Aktualitet

Basha reagon pas deklaratave të Ramës për mandatin e ri: Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra

Published

on

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pak minuta pas fjalës përmbyllëse të kryeministrit Edi Rama për mandatin e dytë duke thënë se “nuk ka asgjë të re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra.”

Me anë të një postimi në Twitter, Basha thotë se bilanci real i regjimit që masakron zgjedhjet është korrupsioni që ka kapur shtetin dhe është i përhapur në çdo qelizë të qeverisë duke varfëruar dhe largon shqiptarët.

Sipas tij, Partia Demokratike është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve.

Basha: Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në çdo qelizë të qeverisë, varfëron dhe largon shqiptarët, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme.

Ky është bilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet vetëm për të vjedhur familjet shqiptare. Autorët e tij duhet të ishin përpara drejtësisë për atë që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 8 vite, jo duke përrallosur për arritje imagjinare. Partia Demokratike është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë./TopChannel/

lajme

Superliga e Kosovës rikthehet me xhiron e dytë: Sot zhvillohet ndeshja hapëse

Published

on

By

Sot nis xhiroja e dytë e Albi Mall Superligës së Kosovës, e cila këtë fundjavë do të sjellë vetëm katër ndeshje, për shkak të shtyrjes së sfidës derbi mes Prishtinës dhe Dritës për një datë tjetër.

Java e re e kampionatit hapet me përballjen mes Malishevës dhe Drenicës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” duke filluar nga ora 16:30.

Malisheva hyn në këtë takim me moral të lartë pas fitores bindëse 1-6 në udhëtim ndaj Vushtrrisë dhe kërkon të vazhdojë me të njëjtin ritëm për të konfirmuar formën e mirë në këtë start sezoni. Në krahun tjetër, Drenica prihët nga barazimi në ndeshjen e parë ndaj Dukagjinit dhe synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në një transferta të vështirë.

Sipas kalendarit të kësaj xhiroje, dy ndeshje të tjera do të luhen të shtunën (22 gusht), ndërsa përballja e fundit për të kompletuar javën do të zhvillohet të dielën.  /E.A/

Continue Reading

Live

ShBA-ja shpall “D-Day-in Ekonomik” ndaj Iranit me masa të reja presioni

Published

on

By

Pothuajse gjashtë muaj pasi Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, premtoi një fitore të shpejtë ndaj Iranit, konflikti duket se ka ngecur, ndërsa perspektivat për një fitore ushtarake ose një marrëveshje të negociuar po zbehen gjithnjë e më shumë.

Për të thyer këtë ngërç, Trump ka zotuar një “D-Day ekonomik”, sipas të cilit çdo shtet që bën biznes me Iranin do të përballet me pasoja “të jashtëzakonshme” ekonomike.

Megjithatë, Irani është përballur me sanksione prej kohësh dhe deri më tani ka treguar gatishmëri për të duruar vështirësitë, si dhe aftësi për t’iu përshtatur presionit të natyrës ekonomik e ushtarak ndërsa konflikti po zgjatet.

Pyetja kryesore për ShBA-në mbetet: a do të funksionojnë sanksionet e mëtejshme aty ku strategjitë e tjera kanë dështuar?

Mekanizmat e saktë të fushatës së re të presionit ekonomik të ShBA-së mbeten të paqartë, me Sekretarin e Departamentit të Thesarit të ShBA-së, Scott Bessent, i cili ka premtuar t’i zbulojë ato gjatë një konference për shtyp më 24 gusht.

Por në një intervistë për rrjetin televiziv CNBC, Bessent bëri të qartë se ShBA-ja ishte e gatshme të merrte masa kundër çdo shteti — mik apo armik — që sipas saj po i ofron një linjë shpëtimi Iranit.

“Jeni me ne ose kundër nesh,” tha ai. “Nëse këmbëngulni të bëni biznes me [Iranin], qoftë duke transferuar para, duke blerë naftën e tyre apo duke kryer transferime detare, atëherë Departamenti i Thesarit dhe qeveria e ShBA-së do të përdorin të gjithë fuqinë dhe forcën e tyre për të zbatuar masat kundër jush.”

Zëvendëspresidenti JD Vance i ka përshkruar sanksionet si një “fazë të re” të konfliktit, në të cilën presioni ekonomik është mjeti “më efektiv” në dispozicion të ShBA-së.

“Ata do të përpiqen të ushtrojnë presion ekonomik mbi ne, por ajo që ka qenë e vërtetë gjatë javëve të fundit është se ata kanë ndier shumë më tepër presion se ne”, tha Vance gjatë emisionit të Clay Travis dhe Buck Sexton. “Ne do ta vazhdojmë këtë sepse mendojmë se kjo është mënyra më e mirë për të arritur objektivin përfundimtar”.

Irani është përballur me sanksione të konsiderueshme nga ShBA-ja pothuajse që nga fillimi i Republikës Islamike në vitin 1979.

Fushata e presionit ekonomik u intensifikua pasi administrata e parë e Trump u tërhoq nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Action (JCPOA) — një pakt i vitit 2015 mes fuqive botërore dhe Iranit për të kufizuar programin e tij bërthamor.

Dhe në konfliktin aktual, qeveria e ShBA-së ka njoftuar tashmë Operacionin “Tërbimi Ekonomik”, një fushatë ekonomike dy-drejtimëshe që kombinon sanksionet e koordinuara nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së kundër rrjedhave financiare të regjimit dhe një bllokadë detare kundër porteve iraniane.

Imran Bayoumi, ekspert i gjeostrategjisë në Këshillin Atlantik (Atlantic Council) në Uashington dhe ish-këshilltar politikash për Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së, tha për BBC se njoftimi i fundit ka të ngjarë të jetë rezultat i frustrimit në rritje se opsionet e tjera nuk kanë dhënë rezultatet që kërkon Trump.

“Kjo është vërtet një pranim se ShBA-ja është pothuajse e bllokuar në këtë luftë”, tha ai. “Është një tjetër përpjekje për presion ekonomik.”

“Kjo është thjesht një mjet tjetër që po përdor ShBA-ja,” shtoi Bayoumi . “Ne nuk kemi parë një strategji të qartë të përcaktuar nga administrata me mjete ushtarake apo ekonomike. Pyetja se çfarë po përpiqet të arrijë ShBA-ja mbetet ende pa përgjigje”. /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

PDK dhe AAK vazhdojnë protestën para Qeverisë në ditën e shtatë, kërkojnë konstituimin e Kuvendi

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po vijon për të shtatën ditë radhazi aksionin simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen e saj në shenjë pakënaqësie për mos-thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Nismës së PDK-së i janë bashkuar sërish deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe asamblistë të PDK-së nga Komuna e Lipjanit.

Përmes kësaj proteste, të dy subjektet politike kërkojnë zhbllokimin e procesit dhe kthimin e tij në Kuvend, duke e cilësuar konstituimin e institucionit ligjvënës si të domosdoshëm. Nga PDK-ja kanë theksuar se aksionet para objektit të ekzekutivit nuk do të ndalen deri në thirrjen zyrtare të seancës. /Ekonomia online/

Continue Reading

Lajmet

Sveçla: Arsenal i armëve u gjet në fshatrat përreth varrezave masive në Zubin Potok

Published

on

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se një arsenal armësh, municionesh, e uniformash ushtarake u gjetën në fshatrat përreth Kalludrës së Zubin Potokut, aty “ku gjatë javëve të fundit janë zbuluar tri varreza masive” dhe ku autoritetet kanë konfirmuar se kanë identifikuar mbetjet kockore të të paktën 23 personave.

“Zbulimi i këtyre varrezave masive ka nxjerrë në pah edhe një herë dimensionin të krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Veriu i vendit tonë, përmeç se ishte skenë e krimeve të rënda ndaj civilëve, është shfrytëzuar edhe fshehjen e trupave dhe krimeve”, tha Sveçla në një konferencë për media në Mitrovicë.

Ai tha se tani armët do t’i nënshtrohen analizave për të kuptuar nëse të njëjtat janë përdorur për vrasjen e 23 personave që u gjetën në varrezat e dyshuara masive në veri apo edhe në raste të tjera.

“Armatimi që shihni sot para jush është gjetur në 12 lokacione të ndryshme. Nga sot, ai do t`i nënshtrohet ekzaminimit dhe analizave të detajuara, me qëllim të përcaktimit të origjinës, përdorimit dhe lidhjeve të mundshme me rastet e hetuar, përfshirë ekzaminimin e së paku 23 personave, por edhe rasteve të tjera kriminale”, tha Sveçla.

Sipas tij, puna e institucioneve nuk përfundon këtu, por do të vazhdojë me zbardhjen e rrethanave, me identifikimin e përgjegjësve dhe “mbi të gjitha me përpjekjet tona për të sjellë drejtësi për çdo të vrarë, të masakruar apo të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”./REL/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara