Aktualitet

Basha: T’i hapim rrugë vettingut të politikanëve

Ai iu drejtua Ramës duke i thënë se, njerëzit i sheh vetëm si votues, të cilët duhet t’i shantazhojë.

Published

on

Kryetari i PD-së Lulzim Basha kërkoi sot në Kuvend që t’i hapet rrugë vettingut të politikanëve.

Duke iu drejtuar kryeministri Rama, Basha tha se “ti nuk ju gjendesh njerëzve në fatkeqësi, ti i shikon ata vetëm si votues, të cilët duhet t’i shantazhosh, t’i blesh, t’i intimidosh, t’i fiksosh që të mbash me çdo kusht pushtetin”.

“Kjo është marrë vesh botërisht dhe arsyeja e vetme për të qenë në këtë sall nuk është për të bërë lojëra fjalësh me ty, se ty ta kanë pirë lëngun të gjithë. Qëllimi ynë është që me rrugën më pak të dhimbshme për shqiptarët, të largojmë nga kjo sallë ty dhe të gjitha kalorësit e krimit të korrupsionit dhe të ja kthejmë këtë sallë shqiptarëve, që vendimet që do të merren nga kjo sallë të merren për shqiptarët dhe që kjo të ndodh duhet patjetër që ne të ndryshojmë ligjin themelor të vendit dhe t’i hapim rrugë asaj që ti e ke frikë, si djalli temjanin, vetingut të politikanëve”, theksoi ai.

“Se çfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni me të ashtuquajturin rindërtim, por dhe me pandeminë, këtë shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Dhe pavarësisht se janë harxhuar më shumë para dhe kohë televizive për gënjeshtrat, reklamë dhe propagandë, sërish disa fakte nuk shlyhen dot se janë aty në mëngjes kur njerëzi çohen akoma në çadra, apo në banesat e të afërmve ku jetojnë prej dy vitesh, apo në banesa me qira që nuk financohen nga bonusi i premtuar”, u shpreh kreu i PD-së.

“Janë akoma larg pallateve të rrafshuara në Kombinat, kur ndërkohë zona që do të shpronësoje për të ndërtuar pallatet, akoma nuk është shpronësuar, por sigurish hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin se aty ku rrafshuan pallatet të ndërtojnë projektin e radhës për të pastruar parat që zyrtarët e lartë të kësaj qeverie dhe këtij regjimi i kanë zhvatur shqiptarëve”, tha ai.

Basha shtoi se “nëse ka diçka për të mbajtur duart në hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë. E regjimit të instaluar duke blerë vota, duke shkrirë në një shtetin me partinë dhe të parit të këtij regjimi që krekose mbi këtë pleh që s’ka lidhje as me demokracinë, as me shtetin e së drejtës, as me aspirata e shqiptarëve për një jetë më të mirë, as me aspiratën kombëtarë për të udhëtuar drejtë destinacionit evropian dhe as me pandeminë, por vetëm me babëzinë, babëzinë për pushtet”.

Basha thekson se Shqipëria ka numrin më të lartë të të vdekurve nga pandemia.

“Le të kthehemi dhe një herë te hallexhinjtë e tërmeti, që njësoj si pandemia që i keni bërë mis për top. Sepse edhe në kohë pandemie vodhët parat që duhet të shkonin për gjerat më bazike. Sollët medikamente të skaduara. Shpallet sekret kombëtarë tenderat, për blerjen e maskat, ndërkohë që nxirrnit autoblindat në rrugë dhe ti dilje nga mikrovala në “frigorifer”, se në televizor ishe gjithë ditë si gogol për t’u thënë shqiptarëve rrini brenda. Sa të ka shkuar numri i vdekjeve sot? Krahasuar me mesataren e para 3 viteve? Ke lexuar gjë raportin e FMN-së? Kur haje hallvë në Egjipt, që sot jemi vendi me numrin më të lartë të të vdekurve. Ata dhjetëra mijë nëna, baballarë, birë dhe bija, gjyshër, gjyshe që në vend që të jenë në shtëpitë e tyre kallen varrezave”, tha ai.

Basha thekson se me tenderat nuk ka konkurrencë.

“Për sa i përket tenderave dhe që kërkon të flasë me shufra, të vetmet tendera me procedura korrekte janë ato të zhvilluar me fondet e BE. Tarafit e tua dihen, merr në çdo tender mbi 1 milionë euro, ato tarifa i dinë gjithë Tiranë. Prandaj fondet e BE nuk të pëlqejnë se fonde e BE-së kanë disa rregulla sepse nuk e bënë dot ti tenderin me një ofertues, dhe nuk e hedh dot në limit 99.9%. Kështu merri ato letrat kudo ku i ke futur. Ndoshta i ke akoma te zyra e z/kryeministri, ndoshta Tigri i ka djegur?! Ndoshta ka ruajtur ndonjë kopje, merri shiko pak sesi me tenderat e tua nuk ka konkurrencë se i ke përcaktuar ti. Ai, do marri këtë, ai do marrë këtë. Pastaj ke përcaktuar jo vetëm ryshfetin, por si do ndahet. Vëmendje ke gjithmonë për pronarët e ekraneve që të bëjnë fresk nga mëngjesi deri në darkë. Ky është sistemi që ke ndërtuar ti dhe ky sistem do ta mbash në këmbë me çdo kusht. Me patronazhit me lekët për tërmetin. Ti bënë sikur nuk i sheh. Por ja çfarë thinj faktet. Java zgjedhore, bashkia Durrës ndanë 6 milion euro. Transferta për individin 89 herë më shumë se kishe ndarë për këtë kategori shpenzimi nga dhjetori 2019 deri mars 2021, për 15 muaj. E pra po të krahasojmë pagesat për këtë kategori shpenzimi nga 1 dhjetori 2019, që është muaj i parë i pasojave të tërmetit deri 25 mars 2021 dita e parë e fushatës vlera e ekzekutimeve ishte vetëm 6 milionë 637 mijë lekë të reja. Krejt ndryshe një jave para zgjedhjeve, sepse ti nuk u gjendesh njerëzve në fatkeqësi, ti i she ata si votues”, tha ai./Atsh

Vendi

Leonardo da Vinci sjell frymën e Rilindjes në UBT – ekspozitë që ndërthur artin, shkencën dhe inovacionin

Published

on

By

Kampusi Shkencor Inovativ dhe Teknologjik i UBT-së është bërë nikoqir i një ekspozite të veçantë kushtuar njërit prej mendjeve më të jashtëzakonshme në historinë njerëzore, Leonardo da Vincit.

Përmes kësaj ekspozite, studentët, stafi akademik dhe vizitorët kanë mundësi të njihen më nga afër me botën krijuese të Da Vincit, idetë e tij revolucionare dhe projektet që dëshmojnë gjenialitetin e tij në fusha të ndryshme, nga arti e anatomia, deri te inxhinieria dhe teknologjia.

E organizuar në kuadër të edicionit të XXVI të Javës së Gjuhës Italiane në Botë, me temën “Gjuhë e mirësjelljes, gjuhë gjeniale: të ideosh, të projektosh, të krijosh me italisht”, ekspozita sjell në vëmendje rëndësinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë italiane në zhvillimin e mendimit krijues dhe shkencor.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Prishtinë dhe përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur kureshtjen intelektuale, kreativitetin dhe frymën inovative te gjeneratat e reja.

Përmes kësaj ekspozite, UBT sjell në kampusin e tij trashëgiminë e një figure që vazhdon të frymëzojë botën, duke dëshmuar se idetë e mëdha nuk njohin kohë dhe se arti, shkenca dhe teknologjia janë pjesë e së njëjtës gjuhë: gjuhës së inovacionit.

 

 

 

Continue Reading

Aktualitet

40 sportistët më të mëdhenj (2000–2026)

Published

on

By

Sporti është një nga veprimtaritë më tërheqëse në botën modern. Interesimi në vazhdim i publikut bën që edhe media ta ketë temë të shpeshtë.

Këtë herë, kemi zgjedhur të sjellim tek ju një listë prej 40 sportistësh më të mëdhenj, të periudhës 2000-20026:

  1. Michael Phelps – Not
  2. Lionel Messi – Futboll
  3. LeBron James – Basketboll
  4. Tom Brady – Futboll amerikan
  5. Roger Federer – Tenis
  6. Tiger Woods – Golf
  7. Usain Bolt – Atletikë
  8. Kobe Bryant – Basketboll
  9. Rafael Nadal – Tenis
  10. Cristiano Ronaldo – Futboll
  11. Stephen Curry – Basketboll
  12. Tim Duncan – Basketboll
  13. Shaquille O’Neal – Basketboll
  14. Patrick Mahomes – Futboll amerikan
  15. Lewis Hamilton – Formula 1
  16. Aaron Donald – Futboll amerikan
  17. Sidney Crosby – Hokej në akull
  18. Kevin Garnett – Basketboll
  19. Albert Pujols – Bejsboll
  20. Floyd Mayweather Jr. – Boks
  21. Peyton Manning – Futboll amerikan
  22. Randy Moss – Futboll amerikan
  23. Michael Schumacher – Formula 1
  24. Mike Trout – Bejsboll
  25. Clayton Kershaw – Bejsboll
  26. Miguel Cabrera – Bejsboll
  27. Dwyane Wade – Basketboll
  28. Ichiro Suzuki – Bejsboll
  29. Kevin Durant – Basketboll
  30. Justin Verlander – Bejsboll
  31. Dirk Nowitzki – Basketboll
  32. Giannis Antetokounmpo – Basketboll
  33. Alex Rodriguez – Bejsboll
  34. David Ortiz – Bejsboll
  35. Max Scherzer – Bejsboll
  36. Jimmie Johnson – NASCAR
  37. Zinedine Zidane – Futboll
  38. Steve Nash – Basketboll
  39. Adrian Beltre – Bejsboll
  40. Dedrek Jeter – Bejsboll

 

Continue Reading

lajme

Mungesa e deputetëve pas pauzës shtyn seancën e Kuvendit për nesër

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë vendim që ta shtyjë vazhdimin e seancës së sotme plenare për ditën e nesërme, në orën 11:00, pasi deputetët u vonuan rreth gjysmë ore për t’u kthyer në sallë pas pauzës.

Duke arsyetuar vendimin, kryeparlamentarja Haxhiu theksoi se është e pamundur të zhvillohen punimet e Kuvendit kur deputetët nuk respektojnë orarin. Në momentin e ndërprerjes, në sallën plenare ndodheshin vetëm disa deputetë të PDK-së, disa të LDK-së dhe vetëm dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Për shkak të kësaj shtyrjeje, mbetën pa u shqyrtuar pikat e mbetura të rendit të ditës, ku përfshiheshin katër marrëveshje ndërkombëtare, interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mocioni lidhur me energjinë, si dhe diskutimi për Projektligjin për Gjykatën Speciale. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkon në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Brooklyn

Published

on

By

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara