Lajmet
Australia këshillon qytetarët të mos udhëtojnë në Liban
Published
4 months agoon
By
Betim GashiAustralia të premten “këshilloi fuqishëm” qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Liban.
“Situata e sigurisë në Liban mbetet jashtëzakonisht e paqëndrueshme”, tha ministrja e Jashtme, Penny Wong në një deklaratë të shkurtër.
Wong tha se Canberra vazhdon të “këshillojë fuqishëm australianët që të mos udhëtojnë në Liban”.
“Australianët në Liban duhet të largohen tani ndërsa fluturimet komerciale mbeten të disponueshme”, tha Wong në X.
Tensionet janë rritur përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin në mes të sulmeve ndërkufitare midis grupit libanez Hezbollah dhe forcave izraelite, ndërsa Tel Avivi po ecën përpara me ofensivën e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë mbi 37,700 njerëz që nga tetori, pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas.
Kuvajti ishte vendi i parë që u kërkoi shtetasve të tij të premten e kaluar të shmangin udhëtimin në Liban dhe ata brenda vendit të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur duke pasur parasysh situatën e sigurisë që po ndodh në rajon.
SHBA, Gjermania, Holanda, Kanadaja dhe Maqedonia e Veriut u kanë kërkuar gjithashtu qytetarëve të tyre të largohen nga vendi mes një rreziku në rritje të një lufte të plotë në Liban./AA/
Lajmet
Fitorja e Trump dhe ekonomia e BE, blloku evropian rishikon rritjen
Published
7 mins agoon
November 8, 2024By
UBTnewsEurozona mund të presë një goditje prej 0.5 për qind ndaj GDP-së së saj për shkak të fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Kështu parashikojnë ekonomistë të institucionit bankar “Goldman Sax”, sipas të cilëve rezultatet zgjedhore do të dëmtojnë disa vende më shumë se të tjerat.
Kështu, Gjermania mund të marrë një goditje prej 0.6 për qind ndaj GDP-së, ndërsa Italia dhe Mbretëria e Bashkuar 0.3 dhe 0.4 për qind.
Ekonomistët parashikojnë që goditja të materializohet në periudhën mes tremujorit të parë dhe atij të katërt të 2025-s.
Gjithashtu, tani ata e vlerësojnë rritjen e Eurozonës në 0.8 për qind në 2025-n, poshtë kuotës së parashikuar më parë prej 1.1 për qind. Ndërsa në 2026-n, ajo pritet të jetë 1 për qind, më poshtë se 1.1.
Një nga shkaqet për shqetësime është prirja e Trump për të vendosur 10 për qind tarifa ndaj produkteve evropiane të importuara, që sipas ekspertëve do të ndihet më shumë tek eksporti i makinave evropiane.
Shtetet e Bashkuara janë tregu i dytë më i madh për makinat evropiane, pas Britanisë së Madhe. Në vitin 2023, eksporti i makinave të reja nga BE drejt Amerikës arriti në 16.9 për qind.
Ekonomistët e “Goldman Sachs” shtojnë megjithatë se, pavarësisht rrezikut nga tarifat e importit, magniduta reale e rritjes së tarifave ka më pak rëndësi për rritjen sesa pasiguria mbi politikat tregtare.
Lajmet
Kusari Lila diagnostikohet me kancer të gjirit
Published
9 mins agoon
November 8, 2024By
UBTnewsShefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka njoftuar se para tri jave është diagnostikuar me kancerin e gjirit.
Kusari Lila tha se pas rekomandimeve të mjekëve ka vendosur për operacion dhe trajtim.
Kusari Lila ka ndarë një mesazh për gratë duke thënë se “Detektimi i hershëm shpëton jetë!”.
Postimi i plotë i Kusari Lila:
Detektimi i hershëm shpëton jetë!
Të dashura mike dhe miq,
Dua të ndaj një lajm me ju. Sot dola nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Kirurgjisë Torakale pas operimit të kancerit të gjirit.
Tri javë më parë, gjatë një kontrolli rutinor të cilin e bëj çdo vit, u diagnostikova me kancer të gjirit, dhe pas rekomandimeve të mjekëve në Klinikën Universitare, vendosëm për operacion dhe trajtim.
Për të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, JU LUTEM ta bëni sa më parë. Kontrolli rutinor mund të realizohet në qendrat e mjekësisë familjare, në spitalet rajonale dhe në të gjitha vendet ku ofrohet mamografia.
Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda.
Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara.
Një falënderim i veçantë për radiologen Dr. Shkëndije Nuza, kirurgun torakal Dr. Avni Behluli, drejtorin e Klinikës Torakale Dr. Nazmi Kolgeci, anesteziologen Dr. Medita Hashimi, motrës/infermiere Sadbere si dhe infermierët dhe të gjithë stafin mbështetës të Klinikës Torakale në Prishtinë.
Angazhimi dhe përkushtimi i tyre ishte profesional dhe shumë njerëzor.
Ju faleminderit të gjithëve për mesazhet e juaja inkurajuese dhe mbështetjen tuaj.
Shëndet e dashuri për të gjithë ju
Bota
Guardian ofron terapi për stafin pas fitores ‘shkatërrimtare’ të Trump-it
Published
12 mins agoon
November 8, 2024By
UBT NEWSNdërsa republikanët festojnë fitoren e Donald Trump-it dhe presin me padurim kthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë, ata që bënë tifozllëk për kalin e gabuar duket se po përpiqen të pranojnë realitetin. Disa janë ende duke pritur të dëgjojnë nëse disa figura të njohura të majta do të realizojnë planet e tyre për t’u larguar nga SHBA pas këtij rezultati, ndërsa një numër ekspertësh janë ende duke u rikuperuar nga parashikimet e pasakta për garën. Por duhet të mendojmë edhe për ata që u goditën më shumë nga ky rezultat: gazetarët e Guardian.
Gazeta duket se iu është drejtuar punonjësve të saj për të ofruar terapi pas fitores së Trump-it. Në një email dërguar stafit, redaktorja Katharine Viner ka ngushëlluar punonjësit e pikëlluar nga rezultati i “natës dramatike”. Ajo u siguroi atyre se “rezultati ka qenë shumë i rëndë për shumë kolegë” dhe i inkurajoi ata në Mbretërinë e Bashkuar të kontaktonin homologët e tyre amerikanë, pasi “ata do të preken më drejtpërdrejt nga rezultati”. Ajo vazhdoi duke thënë:
“Nëse nuk jeni në SHBA, kontaktoni kolegët tuaj amerikanë për të ofruar mbështetje… Kjo është shqetësuese për shumë të tjerë. Nëse dëshironi të flisni për këtë, menaxheri juaj dhe anëtarët e ekipit drejtues janë të gjithë në dispozicion, si dhe ekipi i People. Ka gjithashtu akses falas në shërbime mbështetëse, të cilat i kam përshkruar në fund të këtij emaili.”
Gazeta ka shmangur të japë komente më të hollësishme për këtë çështje. Një zëdhënës i Guardian theksoi se “skema e terapisë Trump” e Viner është në fakt pjesë e programit të ndihmës për punonjësit, një shërbim që çdo organizatë përgjegjëse mediatike e ofron për stafin e saj në çdo kohë.
Ky reagim ka pasuar një editorial të ashpër të Viner në Guardian, ku ajo shkroi se rezultati i zgjedhjeve ishte një “moment i jashtëzakonshëm, shkatërrues në historinë e Shteteve të Bashkuara”, duke shtuar se ishte koha për të dyfishuar përpjekjet për të kërkuar llogari nga presidenti i zgjedhur dhe ata që e rrethojnë.
Për më tepër, është e qartë se derdhja e lotëve për këtë ngjarje nuk do të ndihmojë shumë për avancimin e kauzës së Guardian./Spectator/
Lajmet
Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun ndërtesën
Published
16 mins agoon
November 8, 2024By
UBTnewsOpozita në Shqipëri ka ndryshuar skemë këtë të premte në protestën para bashkisë së Tiranës.
Kësaj radhe ata janë furnizuar me sapun për të goditur godinën, ndryshe nga herët e tjera ku është qëlluar me molotov dhe vezë.
“Formula e Pagëzimit”, dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip!
Erdogan: Shpresoj se Trump do t’i thotë Izraelit ta ndalë luftën
Fitorja e Trump dhe ekonomia e BE, blloku evropian rishikon rritjen
Kusari Lila diagnostikohet me kancer të gjirit
Guardian ofron terapi për stafin pas fitores ‘shkatërrimtare’ të Trump-it
Protesta e opozitës para bashkisë, qëllojnë me sapun ndërtesën
Tifozët e Romës të tërbuar me lojtarët
Banka Botërore shpall paketën e mbështetjes prej 750 milionë dollarësh për Ukrainën
Hoti: Qeveria e ardhshme ta kthejë fokusin tek Marrëveshja e Washingtonit
Të kërkuara
-
Lajmet3 months ago
Mbyllet olimpiada e Parisit 2024- Kurora e sportit i përket Amerikës
-
Lajmet3 months ago
Zgjedh Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT – Ferizaj dhe bëhuni liderët e së ardhmes
-
Kulturë1 month ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje