Sport

Babai i Messit e këshillon argjentinasin ta pranojë ofertën e PSG-së

Published

on

E ardhmja e Messit ende nuk dihet. Argjentinasi do ta bëjë të ditur vendimin e tij në fund të sezonit dhe përkundër që dëshira e tij është të vazhdojë me Barcelonën për shkak të projektit të klubit dhe sepse nuk duhet ta largojë familjen e tij nga Barcelona, babai dhe agjenti i yllit të Barcelonës po i bën presion ta pranojë ofertën e PSG-së.

Babai i argjentinasit e konsideron se lojtari duhet ta mbyllë ciklin e tij me katalonasit, përcjell Gazeta Express.

Paris Saint-Germain e ka ndjekur yllin e Barcelonës për shumë kohë dhe nuk e ka fshehur këtë gjë.

Jorge Messi tashmë e ka dhënë opinionin e tij dhe i mbetet Messit të vendos rreth të ardhmes së tij. 

Lajmet

Mediumi spanjoll për Muriqin: Po shkëlqen me golat e tij

Published

on

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po kalon një moment fantastik te Mallorca në La Liga, duke u shndërruar në një nga lojtarët më efikas të kampionatit spanjoll. Mediumi i njohur spanjoll, “Marca”, ia ka kushtuar një artikull performancës së tij, duke theksuar se Muriqi është kthyer në formën më të mirë dhe po shkëlqen me golat e tij.

“Marca” shkruan se Muriqi aktualisht ka shënuar tetë gola, të barabartë me Robert Lewandowskin, dhe vetëm Kylian Mbappe me 14 gola është më efikas se ai. Gazeta thekson se ky edicion po i buzëqesh sulmuesit prizrenas, i cili po luan një rol kyç te ekipi i trajnerit Arrasate.

“Futbolli po i buzëqesh. Ai është më i zjarrtë se kurrë dhe është përsëri figurë kyç në ekipin e trajnerit Arrasate. Aq i rëndësishëm është saqë ka shënuar më shumë se gjysmën e golave të skuadrës së tij. Mallorca i ka 15 gola gjithsej. Tetë prej tyre mbajnë firmën e Muriqit, që ka luajtur në 13 ndeshje”, shkruan “Marca”.

Sulmuesi vazhdon të jetë i vendosur për t’u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas. Me 53,3 për qind të golave të skuadrës, ai kryeson këtë statistikë në La Liga, duke e lënë pas edhe Kylian Mbappen, i cili ka realizuar 48,27 për qind të golave të Real Madridit.

Gazeta spanjolle vlerëson gjithashtu ndikimin e ardhjes së Jan Virgilit, i cili ka ndihmuar Muriqin të marrë më shumë topa në zonën e kundërshtarit, duke i mundësuar sulmuesit të shënojë rregullisht.

Edicioni më i mirë i Muriqit te Mallorca mbetet 2022/2023, kur sulmuesi shënoi 15 gola dhe dhuroi tri asistime në 35 ndeshje kampionale, duke realizuar 40,5 për qind të golave të skuadrës. “Sulmuesi kishte shënuar shtatë gola deri në javën e 15-të në La Liga atë edicion. Pra një më pak se këtë edicion. Nëse Muriqi mund ta ruajë këtë efikasitet para portës, atij nuk do t’i duhet shumë kohë për të arritur shifrat më të mira në të gjithë karrierën në ishull”, ka shkruar Marca./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Spalletti: Zhegrova është një “shkëndijë”

Published

on

Juventusi siguroi një fitore të pastër 2–0 kundër Udinezes në Kupën e Italisë, një ndeshje ku trajneri Luciano Spalletti pati hapësirë t’i rikthehej edhe disa prej lojtarëve që kanë munguar për shkak dëmtimesh. Një prej tyre ishte Edon Zhegrova, i cili u aktivizua në dhjetë minutat e fundit të takimit dhe u prit me interes të madh nga tifozët bardhezi.

