Botë

Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit

Published

on

Organizata e Kombeve të Bashkuara që ndihmon në hetimin e krimeve më të rënda në Siri tha të hënën se autoritetet e reja të vendit ishin “shumë të hapura” ndaj kërkesës për bashkëpunim gjatë një vizite të sapo përfunduar në Damask dhe se po përgatitet për t’u vendosur në terren.

Vizita, e udhëhequr nga Robert Petit, kreu i Mekanizmit Ndërkombëtar, të Paanshëm dhe të Pavarur për Sirinë, ishte e para që nga krijimi i organizatës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2016.

Mekanizmi u krijua për të ndihmuar në mbledhjen e provave dhe ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krime të mundshme lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.

Petit theksoi urgjencën për ruajtjen e dokumenteve dhe provave të tjera përpara se të humbasin.

Pas rrëzimit të Presidentit sirian Bashar al-Assad nga rebelët dhe hapjes së burgjeve dhe qendrave të ndalimit, kërkesat nga sirianët për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për mizori dhe vrasje gjatë kohës që ai ishte në pushtet janë rritur.

Rënia e regjimit të Assadit është një mundësi e rëndësishme për ne që të përmbushim mandatin tonë në terren”, tha Petit.

Koha po mbaron. Ka një dritare të vogël mundësie për të siguruar këto vende dhe materialet që ato përmbajnë”, theksoi Petit, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Tremblay, tha të hënën se ekipi hetimor “po përgatitet për një vendosje operacionale sa më shpejt të jetë e mundur dhe sapo të autorizohet për të kryer aktivitete në tokën siriane”.

Në qershor të vitit 2023, Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë krijoi gjithashtu një Institucion të Pavarur për Personat e Zhdukur në Republikën Arabe të Sirisë për të sqaruar fatin dhe vendndodhjen e më shumë se 130.000 personave të zhdukur si rezultat i konfliktit./REL/

Botë

Flamuri i Kosovës valon në mesin e mbi 190 shteteve në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama

Published

on

Në një atmosferë madhështore, mes flamujve të mbi 190 shteteve dhe duartrokitjeve të mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota, flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama. Ky është momenti kur rinia e Kosovës, përmes ekipit First Kosovo, hyn në arenën botërore të inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit.

Në këtë ngjarje madhështore, ekipi përfaqësues i Kosovës – First Kosovo, i përbërë nga të rinj të talentuar që janë përgatitur me muaj në laboratorët e UBT-së, do të garojë për të treguar kreativitetin, dijen dhe shpirtin inovativ të rinisë kosovare. Ata do të përfaqësojnë Kosovën në një nga garat më të rëndësishme botërore në fushën e robotikës dhe teknologjisë.

Tema e sivjetshme e garës, “Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike”, synon të nxisë të rinjtë të krijojnë zgjidhje teknologjike që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e jetës në planetin tonë.

UBT, si partneri institucional që ka mbështetur këtë iniciativë që nga fillimi, është vlerësuar më herët me medalje të artë ndërkombëtare për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e edukimit STEM dhe pjesëmarrjen e suksesshme të ekipeve kosovare në garat globale të robotikës.

Në këtë garë të dijes dhe inovacionit, të rinjtë e Kosovës po e bëjnë vendin tonë të njihet si një forcë e re kreative në hartën teknologjike botërore.

Continue Reading

Botë

Pesë arrestime të reja për grabitjen në Luvër

Published

on

By

Pesë të dyshuar të rinj janë arrestuar në lidhje me grabitjen në Luvër, ku hajdutët vodhën stoli mbretërore me vlerë të vlerësuar prej rreth 88 milionë euros, ka bërë të ditur prokurorja publike e qytetit, por gurët e çmuar ende mungojnë.

Sipas The Guardian, Laure Beccuau tha për radion RTL të enjten se arrestimet janë bërë të mërkurën në mbrëmje në kryeqytetin francez dhe në zonat përreth, veçanërisht në departamentin fqinj Seine-Saint-Denis. Por ata “nuk na ndihmuan të gjenim mallrat e vjedhura”, shtoi ajo.

Njëri nga burrat e ndaluar “ishte në shënjestër të hetuesve, kemi gjurmë ADN-je që e lidhin me grabitjen”, tha Beccuau. “Ai ishte dikush që e kishim nën vëzhgim”. Katër të tjerët “mund të na japin informacione se si është kryer vjedhja”, shtoi ajo.

Beccuau tha në një konferencë për media të mërkurën mbrëma se dy burra që ishin arrestuar më parë të shtunën mbrëma kishin “pranuar pjesërisht” rolin e tyre dhe do të akuzohen “për vjedhje të organizuar, që dënohet me 15 vjet burg, dhe për komplot kriminal, që dënohet me 10 vjet”.

