Lajmet

Ngrihet aktakuzë për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit E.M nën dyshimin për shitje dhe shpërndarje të narkotikëve.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se më datë 11.08.2025 rreth orës 21:25 në Gjakovë Rr. “Gasper Karaqi”, i pandehuri me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon, substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, në atë mënyrë që derisa i pandehuri ka qenë duke lëvizur përgjatë rrugës së lartcekur me automjetin e tij Audi A6 me targa të regjistrimit …., në një pik kontrolli është ndalur nga zyrtarët policor të NJRSH-së, ku gjatë kontrollit në çantën e të pandehurit gjenden dhe sekuestrohen gjashtë (6) qese të mbushura me substancë narkotike.

“Ashtu që nga ana e hetuesve në mënyrë urgjente është kryer kontrolli dhe bastisja në banesën e të pandehurit me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, një peshore digjitale, dy palë gërshërë, një lugë metalike, shirit ngjitës, shkrepës dhe qese të vogla të zbrazëta, të cilat kanë shërbyer për përgatitjen dhe më pas shitjen apo shpërndarjen e substancës narkotike, të cilat janë sekuestruara nga hetuesit policor, me ç’rast pas ekzaminimit nga AKF sipas raportit është konstatuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë të përgjithshme 342.06 gram”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se gjithashtu i pandehuri nga data e pa vërtetuar e deri më datë 11.08.2025, rreth orës 21:25 në Gjakovë, ka mbajtur në pronësi armë në kundërshtim me Ligjin për Armë Nr.05/L-022, dhe atë një pistoletë me gaz të llojit Zoraki dhe një karikartor, e sekuestruar nga ana e policisë.

“Me këto veprime i pandehuri E.M., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par.1 të KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Në fund thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë./D.B/KP

Vendi

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Vendi

Kurti dhe Hamza takohen në Kuvend

Published

on

Ka filluar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.

Takimi mes dy liderëve politikë po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Takimi vjen në një kohë kur në Kuvend po zhvillohen diskutime për çështje të rëndësishme politike dhe institucionale./EO/A.K/

 

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit lejojnë të largohet stafi civil, por jo deputetët

Published

on

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë stafi civil i këtyre institucioneve kanë dalë nga objektet me përcjellje dhe në mënyrë të organizuar.

Deputetët nuk janë lejuar nga protestuesit që të dalin nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.

Protesta ka nisur në mëngjesin e sotëm me kërkesën që të kalojë në dy lexime plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.

Protesta nuk ka qenë aq e qetë sa në ditët e kaluara, meqë kanë kaluar disa orë prej kur kanë filluar përdorimin e këtyre fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë kërkuar që protesta të vazhdojë e qetë por xhamat e Kuvendit të Kosovës janë thyer nga disa protestues./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara