Kronikë e zezë

Bartnin shtetasit e Afganistanit, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

Ata gjenden në paraburgim.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Q.A., dhe A.A., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

Sipas aktakuzës, me datë 28.03.2022 rreth orës 21:25 minuta në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë, të akuzuarit merren me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, në atë mënyrë që i akuzuari i parë Q.A., me automjetin e tij të markës, “BMW” së bashku me akuzuarin e dytë A.A., marrin në automjet katër shtetas të Afganistanit në afërsi të Pikës kufitare në Vërmicë.

“Të njëjtit, ndalohen nga policia, dhe në momentin e ndalimit në ulësen e pasme të automjetit policia vëren katër shtetasit e Afganistanit, të cilët ishin pa dokumente të identifikimit. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në një komunikatë të Prokurorisë.

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara