“Ne nuk do t’u përgjigjemi njoftimeve pa detaje apo sqarime me shkrim”, thuhet në njoftimin për shtyp.
“Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punonjësve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara”, sipas deklaratës.
Deri më tani komisioni nuk është njoftuar zyrtarisht për ndonjë tarifë shtesë për eksportet e BE-së. Deklarata e komisionit theksoi se vendosja e tarifave do të ishte e paligjshme dhe ekonomikisht antiproduktive.
“Tarifat janë në thelb taksa. Duke vendosur tarifa, SHBA-ja do të taksonte qytetarët e vet, do të rriste kostot për biznesin dhe do të nxiste inflacionin. Për më tepër, tarifat rrisin pasigurinë ekonomike dhe prishin efikasitetin dhe integrimin e tregjeve globale”, sipas deklaratës së BE-së. /