Lajmet

Barrierat tregtare nga Serbia të vazhdueshme, Hajdari: Duhet të përgatitemi për reciprocitet

Hajdari tha se Kosova ende vazhdon që të trajtohet e pabarabartë karshi Serbisë.

Published

on

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësidhe Tregti, kanë organizuar diskutimin publik me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Kosova ende vazhdon që të trajtohet e pabarabartë karshi Serbisë. Sipas saj, është e papranueshme që ende vendi në CEFTA prezantohet përmes UNMIK-ut, duke shtuar se për këtë çështje dhe i janë drejtuar me një kërkesë këtij institucioni.

Kur foli për reciprocitetin tregtar me Serbinë, ajo tha se duhet ende punë që t’i përgatisin institucionet nëse duan që ta aplikojnë një masë të tillë. Hajdari pohon se reciprocitet duhet të ketë edhe në politikë jo veç në çështje tregtare, duke shtuar se me çdo instrument do të mbrohen prodhuesit vendës.

“Kosova duhet të luajë rol konstruktiv në dialogun bilateral. Kosova nuk është e përfaqësuar ashtu siç duhet. Pse Kosova nuk ka kërkuar largimin e UNMIK përmes CEFTA-s. Kosova prezantohet përmes UNMIK-ut. Ne ende jemi në pritje të CEFTA-s që do të adresojë letrën tonë. Ne do të vazhdojmë të insistojmë që Kosova të trajtohet barabartë. Dhe kjo letër që kemi drejtuar është dërguar në shtator, e cila ka pasur me reagime nga Serbia. Kosova ka përparësi që do të ketë mundësi të mos pajtohet për vendimet që merren në CEFTA. Nëse Kosova nuk trajtohet barabartë dhe prezantohet përmes UNMIK sa kemi llogari të marrim pjesë në CEFTA. Nëse ndalim produktet e Serbisë ku do të ndalen kamionët. Ne na duhet punë t’i përgatisim institucionet nëse duam aplikim të reciprocitetit. Qeveria është e zotuar që çdo instrument të mbron prodhuesin tonë te marrë me evidencë të plotë. Unë reciprocitetin e shoh përfaqësimin e Kosovës edhe në politikë jo vetëm çështja tregtare”, deklaroi ajo.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se barrierat tregtare ndërmjet të dy vendeve janë rritur së fundi edhe më shumë, prandaj edhe një diskutim i tillë do të mund të shërbente në gjetjen e ndonjë zgjidhje.

Përfaqësuesja e KDI-së, Violeta Haxholli tha se në vazhdimësi kanë ofruar asistencë për Kuvendin për të fuqizuar rolin ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

Ndonëse tha se kompanitë kosovare po dëmtohen shumë nga barrierat e shtetit fqinj, ajo ka kërkuar që temat ekonomike mos të jenë pjesë e përplasjeve politike.

“Çështja e barrierave mes dy vendeve ka qenë gjithmonë temë. Çështja e raporteve Kosovë-Serbi ka qenë ndër temat që spektri politik nuk ka gjetur dakordim. Aktualisht nuk ka reciprocitete dhe  kompanitë hasin sfida. Kosova ka aplikuar masa mbrojtëse ndaj Serbisë në vitin 2011. Në atë kohë ishte arsyeja që Serbia të pranonte vulën doganore. Reciprociteti tregtar është shfuqizuar nga Qeveria Hoti. Tani kemi Qeveri të re e cila ka deklaruar se do të vendos reciprocitet tregtar me Serbinë, por ende nuk ka vendim. Ministrja ka paralajmëruar që do të hetohen produkte që po hyjnë nga Serbia. Ajo çfarë kemi evidentuar është që kjo temë të mos bëhet temë e përplasjeve politike”, deklaroi Shala.

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Lajmet

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Të kërkuara