Pas ndeshjes, Spalletti u ndal veçanërisht te futbollisti kosovar dhe dha një vlerësim shumë pozitiv për të.

Ai tha se Zhegrova po kthehet gradualisht pas një dëmtimi të gjatë, por mbetet një lojtar me cilësi të padiskutueshme. Sipas tij, Zhegrova është një “shkëndijë”, një futbollist që kur e nis ndeshjen mund të shpërthejë në çdo moment.

Trajneri theksoi se lojtari ka talent të veçantë dhe se asnjëherë nuk e di se çfarë lëvizjeje ose zgjidhjeje mund të sjellë në një situatë të caktuar, duke e cilësuar si një futbollist të paparashikueshëm në aspektin pozitiv.

“Zhegrova po vjen nga një dëmtim i gjatë, por ai është një futbollist, një shkëndijë. Kur është titullar, mund të shpërthejë në çdo moment. Ai e ka atë talent; nuk e di kurrë se çfarë mund të bëjë në çdo kohë të caktuar.”

Aktivizimi i tij i shkurtër në minutat e fundit u pa si një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të plotë, ndërsa Spalletti la të kuptohet se Zhegrova mund të ketë më shumë hapësira në Kupë, aty ku ai mund të tregojë shpërthimin e tij të shumëpritur./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fisnik Asllani tërheq interesin e klubeve të mëdha evropiane

Published

on

Sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani, po tërheq interesin e disa klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Borussia Dortmund dhe Bayern Munchen.

Asllani, 23 vjeç, është një sulmues qendre i talentuar me kontratë të vlefshme te Hoffenheimi deri në vitin 2029, por ai ka një klauzolë lirimi që mund t’i mundësojë largimin gjatë afatit kalimtar veror të vitit të ardhshëm.

Sipas “Sky Sport”, për kartonin e tij, ekipet e interesuara duhet të paguajnë midis 25 dhe 29 milionë eurosh.

Përveç Gjermanisë, edhe disa klube nga Spanja dhe Franca po monitorojnë situatën e sulmuesit të Kosovës, ndërsa një kalim në Ligën Premier nuk konsiderohet i mundshëm në këtë moment.

Ky sezon ka filluar shumë mirë për Asllanin, i cili ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 14 ndeshje në të gjitha garat për Hoffenheimin.

Ai ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm edhe vitin e kaluar, kur ishte i huazuar te Elversbergu, duke realizuar 18 gola në 33 ndeshje./S.K/EO/

Continue Reading

Sport

Talenti shqiptar befason sërish, Lara Colturi e treta në Kupën e Botës

Published

on

Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka arritur një tjetër sukses të madh në garat e Slalomit, duke u ngjitur në podium dhe duke zënë vendin e tretë në garën e zhvilluar në Copper Mountain, Kolorado, SHBA.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, u shpreh se Colturi e përmbylli në mënyrën më të mirë të mundshme garën e saj të dytë në këtë etapë të Kupës së Botës.

“Sot Lara shkëlqeu. Pas një lëshimi të parë shumë të fortë, ku u rendit e katërta, ajo dhuroi një paraqitje të shkëlqyer edhe në lëshimin e dytë, duke u pozicionuar pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin dhe gjermanes Lena Dürr,” u shpreh ministri, i cili publikoi edhe pamje nga gara në rrjetet sociale.

Ky rezultat i rëndësishëm i jep mundësinë skiatores shqiptare të forcojë pozitat e saj në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. E emocionuar pas garës, Colturi tha: “Është çmenduri, as unë nuk po e besoj dot. Jam shumë krenare për veten dhe për të gjithë punën që kemi bërë me ekipin. Po përparojmë së bashku dhe ky është vetëm fillimi.”

Ajo shtoi se ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit të pandërprerë dhe punës së përbashkët me skuadrën, duke rritur besimin për garat e ardhshme në Kupën e Botës. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara