Lajmet

Arti i të bërit pyetjet e duhura

Nga Kevin Dikinson.

Published

on

Nga Kevin Dikinson

Shumë njerëz, përfshirë edhe mua, mund t’iu duket e frikshme bërja e pyetjeve. Pasi kjo gjë nxit tek ne shqetësime dhe dyshime për veten, sikur akti i të qenit kureshtar të jetë një pranim tepër publik i padijes sonë.

Fatkeqësisht, bërja e pyetjeve mund të na motivojë të gjejmë ngushëllim tek përgjigjet – pavarësisht se sa i lëkundur mund të jetë kuptimi ynë mbi faktet – në vend se të rrezikojmë të dukemi budallenj para të tjerëve apo edhe ndaj vetes. Por një herë e një kohë, ne të gjithë ishim dijetarë që shtronim pyetje.

Filluam t’i ngacmonim me pyetje prindërit tanë që kur ishim të vegjël, madje edhe në moshën parashkollore, teksa ku u rritëm kërkimet tona epistemike hodhën themelet e shkencës, filozofisë dhe rendit shoqëror. Ku fshihet Dielli natën? Si ndodh që hallkat e zinxhiritqëndrojnë të lidhura së bashku? Pse ai njeriu atje nuk ka një shtëpi si ne? Pse gurët fundosen, ndërsa akulli noton? A është e njëjtë bluja që shihni ju me atë që shoh unë?

Ndërsa është menduar prej kohësh se arsyetimi i shoqëruar me një listë të pafundme pyetjesh nga fëmijët, ishte një strategji e tyre për të kërkuar vëmendje, studimet e fundit sugjerojnë se fëmijët janë vërtet kureshtarë, dhe se pyetjet e tyre ndikojnë tek të menduarit e tyre të mëvonshëm.

Pastaj, në një moment, zhduket nxitja jonë për të bërë pyetje. Dhe ky është një problem sepse siç thotë gazetari Uorren Berger, “Në një kohë kur ka kaq shumë informacione rreth nesh, dhe përgjigjet janë në majë të gishtave tanë, ne kemi nevojë për pyetje të mëdha, në mënyrë që të mund të dimë se çfarë të bëjmë me gjithë këtë informacion dhe të gjejmë rrugën drejt përgjigjes tjetër”.

Asnjëra prej tyre nuk përbën një shkak për të qenë disfatistë. Pavarësisht nga mosha jonë, arti (dhe aftësia) për të bërë pyetjen e duhur nuk është as i vdekur dhe as i humbur. Në rastin më të keq, ai thjesht është i përgjumur, dhe ne duhet të gjejmë mënyra për ta rigjallëruar atë.

Mbështesni një mjedis kureshtar

Po pse zbehet impulsi i fëmijëve për të bërë pyetje kur ata rriten? Përgjigja për këtë varion, por unë mendoj se një faktor i rëndësishëm, është se si ndryshojnë mjediset shoqërore që na rrethojnë ndërsa rritemi. Shkollat ​​transformohen nga vendi ku bëhen pyetje, në një vend të financuar nga aftësia jonë për t’iu përgjigjur atyre.

Ne mësojmë ta shesim veten në tregun e punës nga ajo që dimë, dhe jo ​​nga ajo që nuk dimë. Dhe e pranojmë se shoqëria i shpërblen njerëzit që premtojmë se kanë përgjigjet, pavarësisht se sa të largëta mund të zgjidhjet që propozojnë ata. Ndaj një mënyrë për të rigjallëruar kureshtjen tonë, është thjesht ndryshimi i skenarit.

Ne mund të jemi më të guximshëm për të bërë pyetje në publik, si dhe për t’i inkurajuar të tjerët që të ndjekin kuriozitetin e tyre. Në këtë mënyrë ne ndihmojmë në krijimin e një mjedisi ku ata përreth nesh ndihen të sigurt nga turpi dhe poshtërimi që mund të ndiejnë në zbulimin e mungesës së njohurive mbi një temë.

“Në një botë që qeveriset nga turpi dhe ndoshta dhe korrektësia politike, ka gjithnjë e më shumë njerëz që nuk po thonë atë që kanë në mendje. Ata nuk po pyesin atë që kanë në mendje. Dhe këtu pyetjet janë më të fuqishmet” tha në një intervistë sipërmarrësi Tim Ferris.

Bëni pyetjet e duhura

Në një moment të caktuar, ne të gjithë kemi pasur një mësues, prind ose menaxher që na thotë, “Nuk ka pyetje idiote”. Por vetëm sepse një pyetje nuk mund të jetë idiote, nuk do të thotë se ajo nuk mund të jetë e çuditshme, sarkastike, përçmuese, shpërfillëse apo e keqe. Këtu qëndron edhe vija ndarëse midis një pyetjeje “të drejtë” dhe “të gabuar”.

Qëllimi i një pyetje të gabuar, nuk është eksplorimi apo shuarja e kuriozitetit. Por fitimi në një debat apo detyrimi i dikujt për të dhënë një informacion që tashmë e dini. Me pak fjalë, nëse po bëni një pyetje si avokat, jeni në rrugë të gabuar. Një pyetje e drejtë është çdo pyetje që ju gjallëron, që buron nga kuriozitet i sinqertë dhe që siç vëren Berger, ju ndihmon të organizoni të menduarit rreth asaj që nuk dini.

Kthehuni tek bazat

Ne kemi zakonin e keq të mbivlerësimit të njohurive tona për çdo temë të caktuar. Ky iluzion, mund të çojë në supozime dhe besime të rreme që i “infektojnë” proceset tona të të menduarit. Një nga mënyrat për të hequr dorë nga ky zakon, është të fillojmë me pyetjen më themelore që mund të formulojmë.

Artisti konceptual Xhonaton Kits i quan “pyetje naive”. Ndërkohë gjeokimisti Houp Jahren i quan “pyetje kurioziteti”. Cilado qoftë etiketa, ato janë në thelb lloji i pyetjes që mund të bëjë një fëmijë. Përfitimi nga pyetje të tilla, kërkon që ne të gërmojmë më thellë dhe të ngadalësojmë të menduarit tonë, gjë që nga ana tjetër, mund të na zbulojë të panjohura ose informacione që mund të na kenë shpëtuar herën e fundit që kemi eksploruar mbi këtë temë. Thelbi është se të qenit kurioz, na ndihmon të lidhemi me të tjerët, dhe kjo lidhje na bën më të angazhuar me jetën.

Praktikoni të bërit e pyetjeve

Gjërat kryesore janë ndershmëria dhe kurioziteti. Elison Bruks dhe Lezli K.Xhon, përkatësisht profesoreshë e asociuar dhe profesor i administrimit të biznesit, rekomandojnë disa praktika më të mira. Ata ju këshillojnë që bëni pyetje më pak të ndjeshme, të favorizoni pyetjet e njëpasnjëshme, t’i mbani pyetjet të hapura, të angazhoheni me një ton të rastësishëm, t’i kushtoni vëmendje dinamikës së grupit, dhe natyrisht të dëgjoni me vëmendje.

“Lajmi i mirë është se duke bërë pyetje, ne e përmirësojmë natyrshëm inteligjencën tonë emocionale, gjë që nga ana tjetër na bën pyetës më të mirë” thonë ata në HarvardBusiness Review. Këto sugjerime do t’ju shërbejnë shumicën e kohës, por Bruks dhe Xhonparalajmërojnë se ka disa rrethana kur ato nuk do të jenë të zbatueshme (si p.sh. gjatë negociatave intensive, por edhe nëse jeni në profesion avokat).

Po ashtu ju mund të praktikoni bërjen e pyetjeve për veten tuaj. Ferris rekomandon mbajtjen e një liste pyetjesh në një ditar. Ato mund të jenë vetë-reflektuese, të nxisin planet për të ardhmen ose mund të jenë thjesht mendime kur jeni të nervozuar dhe zemëruar.

Ferris thotë se edhe nëse 90 për qind e pyetjeve tuaja të ditarit janë koti, edhe nëse ia vlen të ndiqen vetëm 10 për qind tyre, kjo është një shkallë e madhe suksesi. Pasi i inkurajon njerëzit të gjejnë kohë për të bërë pyetje fantastike absurde: Si do ta realizonit punën e një jave brenda 2 orësh? Çfarë do të bënit nëse do të fitonit lotarinë? Nëse do të mund të projektonit një qytet nga e para, si do ta bënit? Nëse do ta dinit ditën kur do të vdisnit, si do ta ndryshonte kjo jetën tuaj sot?

“Këto lloj pyetjesh absurde ju detyrojnë të shkelni disa nga kufijtë në sferën e rehatisë që keni krijuar për veten, dhe kjo është ajo që i bën kaq të fuqishme” thotë Ferris. Përtej gëzimit të zbulimit, dijeni se pyetjet që bëni janë problemet që zgjidhni. Ato ju ndihmojnë të lidheni me të tjerët dhe t’i forconi ato marrëdhënie.

Dhe ato janë gjithashtu mjetet tuaja kryesore për të mësuar rreth botës tuaj, si ajo e jashtme që ju rrethon, ashtu edhe ajo e brendshme brenda jush. Pra bërja e pyetjeve, është mënyra më e mirë për të thelluar të kuptuarit tuaj mbi gjërat që kanë rëndësi për jetën tuaj. / “Big Think” – Bota.al

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara