Lajmet

BE kërkon nga Kurti ta bëjë Asociacionin

Published

on

Qëkur e mori detyrën, nuk e përmendi më si temë.

Mbase atë që kishte për ta thënë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Albin Kurti e shprehu pak orë para se të betohej në Kuvend, më 22 mars të këtij viti.

“Tema e Asociacionit te Komunave me shumicë serbe është temë që rikthehet çdo javë. Nuk mund të kemi Asociacion një etnik” tha Kurti mes tjerash në ditën kur Kuvendi e votoi për shef qeverie.

Nga Kryeministria thonë se shefi i qeverisë këtu thirret në nenin 44 të Kushtetutës, që rregullon lirinë e asociimit.

Por, se a kanë plan konkret për krijimin e Bashkësisë së Komunave nuk treguan, ani se këtij

organizimi i dedikoheshin 6 nga 15 pikat e marrëveshjes së firmosur 8 vjet më parë në Bruksel.Andaj, Bashkimi Evropian si lehtësues i dialogut, po i kërkon Kurtit respektim të kësaj ujdie që ishte e para e parimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Kjo ujdi u bë bazuar në mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira, prej së cilës Kosova  asnjëherë nuk u tërhoq. Në fakt marrëveshja e vitit 2013 është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave prej 2/3. Duke vepruar kështu Kosova mori obligim ndërkombëtar për të zbatuar këtë marrëveshje” thuhet nga Shërbimi i jashtëm I BE-së.

Kurti e konsideron si fund të ujdisë edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015, i cili asociacionin e shpalli anti-kushtetues në 23 nene.

Po në përgjigjen për Klan Kosova, nga BE-ja e thonë të kundërtën.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 2015 lidhur me Asociacionin rregullisht keqinterpretohet. Gjykata kurrë nuk ka thënë se Asociacioni nuk mund të themelohet. Prandaj ne presim që Kosova të respektojë angazhimet që i ka marr në Dialog”

Qendrimi final i Qeverisë për këtë çështje mund të dihet brenda pak ditësh.

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha sot se ekzekutivi së shpejti prezanton qëndrimet në raport me dialogun.

Continue Reading

Lajmet

Përshkallëzohet protesta para Kuvendit të Shqipërisë, policia përdor ujë me presion

Published

on

Protesta para objektit të Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar, ndërsa Policia e Shtetit ka ndërhyrë me ujë me presion për të shpërndarë protestuesit.

Përballë rezistencës së vazhdueshme dhe bllokimit të akseve rrugore, në terren janë angazhuar dy autobotë uji për lirimin e segmenteve të bllokuara.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjeteve ujëhedhëse, protestuesit kanë refuzuar të largohen nga ambientet e Parlamentit, duke e mbajtur situatën të tensionuar, raporton Euronews Albania.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, gjatë protestës janë hedhur edhe vezë dhe domate në drejtim të Policisë./A.K/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person në Podujevë nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Orllan të Podujevës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm seksual” ndaj një gruaje.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku konfirmohet se i dyshuari është shoqëruar menjëherë në stacionin policor pas raportimit të rastit.

Pas intervistimit të palëve të përfshira, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Interesim ndërkombëtar për modelin inovativ të UBT-së dhe ekosistemin e tij të zhvillimit

Published

on

By

Modeli inovativ i UBT-së dhe ekosistemi i tij i zhvillimit vazhdojnë të tërheqin interesimin e studiuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët po analizojnë nga afër qasjen unike të institucionit në arsimin e lartë, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Në kuadër të një vizite studimore njëjavore në UBT, një grup studiuesish, ndër ta edhe përfaqësues të Universitetit të Kembrixhit dhe Instiucioneve tjera britaneze, zhvilluan një agjendë intensive takimesh, diskutimesh dhe aktivitetesh akademike me profesorë, studiues dhe ekspertë të institucionit, me fokus në modelin e funksionimit dhe zhvillimit të UBT-së dhe mundësinë e shpërndarjes së këtij modeli në vendet e ndryshme, sidomos të atyre që janë pjesë e komunitetit.

Vizita u realizua në kuadër të aktiviteteve kërkimore të ekipit ndërkombëtar, i cili po analizon modele bashkëkohore të arsimit të lartë, transformimin digjital, zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe rolin e universiteteve në avancimin e komunitetit dhe shoqërisë.

Gjatë qëndrimit në UBT, delegacioni u prit nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me të cilin zhvilloi diskutime mbi vizionin strategjik që ka udhëhequr zhvillimin e universitetit gjatë 25 viteve të fundit. Vëmendje e veçantë iu kushtua ekosistemit të UBT-së, i cili përfshin konceptet UBT Smart City dhe UBT 5S, si modele që ndërthurin arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe bashkëpunimin me industrinë, duke krijuar një mjedis modern për zhvillimin akademik dhe shoqëror.

Pjesë e vizitës ishin edhe sesionet e punës me profesorë dhe studiues të UBT-së, si dhe vizitat në laboratorë, qendra kërkimore, hapësira inteligjente të mësimdhënies dhe klinika universitare. Përmes këtyre aktiviteteve, studiuesit u njohën nga afër me mënyrën se si funksionon ekosistemi i UBT-së dhe me praktikat që e kanë pozicionuar institucionin si një nga modelet më inovative të arsimit të lartë në rajon.

Interesimi i studiuesve ndërkombëtarë për UBT-në konfirmon rëndësinë që po merr modeli i tij i zhvillimit në diskutimet bashkëkohore për të ardhmen e arsimit të lartë, duke e shndërruar universitetin në një pikë referimi për studime dhe shkëmbim të praktikave më të mira në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

lajme

UBT dhe Komuna e Zarës bashkëpunojnë për trashëgiminë kulturore të arbëreshëve

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me Dina Bušić, Drejtoreshë për Kulturë dhe Sport në Komunën e Zarës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Zarës për ruajtjen, digjitalizimin, arkivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Zarës. Palët diskutuan gjithashtu për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin këto aktivitete.

Continue Reading

Të kërkuara