Kulturë

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

Mbase ka të bëjë me zemrën.

Published

on

Nëse keni vënë re se jeni të pangopur me gjumë edhe pasi flini për 8-9 orë, atëherë mund të jeni duke përjetuar disa çrregullime. Nëse vini re se ju zë gjumi në vende dhe orare të çfarëdoshme, kjo është një tjetër shenjë që tregon çrregullim me gjumin. Më poshtë janë disa nga arsyet pse ndodh kjo.

Ju mund të vuani nga hipersomnia, gjë që është e kundërta e insomnia. Hipersomnia ndodh kur orët e gjumit shtohen gjatë natës ose ditës. Nëse vuani nga kjo gjë, me shumë mundësi mund të ndiheni të lodhur gjatë ditës. Pra, gjumi i tepërt nuk do të thotë gjithmonë çlodhje.

Ju mund të keni simptoma depresioni. Depresioni shfaqet me simptoma të ndryshme në njerëz të ndryshëm. Nëse dikush përjeton insomnia për shkak të depresionit, dikush tjetër mund të përjetojë hypersomnia.

Mbase ka të bëjë me zemrën. Nëse po flini me orë të zgjatura, një shkaktar mund të jetë zemra sepse shpeshherë sëmundjet e zemrës kanë të tilla efekte te njerëzit.

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

I keni kontrolluar tiroidet? Janë dy lloje tiroidesh që ndikojnë tek gjumi. Njëra prej tyre shkakton insomnian ndërsa tjetra hipersomnian. Hipertiroidizmi lidhet me gjumin 10-orarësh ose më shumë.

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

Ndonjëherë nuk ka ndonjë arsye kaq shkencore dhe këto probleme mund të lidhen me ndryshimin e stinëve dhe si ky ndryshim ju bën të ndiheni.

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

Kur nuk flini mjaftueshëm, gjasat janë që të doni t’i rikuperoni orët e humbura.

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

Gjumi juaj mund të ndikohet edhe nga rrugët e frymëmarrjes. Nëse ka ndonjë bllokim në rrugët e frymëmarrjes gjatë natës, gjumi ndërpritet. Bllokime të tilla janë të shpeshta dhe shtyjnë orarin e gjumit.

Arsyet pse flini më shumë se 8 orë

Continue Reading

Kulturë

Kryetari i Prishtinës nderon aktoren Fatlume Bunjaku për suksesin në Berlinale

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vlerësuar aktoren dhe profesoreshën në Fakultetin e Arteve në UBT, Fatlume Bunjaku, për suksesin e saj ndërkombëtar, pasi është përzgjedhur “European Shooting Stars 2026” në kuadër të Berlinale, një nga platformat më prestigjioze evropiane për promovimin e aktorëve me potencial.

Në një takim të veçantë, Rama e nderoi aktoren për këtë arritje të rëndësishme, duke theksuar kontributin e saj në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

“Zbardhje” i Kaltrina Krasniqit merr mbështetje nga Fondi Hubert Bals

Published

on

Filmi i ri artistik i regjisores Kaltrina Krasniqi, “Zbardhje”, është përzgjedhur për mbështetje nga Fondi Hubert Bals i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Roterdam përmes skemës HBF+EU Minority Co-Production. Filmi trajton mënyrat se si gjinia, klasa dhe vetëdija për trupin formësojnë marrëdhëniet e përditshme mes grave që jetojnë në Prishtinë, në rrethana të ndryshme sociale dhe ekonomike.

Skenari është nga Doruntina Basha, ndërsa prodhimi bëhet nga Ares Shporta për Vera Films, në bashkëprodhim me Portokal (Bullgari), Papadhimitri Productions (Shqipëri) dhe Code Blue Production (Mali i Zi). Xhirimet fillojnë këtë javë në Prishtinë.

Fondi Hubert Bals ka mbështetur mbi 1,400 projekte filmike ndër vite, shumë prej të cilave janë shfaqur në Festivalet e Kanës, Venecias dhe Berlinale. Skema HBF+EU Minority Co-Production ka për qëllim të tërheqë bashkëprodhues evropianë dhe të lidhë projekte me kinemanë arthouse ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës sot hap pjesëmarrjen në Panairin e Librit në Leipzig

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës është gati për Panairin e Librit në Leipzig, i cili hapet zyrtarisht sot dhe do të qëndrojë i hapur deri të dielën.

Stenda e saj në Sallën 4, D410, mirëpret vizitorët dhe bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani.

Continue Reading

Kulturë

Nisin punimet për Muzeun e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica në Prishtinë

Published

on

Pas shumë përpjekjeve dhe angazhimit të vazhdueshëm, në kryeqytet nisën punimet për restaurimin dhe konservimin e Shtëpisë-Shkollë të familjes Hertica. Ky projekt jo vetëm që rikthen një objekt historik, por përçon edhe mesazhin e rezistencës qytetare përmes arsimit gjatë kohës kur mësimi në Kosovë ishte i ndaluar.

Shtëpia-shkollë e familjes Hertica ka qenë një hapësirë ku dija ruhej dhe transmetohej si formë mbijetese dhe dinjiteti. Muzeu synon të ruajë këtë trashëgimi të jashtëzakonshme dhe ta bëjë të njohur tek brezat e rinj dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ky projekt është një dëshmi për guximin dhe sakrificën e atyre që e kuptuan arsimin jo vetëm si proces mësimor, por si akt politik, shoqëror dhe ekzistencial.

Siç u theksua, “aty ku dija mbrohet edhe në kushte të pamundura, aty fillon liria”.

Continue Reading

Të kërkuara