Banda me katër persona ndaluan jashtë muzeut të Luvrit rreth orës 9:30 më 19 tetor me një kamion të vjedhur për transport mobiliesh, të pajisur me shkallë dhe ngritës teleskopik. Dy prej tyre, të veshur si punëtorë mirëmbajtjeje, u ngjitën në galerinë “Apollo”, thyen një dritare dhe hapën dy vitrina xhami me prerëse metalike, duke ikur më pas me motorë.

Grabitja zgjati më pak se shtatë minuta. Ata lanë pas një kurorë me diamante e smeralde, por morën tetë objekte të stolisura me gurë të çmuar, përfshirë një varëse që Napoleoni I ia kishte dhuruar Marie Louise dhe një diademë me 212 perla e gati 2,000 diamante që i kishte përkitur perandoreshës Eugénie.

Sipas prokurores Laure Beccuau, dy të arrestuarit e shtunën, njëri ndaluar në aeroportin Charles de Gaulle teksa përpiqej të udhëtonte për në Algjeri, dyshohet të jenë ata që hynë në galeri. ADN-ja e tyre është gjetur në një vitrinë dhe në një skuter të përdorur për arratisje. Hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që banda të ketë pasur më shumë se katër anëtarë, por deri tani nuk ka prova për ndihmë nga brenda.

Njëri prej tyre, një shtetas algjerian, ishte 34 vjeç, kishte jetuar në Francë që nga viti 2010 dhe ishte i njohur për shkelje të rregullave të trafikut. I dyti ishte 39 vjeç, i lindur në periferi të Parisit, në Aubervilliers, dhe kishte dënime për vjedhje./KP

Continue Reading

Botë

Pas 30 vitesh, Trump urdhëron nisjen e testeve bërthamore

Published

on

By

Presidenti Donald Trump u bëri thirrje udhëheqësve ushtarakë amerikanë që të rifillojnë testimin e armëve bërthamore amerikane në mënyrë që të mbajnë ritmin me vendet e tjera si Rusia dhe Kina.

Për shkak të programeve të testimit nga vendet e tjera, unë i kam udhëzuar Departamentit të Luftës që të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në baza të barabarta”, shkroi ai në mediat sociale pak para takimit me Presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut.

Postimi i Trump të mërkurën në mbrëmje pranon “fuqinë e jashtëzakonshme shkatërruese” të armëve bërthamore, por tha se ai “nuk kishte zgjidhje tjetër” veçse të përditësonte dhe rinovonte arsenalin amerikan.

Postimi i Trump nuk përfshinte detaje se si do të zhvilloheshin testet, por shkroi se “procesi do të fillojë menjëherë”.

Kjo shënon një përmbysje të dukshme të një politike të kahershme të SHBA-së. Testi i fundit i armëve bërthamore të SHBA-së ishte në vitin 1992, përpara se ish-Presidenti republikan George HW Bush të lëshonte një moratorium me përfundimin e Luftës së Ftohtë./EO

Continue Reading

Botë

Rusia godet sërish Ukrainën, raportohet për viktima

Published

on

By

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 1344-të, me një tjetër valë sulmesh të rënda ruse gjatë natës.

Autoritetet ukrainase raportojnë se të paktën një person është vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur në qytetin Zaporizhzhia, mes tyre gjashtë fëmijë të moshës 3 deri në 6 vjeç. Sulmet goditën një konvikt dhe disa ndërtesa banimi, duke shkaktuar zjarr dhe dëme në infrastrukturën energjetike.

Sirena alarmi u dëgjuan në të gjitha rajonet e Ukrainës, ndërsa ushtria ruse përdori dronë, raketa supersonike dhe balistike. Ministria e Energjisë njoftoi se vendi ka kufizuar furnizimin me energji pas dëmtimeve të mëdha në rrjetin elektrik.

Në Kherson, një tjetër sulm rus goditi spitalin e fëmijëve, ku u plagosën të paktën nëntë persona, përfshirë katër fëmijë. Presidenti Volodymyr Zelenskyy e quajti sulmin “të qëllimshëm” dhe “provë se Moska nuk dëshiron paqe”.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, forcat e saj kanë goditur rafineri dhe impiante gazi në disa rajone të Rusisë, përfshirë Mari El, Ulyanovsk dhe Stavropol.

Presidenti amerikan Donald Trump tha pas takimit me liderin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut se çështja e Ukrainës “u diskutua gjatë” dhe se “të dy vendet do të punojnë për të gjetur një zgjidhje”.

Ndërkohë, Zelanda e Re njoftoi sanksione të reja ndaj 65 anijeve dhe kompanive nga Bielorusia, Irani dhe Koreja e Veriut, të akuzuara për ndihmë në transportin e naftës ruse dhe financimin e luftës./EO

Continue Reading

Të kërkuara