Kronikë e zezë

Arrestohet edhe i dyshuari i pestë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari i pestë ka qenë në kërkim policor dhe është duke u intervistuar.

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e pestë në rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari i pestë ka qenë në kërkim policor dhe është duke u intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews/

Kronikë e zezë

Kërcënoi përfaqësuesit e lartë të Kosovës në rrjete sociale, arrestohet shtetasi i huaj në pikën kufitare

Published

on

By

Një shtetas i huaj është arrestuar të dielën në pikën kufitare në Stanqiq, pasi kërkohej për dhunë dhe kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës.

Arrestimi i tij u bë mbi bazën e një urdhërarresti të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari e kishte kryer këtë vepër penale përmes një postimi në rrjete sociale në tetor të vitit të kaluar.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë: Goditet një këmbësore, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një këmbësore ka marrë lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë pasditen e së dielës në Prishtinë.

Sipas raporti njëditor, policia ka arrestuar shoferin e dyshuar, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin nga pakujdesia.

Ndërsa me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë

Published

on

By

Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Mitrovicën e Jugut.

Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendngjarje.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa policia po e trajton rastin si vdekje të dyshimtë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia nis fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, apel për kujdes në trafik gjatë sezonit veror

Published

on

Policia e Kosovës ka nisur fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”, me synim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor gjatë sezonit veror, kur fluksi i automjeteve dhe i udhëtarëve është më i madh, si dhe për t’u uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve që vijnë për pushime.

Në kuadër të kësaj fushate, Policia do të shpërndajë broshura informuese me këshilla dhe udhëzime praktike për pjesëmarrësit në trafik, të cilat duhet të merren parasysh menjëherë pas hyrjes në Kosovë.

Sipas Policisë, shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore mbeten tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi në vende të ndaluara, pakujdesia, lodhja, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Për të rritur sigurinë në rrugë, Policia ka bërë të ditur se, përveç shtimit të patrullave dhe pikave të kontrollit, do të përdorë edhe automjete të pajisura me teknologji inteligjente, kamera, radarë mobilë dhe dronë për identifikimin e shkeljeve në trafik.

Sipas njoftimit, kundërvajtjet si tejkalimi i shpejtësisë, parakalimi i ndaluar, mosvendosja e rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit, qarkullimi me automjete të paregjistruara dhe shkelje të tjera do të evidentohen edhe pa ndalimin fizik të automjetit. Në këto raste, gjobat do t’i dërgohen me postë pronarit të mjetit.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë që pushimet verore të kalojnë në mënyrë të sigurt.

“I lodhur? Pushoni! Më mirë vonë në destinacion, sesa kurrë”, është mesazhi kryesor i kësaj fushate./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara