Kronikë e zezë

Arrestohet një 32 vjeçar për sulm ndaj personit zyrtar

Policia informoi se lidhur me rastin u sekuestrua një revole.

Published

on

Një 32 vjeçar u arrestua sot në Fushë Kosovë për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia informoi se lidhur me rastin u sekuestrua një revole, që i dyshuari ka poseduar me vete në rastin e sulmit si dhe ka ekspozuar atë.

“Sot u realizua një operacion në “Fushë Kosovë” me ç’ rast policia arrestoi të dyshuarin; -S. M, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në rastin e sulmit ndaj personit zyrtar të ndodhur më datë 30.11.2022, rreth orës 22:45 në fshatin Sllatinë të komunës së Fushë Kosovës. Arrestimi i të dyshuarit erdhi si produkt i progresit hetimor të rastit në fjalë ku hetuesit policor duke trajtuar me përkushtim të thellë të gjitha elementet e rastit, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe të lokalizojnë vendndodhjen e tij”, bëri të ditur Policia.

I dyshuari, pas arrestimit, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

Ndaj 32 vjeçarit u iniciua hetim në drejtim të veprave penale “Sulm ndaj personit zyrtar” si dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Lajmet

Tri raste të dhunës në familje brend një dite

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për tre raste të reja të dhunës në familje dhe sulmit, të ndodhura gjatë ditës së djeshme në Pejë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rasti i parë në Pejë është regjistruar rreth orës 14:40, ku policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se pas një fjalosjeje ka sulmuar viktimat. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po në Pejë, rreth orës 22:05, një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një mashkull. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar goditjen, me arsyetimin se ajo kishte goditur më parë një person tjetër. Viktima ka zgjedhur me vullnetin e saj të qëndrojë te familja e saj, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkaq, në Mitrovicë të Veriut, rreth orës 14:20, është arrestuar një person pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktima. Të dëmtuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Të gjitha rastet po vazhdojnë të hetohen nga njësitë përkatëse policore.

 

Continue Reading

Lajmet

Zjarri përfshin 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh intervenimi

Published

on

By

Një sipërfaqe prej rreth 10 hektarësh e mbjellë me pisha është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së dielës në Prizren, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas raportit, incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00 për shkaqe ende të panjohura. Në vendngjarje kanë intervenuar menjëherë ekipet e zjarrfikësve të ndihmuar edhe nga banorët lokalë, të cilët pas disa orësh përpjekjesh kanë arritur ta lokalizojnë vatrën e zjarrit.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në sipërfaqet e pyllëzuara. Policia vazhdon punën për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Zhduket një person në Viti

Published

on

By

Një person është shpallur i zhdukur në Viti, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti në Polici është raportuar nga një familjar i të zhdukurit.

Ndërkaq, rasti po hetohet nga ekipet relevante. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shpërthen një granatë në një oborr në Prishtinë, dëmtohen dy shtëpi dhe një veturë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë, pasi persona të panjohur kanë hedhur një mjet të dyshuar shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë, në oborrin e një shtëpie.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja është denoncuar nga dy burra. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në muret e dy shtëpive si dhe është dëmtuar një automjet i parkuar aty pranë.

Nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime intenzive. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara