Kulturë

Arsyet pse nuk duhet të përdorni peshqir për të tharë fytyrën

Published

on

Ju mund të mendoni tualeti është sendi më i mbushur me mikrobe në shtëpinë tuaj, por nuk është kështu. Në fakt, janë peshqirët tuaj që janë të mbushura me më shumë baktere, dhe nëse po i përdorni për të fshirë fytyrën tuaj, po i bëni lëkurës suaj.

Dhe megjithëse tharja e fytyrës me një peshqir duket si gjëja më logjike për të bërë, në të vërtetë, mund të bëjë më shumë dëm se sa mirë, shkruan Bright Side.

Pse nuk duhet të përdorim peshqir? Lexoni arsyet më poshtë:

Mund të shkaktojë akne.

Peshqirët janë kurthe të shkëlqyera për bakteret dhe sepse zakonisht i ruajmë në banjë, ku ajri është i lagësht, krijon një mjedis të përsosur për rritjen e baktereve. Kur fërkoni peshqirin në fytyrë, po lëvizni të gjitha këto baktere drejtpërdrejt në lëkurën tuaj, gjë që përfundimisht mund të çojë në shpërthim të akneve dhe bllokimin e poreve.

Lëkura juaj mund të plaket më shpejt.

Peshqirët e banjës janë shumë të ashpër në fytyrën tuaj, dhe përdorimi i tyre mund të krijojë çarje të imëta në lëkurën tuaj, duke e bërë atë të prekshme nga infeksionet dhe rrudhat. Sa më shumë që lani peshqirët, pëlhura bëhet më e brishtë dhe fërkimi që ato krijojnë vepron si një gërryes që mund të jetë i tepërt për lëkurën tuaj.

Mund ta bëjë lëkurën tuaj të yndyrshme.

Mund të tingëllojë kontradiktore, por tharja e lëkurës tuaj në fakt mund ta bëjë atë më të yndyrshme. Meqenëse peshqirët mund të heqin vajrat natyralë, lëkura juaj ka nevojë të qëndrojë e shëndetshme, gjëndrat dhjamore nën sipërfaqen e lëkurës do të duhet të prodhojnë më shumë vaj për të ekuilibruar tharjen, e cila do të rezultojë në lëkurë tepër të yndyrshme.

Çfarë të përdorim në vend të peshqirit?

Në vend që ta prekni fytyrën me një peshqir, lini ajrin të bëjë punën e vet. Tharja në ajër është më higjienike dhe e butë për lëkurën tuaj, dhe megjithëse kërkon më shumë kohë sesa të fshini fytyrën me një peshqir, lëkura do t’ju falënderojë për këtë.

Lani fytyrën si zakonisht.

Lëreni lëkurën tuaj të thahet natyrshëm.

Vendosni kremin tuaj hidratues të preferuar

Continue Reading

Lajmet

Galeria Kombëtare e Kosovës hap thirrjen për Programin Vjetor 2027

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK) ka hapur thirrjen për propozime për Programin Vjetor 2027, duke ftuar artistë, kuratorë, hulumtues dhe profesionistë të tjerë të arteve pamore të aplikojnë me projektet e tyre.

Thirrja përfshin propozime për ekspozita ndërdisiplinare në fusha si piktura, skulptura, grafika, instalacioni, fotografia, videoja dhe performanca. Gjithashtu, pranohen projekte edukativo-arsimore, hulumtuese, botuese dhe multimediale.

Projektet mund të realizohen brenda ose jashtë hapësirave të Galerisë, në bashkëpunim me stafin e saj. Për aplikim janë të ftuara edhe kolektivet, organizatat dhe komunitetet kulturore, ndërsa kontratat do të lidhen me individë.

Programi do të zhvillohet në dy hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës: GKK Qendrore dhe GKK QAFA.

Afati i fundit për aplikim është 30 dhjetor 2026. Informacionet e hollësishme për thirrjen dhe mënyrën e aplikimit mund të gjenden përmes kanaleve zyrtare të Galerisë Kombëtare të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Restaurohet Mulliri i Cermjanit në Gjakovë, rikthehet një pjesë e trashëgimisë kulturore

Published

on

Mulliri i Cermjanit në Gjakovë është restauruar, duke rikthyer në jetë një pjesë të trashëgimisë kulturore që dëshmon traditën dhe mënyrën e jetesës së brezave të kaluar.

Përmes këtij restaurimi synohet ruajtja e vlerave historike dhe kulturore, si dhe përcjellja e tyre te brezat e ardhshëm.

Puna për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore vazhdon, me qëllim që monumentet dhe traditat që përbëjnë identitetin tonë të ruhen edhe në të ardhmen./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara