Kronikë e zezë

Dalin para gjykatës dy të miturit e dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares

Pas kësaj seance pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.

Published

on

Dy të miturit që u arrestuan mbrëmë nën dyshimin për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, kanë dalë para gjykatës.

Seanca sapo ka filluar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, te gjykatësja Elife Ukaj, raporton “Betimi për Drejtësi”. Pas kësaj seance pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.

Ndryshe, lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Kurse, i dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi i njëjti është identifikuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht, ku e mitura dyshohet se u dhunua nga pesë të dyshuarit në Prishtinë për disa orë./BetimipërDrejtësi

Lajmet

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Të kërkuara