urbanist i njohur shqiptar – i vlerësuar me çmime ndërkombëtare gjithandej nëpër botë.

Përparim Rama është i martuar me Kristale Ivezaj dhe kanë tre fëmijë, Arra Serafinë Rama, Tigër Rok Rama dhe Bron Nduë Rama

𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐚𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞

𝐑𝐈𝐁𝐀 – Associate Member (Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik ) 2003

𝐒𝐌𝐀𝐑𝐓𝐥𝐚𝐛 – Mbikëqyrës – Media Instituti SMARTlab Programi Master dhe Doktoraturë 2007

𝐂𝐄𝐂𝐀- Member – Centre for Evolutionary Computing in Architecture) 2003

MSc Master i dalluar

Qendra për Kompjutim Evolutiv në Arkitekturë

(University of East London) 2003

DipArch (University of East London)

Shkolla e Arkitekturës

Instituti Mbreteror i Arkitekteve Britanik Pjesa II 2001-03

BA (Hons) SBU London South Bank University

Instituti Mbretëror i Arkitekteve Britanik Pjesa I 1995-98

Përvoja kyçe: Si drejtor themelues i 4M Group, Rama është përgjegjës për planifikim të menaxhimit dhe zhvillimit të përgjithshëm të byrosë, projektet e tij përfshijnë nga ato të banimit deri tek ato komerciale, nga hotelet deri tek ndërtimet mikse, aeroport dhe planifikim urban.

Rama konsulton Fondin e hulumtimeve Kombëtare të Shtetit te Katarit në projektet urbane dhe arkitekturale aktuale dhe të së ardhmes në Katar. Ai po ashtu është edhe udhëheqës i ekipit të projektit të master planit për zhvillimin e fshatit të qëndrueshëm “Dhërmi” në 10ha në jug të Shqipërisë, në detin Jon.

Ai ishte udhëheqës i konzorciumit ndërkombëtar të projektimit, udhëhequr nga 4M GROUP deri në lejen urbanistike të Kompleksit me te madh ne Ballkan me zhvillim miks në Prishtinë. Ai ishte këshilltar specialist në zhvillimin e veglave për planifikim hapësinor dhe arkitekturë për Neëham Council dhe Toëer Hamlets në Londër, në përgatitjet për Lojërat Olimpike Londra 2012. Ai ishte udhëheqës në projektim të planit rregullativ.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara