Lajmet

Banorët e ishullit La Palma ende në vështirësi një vit pas shpërthimit të vullkanit

Në ishull jeta vazhdon të mbetet e vështirë.

Published

on

“Plani ynë tani është… nuk kemi plane”, thotë Leticia Sanchez Garcia e përlotur, një vit pasi shtëpia e saj hyri nën llavë nga një vullkan që shpërtheu në ishullin spanjoll La Palma.

Pasi jetoi me miqtë për muaj të tërë, 34-vjeçarja më në fund mundi të transferohej në maj, së bashku me partnerin dhe tre fëmijët e saj të vegjël, në një shtëpi të parafabrikuar prej druri të siguruar nga qeveria.

Megjithatë, për të dhe shumë të tjerë në ishullin e vogël, jeta mbetet e vështirë.

Të hënën, do të bëhet një vit në ditë që kur vullkani Tajogaite, i njohur më parë si Cumbre Vieja për kreshtën në të cilën ndodhet, ka shpërthyer.

Ndonëse një vit më vonë, Sanchez dhe të tjerë si ajo përballen me një të ardhme të pasigurt.

Sanchez punon si asistente infermiere geriatrike, por kontrata e saj skadon në dhjetor. Partneri i saj humbi punën kur plantacioni i bananeve ku ai punonte u shkatërrua nga vullkani. Tani ai është i punësuar si pastrues rrugësh, por edhe kontrata e tij përfundon në dhjetor.

Familja mund të qëndrojë në shtëpinë me tre dhoma gjumi për një vit pa pagesë.

Nga oborri, Garcia mund të shohë vullkanin që përmbysi jetën e saj dhe shpatin e malit ku dikur ishte shtëpia e saj. Por ajo i shmanget shikimit në atë drejtim, tregon ajo.

Vullkani ishte aktiv për 85 ditë, duke nxjerrë hi dhe lumenj llave që gëlltitën më shumë se 1000 shtëpi.

Ai shkatërroi gjithashtu shkolla, kisha dhe qendra shëndetësore, shkatërroi autostradat dhe mbyti plantacionet e bananeve që mbanin gjallë ekonominë e ishullit.

Deri më tani, qeveria ka dhënë më shumë se 500 milionë euro për strehimin e përkohshëm, riparimin e rrugëve, pastrimin e hirit dhe mbështetjen financiare për njerëzit që humbën punën.

Por shumë vendas ankohen se ritmi i rindërtimit është shumë i ngadaltë.

Deri më tani, vetëm pesë nga 121 shtëpitë e parafabrikuara të blera nga qeveria u janë ndarë njerëzve të mbetur pa shtëpi nga vullkani, thotë qeveria rajonale.

Rreth 250 persona, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan, vazhdojnë të jetojnë në hotele, sipas Platformës së Viktimave të Vullkanit, e cila lobon për ata që humbën pronën e tyre.

150 të tjerë janë duke qëndruar me miqtë dhe familjen.

“Askush nuk vdiq nga shpërthimi”, tha presidenti i grupit, Juan Fernando Perez Martin, një ish-mësues i shkollës së mesme 70-vjeçar që vuan nga poliomieliti.

“Por disa prej nesh më parë do të preferonin të vdisnin sesa të vuanin të gjitha këto emocione të forta, të gjitha këto probleme me të cilat po përballemi”.

Shtëpia e tij u fundos nën më shumë se 20 metra./UBTNews/

Lajmet

Gjashtë motoçikleta sekuestrohen në Pejë për kundërvajtje në trafik

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 10 shtator, në Pejë janë sekuestruar gjashtë motoçikleta për kundërvajtje në komunikacion.

Sekuestrimi është kryer nga Njësia e Trafikut për Qytet e Stacionit Policor në Pejë, në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla”, i cili do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas Policisë, motoçikletat janë sekuestruar për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë drejtimin pa patentë shoferi, pa regjistrim dhe pa helmetë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se aktivitetet në terren do të vazhdojnë me qëllim të parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Policia ka paralajmëruar “zero tolerancë” ndaj të gjithë kundërvajtësve në trafik./A.K/

Continue Reading

Lajmet

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë

Published

on

By

UBT vazhdon të forcojë bashkëpunimet ndërkombëtare dhe lidhjet institucionale me partnerë evropianë. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Zëvendësdekani i Departamentit të Turizmit në UBT, Prof. Alban Fejza, zhvilloi një takim në Ambasadën e Italisë në Kosovë, së bashku me Prof. Raffaella Ritucci dhe Lirdion Blakaj.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimeve të ndërsjella me UNITO – University of Turin dhe UNITA – Universitas Montium, aleanca universitare evropiane e koordinuar nga UNITO.

Diskutimi u fokusua në mundësi konkrete për bashkëpunim akademik, mobilitet, ndërkombëtarizim dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta, me synim që interesat e përbashkëta të shndërrohen në hapa konkretë.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të lidhjeve akademike dhe institucionale ndërmjet UBT-së, partnerëve italianë dhe hapësirës evropiane të arsimit të lartë.

Continue Reading

Lajmet

Tenderi afro 400 mijë eurosh për kamionë në Ekoregjion, aktakuzë ndaj tre personave

Published

on

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave, B.Sh., A.G. dhe R.Z., si dhe ndaj subjektit juridik SH.P.K. “D.C & E”, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 7 qershor 2023 dhe gjatë periudhës 18 shtator 2023 deri më 16 nëntor 2023, në Prizren, B.Sh., në cilësinë e kryeshefit të KRM “Eko Regjioni”, në bashkëkryerje me zyrtarin e kësaj kompanie, A.G., kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete dhe për subjektin juridik SH.P.K. “D.C & E”.

A.G. dhe B.Sh. akuzohen se, në kundërshtim me legjislacionin për prokurimin publik, kanë krijuar mundësi që tenderin “Furnizimi me kamiona kompaktor dhe autobusë për nevojat e KRM ‘Ekoregjioni’”, në vlerë prej 385 mijë e 500 eurosh, ta përfitojë SH.P.K. “D.C & E”.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime buxhetit të KRM “Ekoregjioni” i është shkaktuar dëm në shumën prej 233 mijë e 685.37 eurosh.

Ndërkaq, R.Z. akuzohet për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”. Sipas aktakuzës, ai u ka paguar B.Sh. dhe A.G. shpenzimet e një udhëtimi jashtë territorit të Kosovës, me qëllim të koordinimit të veprimeve inkriminuese dhe ndikimit në dhënien e tenderit.

Prokuroria pretendon se R.Z. paraprakisht kishte arritur marrëveshje të kundërligjshme me të pandehurit, përmes së cilës ishin përshtatur specifikat teknike të tenderit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

OVL e UÇK-së kundërshton kërkesat për dënime ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Published

on

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka shprehur shqetësim lidhur me kërkesat e fundit të Prokurorisë së Specializuar për dënimin e Hashim Thaçit, Hajredin Kuçit, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Bashkim Smakajt, në rastin e pretenduar të pengimit të drejtësisë.

OVL e UÇK-së ka thënë se këto kërkesa nuk përbëjnë befasi, duke kritikuar qasjen e Prokurorisë së Specializuar ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Ato vijnë nga e njëjta Prokurori e Specializuar, e cila gjatë gjithë këtij procesi ka ndërtuar një qasje të njëanshme ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe ka ngritur akuza mbi një material të kontestueshëm, përfshirë edhe materiale të ardhura nga Serbia”, thuhet në reagimin e OVL-së.

Sipas tyre, kërkesat për dënime të rënda ngrejnë pikëpyetje nëse Prokuroria po përpiqet të arsyetojë punën e saj pas proceseve të zhvilluara në Hagë.

“Vendimi duhet të mbështetet në ligj dhe në standardet më të larta të drejtësisë, e jo në narrativat e Prokurorisë. Lufta e UÇK-së nuk mund të kriminalizohet përmes proceseve të njëanshme dhe drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime politike”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së ka theksuar se, pavarësisht kritikave ndaj Prokurorisë, pret që gjykatësit të vendosin në bazë të ligjit dhe standardeve të drejtësisë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara