Lajmet

Avokati i të miturës që u aksidentua nga Hajdari kërkon të fshihet e të ndalohet publikimi i videos së rastit

Ai tha se seanca e radhës pritet që të jetë me datën 10.

Published

on

Avokati i të miturës që u aksidentua nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Florim Shefqeti, tha se kanë bërë kërkuar që të ndalohet publikimi i videos ku shihet momenti i aksidentit dhe ato medie që e kanë publikuar videon ta largojnë atë. Ai tha se këtë arsyetim e kanë bërë ngase video e ka cenuar dinjitetin e të miturës dhe e kanë cenuar Ligjin për Familjen dhe të dhënat personale.

Shefqeti tha se e kanë kundërshtuar po ashtu edhe kërkesën e të pandehurës që seanca të jetë e mbyllur për medie. Ai tha se seanca e radhës pritet që të jetë me datën 10, të mërkurën në orën 13:15, ku sipas tij, pritet që të dëgjohet edhe deklarata e të pandehurës.

“Është një kërkesë përfaqësuesit e të pandehurës z.Hajdari për mbylljen e seancës. Ne i kemi dhënë kundërshtimet  tona që kjo seancë nuk është dashur që të mbyllet, nga vet fakti se kërkesa e tyre është në kundërshtim me qëndrimin e tyre ku shihet se aty kanë marrë pjesë monitorues dhe asnjë vërejtje nuk ka ekzistuar nga pala e pandehur lidhur me pjesëmarrjen e medieve. Por tani që kur ka ardhur koha që të bëhet deklarimi i të pandehurës, atëherë vije kjo kërkesë. Ne e kemi kundërshtuar edhe mendojmë që ky vendim nuk është dashur që të merret sepse e njëta nuk do të bëjë deklarim e cila do ti jepte arsyeje mbylljes së seancës. Poashtu ne kemi paraqitur edhe një kërkesë tjetër për ndalimin e publikimit të asaj videoje. Poashtu të detyrimit të atyre që e kanë bërë publikimin në tërheqjen e saj për shkak se ne vlerësojmë se e kanë cenuar dinjitetin e të miturës e poashtu e kanë cenuar Ligjin për Familjen dhe të dhënat personale. Të dyja këto cenime të ligjeve ne do ti drejtohemi Agjencisë për Informim dhe Privatësi ndaj atyre që kanë bërë publikimi, sepse publikimi i asaj video është bërë në mënyrë shumë të pjesshme për interpretime me qëllime të caktuara”.

“Sido që të jete pasi që ju jeni larguar nga seanca ka pasur kërkesë nga pala e pandehur që seanca të shtyhet dhe ne normalisht që jemi thirrur në prolongimin e procedurës dhe e kemi kundërshtuar këtë vendim për të mos rrezikuar parashkrimin. Rrjedhimisht kjo ka qenë edhe si arsye sepse edhe rrethanat se në të cilat është propozuar regjimi i përfaqësuesve të grupit të eksperteve në parim gjykata ish dashtë që ta ftoj. Ne i kemi thënë, por nuk kishte relevancë në kërkesën e palës së pandehur sepse ata në parim e kanë mbështetur super-ekspertizën. Ajo që është vlerësuar drejt nga gjykata sepse seanca është caktuar për pasnesër me datën 11, në ora 13:15, dhe në presim që të dëgjohet edhe përfaqësuesja e palës së dëmtuar por edhe e pandehura”, tha ai.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara