Lajmet

Arrestohet një femër për grabitje në kryeqytet

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar të gjinisë femërore nën dyshimin se ka kryer veprën penale grabitje.

A.M. me forcë i ka grabitur një femre tjetër një zinxhir ari nga qafa sot rreth orës 17:30, në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale me vendim prokurorit të shtetit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Aktualitet

​Media franceze Le Monde: Në Serbi, një strategji frike

Published

on

Autoritetet serbe nuk kanë arritur ta ndalin lëvizjen studentore kundër korrupsionit as pas nëntë muajsh protestash dhe demonstratash të pandërprera. Këto protesta kanë tronditur vendin ballkanik që nga nëntori 2024, kur u shemb çatia e sapo renovuar e stacionit të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh në Serbi.

Sipas gazetës franceze Le Monde presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka adoptuar tani një strategji frike duke nxjerrë në rrugë truproja dhe huliganë të lidhur me rrjetet e fuqishme të krimit të organizuar në Serbi, më 12 gusht.

Sipas këtij mediumi, në pushtet që nga viti 2014, fillimisht si kryeministër e më pas si president, Aleksandar Vuçiç nuk ka marrë kurrë seriozisht kërkesat e studentëve për një gjyqësor funksional dhe sundim të ligjit. Po ashtu, ai nuk ka treguar asnjë gatishmëri për t’iu përgjigjur thirrjeve të tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Që prej asaj dite, dhe duke u intensifikuar të shtunën, disa qytete serbe janë shndërruar në fusha beteje gjatë natës, teksa përkrahësit e qeverisë janë përplasur me protestuesit. Burra të maskuar me prejardhje të paidentifikuar kanë bastisur zyrat e partisë në pushtet.

Një seri arrestimesh të dhunshme janë filmuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, në një përpjekje të qartë për të ndezur opinionin publik.

Ndërkohë, autoritetet akuzojnë opozitën se po përpiqet të shkatërrojë Serbinë dhe ta fusë vendin në luftë civile.

Duke nxitur kaosin që vetë e dënon, Vuçiç shpreson qartë se dhuna do të diskreditojë studentët serbë, sidomos në sytë e Bashkimit Evropian dhe liderëve të tij.

Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili i shiti Serbisë 12 avionë luftarakë Rafale në vitin 2024 është përmbajtur nga kritikat.

Gjermania dhe Komisioni Evropian në Bruksel kanë qenë po aq e heshtur.

 

Continue Reading

Aktualitet

​FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA

Published

on

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftojnë të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara se më 25 gusht 2025 do të hapet konkursi për pranimin e kadetëve të rinj në akademinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky konkurs ofron mundësinë e studimeve për oficer, me qëllim të përgatitjes profesionale dhe ushtarake të gjeneratave të reja që do t’i shërbejnë FSK-së dhe vendit.

Kushtet e konkursit janë publikuar më 12 gusht 2025 dhe mund të lexohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes.

“Për më shumë informata, kandidatët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit: 038-555584 5690 dhe 038-555584 5691 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Shqipëri: Pesë vatra zjarri të raportuara, tre aktive dhe dy në monitorim

Published

on

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Shqipëri (QKOEC) në AKMC, raportoi sot 5 vatra zjarri nga të cilat 3 vatra janë aktive, dhe 2 vatra janë në monitorim.

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim nga 7 efektiv te MZSH për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen.

Në terren janë angazhuar 50 forca të FA, të cilat janë shpërndarë në dy grupe me qëllim vendosjen nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të zjarrit. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur më datë 10.08.2025 në fshatrat Damjan dhe Isufaj të Tiranës dhe i përhapur prej datës 13.08.2025 edhe në zonën e Pezë -Helmës, vijon të jetë aktiv në disa vatra të minimizuara, por që po mbahen nën mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

Continue Reading

Bota

​Mbi 1100 vdekje nga vala e fundit e të nxehtit në Spanjë

Published

on

Mbi 1100 vdekje janë regjistruar nga valët e të nxehtit që kanë goditur Spanjën e që i atribuohen temperaturave përvëluese, të cilat në jug të gadishullit arritën në 45°C.

Sipas vlerësimeve nga Sistemi i Monitorimit të Vdekshmërisë Ditore (MoMo), i menaxhuar nga Qendra Kombëtare e Epidemiologjisë e Institutit Shëndetësor Carlos III, që nga fillimi i sezonit të verës janë regjistruar 2635 vdekje që i atribuohen valëve të të nxehtit, një rritje prej 40% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024, shkruan ANSA.

Ndërsa sistemi MoMo nuk mund të përcaktojë një lidhje shkakësore përfundimtare, ai prodhon një vlerësim të besueshëm të vdekjeve të tepërta krahasuar me pritjet historike duke kryqëzuar të dhënat e vdekshmërisë ditore me të dhënat e temperaturës të ofruara nga Agjencia Kombëtare Meteorologjike Spanjolle (Aemet).

Të dhënat më shqetësuese kanë të bëjnë me grupet e popullsisë pothuajse të gjitha viktimat (2529) ishin persona mbi 65 vjeç, veçanërisht ata mbi 75 vjeç, për të cilët nxehtësia rekord do të kishte përkeqësuar gjendjet mjekësore para-ekzistuese, të tilla si sëmundjet e frymëmarrjes ose të zemrës.

Megjithatë, nxehtësia shkaktoi edhe vdekje të drejtpërdrejta.

 

Continue Reading

Të kërkuara