Bota

Armët amerikane vazhdojnë të shkrepen në fushëbetejë në Ukrainë

Published

on

Armët e prodhimit amerikane janë duke u përdorur vazhdimisht në fushëbetejat e Ukrainës, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara e kishin pezulluar përkohësisht furnizimin e Kievit me armë.

Furnizimi me municione dhe armë rifilloi më 12 mars, pasi ishte pezulluar për rreth një javë.

Pezullimi ndodhi si rrjedhojë e një përplasjeje në Zyrën Ovale mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 28 shkurt.

Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Maryan Kushnir, u takua me trupa në vijën e frontit në rajonin lindor, Donjeck, në fillim të marsit.

Ai i gjeti ata duke e përdorur obusin amerikan, Paladin, dhe automjetet luftarake Bradley, si dhe obusin M777, i cili prodhohet në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto armë përdoreshin vazhdimisht dhe plotësisht.

Trupat ukrainase kanë hapur zjarr intensiv pranë [qytetit të] Kurahovit”, tha Kushnir, duke qëndruar pranë një M777-shi.

Sapo kanë qëlluar më shumë se 20 predha dhe zjarri nuk është ndalur. Kjo lloj artilerie mbërriti në vitin 2022 nga Shtetet e Bashkuara. Ka shumë armë të tilla në vijën e frontit dhe ato përdoren gjerësisht, ashtu si edhe predhat me kalibër të NATO-s. Zjarri nuk ndalet kurrë, siç mund ta shihni”, tha ai.

Ushtarët që i intervistoi Kushnir thanë se besojnë që pezullimi i ndihmës ushtarake ka pasur pak ndikim deri tani.

Për sa di unë, ne po prodhojmë predha tani, kështu që nuk mendoj se do të kemi probleme me furnizimin”, i tha Kushnirit një ushtar i paidentifikuar. “Dhe do t’i kemi ende këto armë. Nëse ndodh diçka në të ardhmen, mund t’i riparojmë. Ato po riparohen dhe po rikthehen në gjendje pune që t’i përdorim sërish”.

Nuk është vetëm Amerika që po na ndihmon”, tha një ushtar tjetër i paidentifikuar. “Ne do të rezistojmë dhe kjo situatë do të përfundojë”.

Sipas Institutit Kiel për Ekonominë Botërore, me bazë në Gjermani, Shtetet e Bashkuara ofruan 67 miliardë dollarë ndihmë ushtarake nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022 deri në dhjetor 2024.

Evropa ofroi 65 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë.

Fedir Venislavsky, i cili është anëtar i komitetit të mbrojtjes në parlamentin ukrainas, vlerësoi në fillim të marsit se furnizimi i Ukrainës me armë do të mjaftojë vetëm për gjashtë muaj pa ndihmën ushtarake të SHBA-së./REL/

Bota

Trump thotë ‘është mirë që jam në Skoci’, zbarkon për një udhëtim katër-ditor

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump tha se “është shumë mirë të jesh në Skoci” teksa zbarkoi për një vizitë private katër-ditore.

Pasi Air Force One zbarkoi në Aeroportin e Prestwick, pak para orës 20:30, presidenti amerikan u prit nga Sekretari Skocez Ian Murray dhe Warren Stephens, Ambasadori i SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar.

Trump foli me gazetarët përpara se autokolona presidenciale të nisej për në resortin e tij Turnberry, në South Ayrshire, ku pritet të luajë golf të shtunën, shkruan BBC.

Duke folur për Sir Keir Starmer, të cilin do ta takojë të hënën, ai tha: “Më pëlqen kryeministri juaj. Ai është pak më liberal se unë – siç ndoshta e keni dëgjuar – por është një njeri i mirë. Ai arriti një marrëveshje tregtare.”

Autokolona – e cila përmbante më shumë se dy duzina automjetesh – hyri në resortin e golfit Turnberry të Trump rreth orës 21:30, i shoqëruar nga automjete të Policisë së Skocisë dhe ekipe ambulancash.

Ndërsa mbërriti në hotelin luksoz, automjeti i presidentit – i njohur si Bisha – kaloi pranë një grupi të vogël protestuesish.

Trump do të qëndrojë në Turnberry gjatë fundjavës përpara se të shkojë në pronën e tij të dytë në Aberdeenshire, ku do të hapë një fushë të re me 18 vrima në Menie.

Ai u tha gazetarëve se një yll i ndjerë i James Bond luajti një rol vendimtar në projekt.

Trump tha: “Sean Connery më ndihmoi të merrja lejet – nëse nuk do të ishte për Sean Connery nuk do t’i kishim ato fusha të shkëlqyera.”

Continue Reading

Bota

Monumenti për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës u përurua në Paris

Published

on

By

Anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Beçiroviq dhe kryetarja e Bashkisë së metropolit francez, Anne Hidalgo përuruan sot në Paris monumentin kushtuar viktimave të gjenocidit të Srebrenicës.

Monumenti ndodhet në rrugicën e monumenteve përkujtimore në varrezat Père Lachaise, pranë atyre të dedikuara për viktimat e gjenocidit në Ruandë dhe ushtarëve francezë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

Ai u ngrit me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve, dhe iniciativa për ndërtimin e tij erdhi nga organizata joqeveritare Solidariteti me Bosnjën dhe Hercegovinën (SIBH-Francë), me mbështetjen e autoriteteve të qytetit të Parisit, transmetojnë mediat boshnjake.

Kujtimi i gjenocidit të Srebrenicës duhet të jetë themeli për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, më të sigurt dhe më të drejtë, sepse vetëm me të vërtetën, respektin për viktimat dhe përgjegjësinë mund të sigurohemi që gjenocidi të mos ndodhë më kurrë“, tha Beçiroviq.

Gjenocidi i Srebrenicës, i kryer nga forcat serbe të Bosnjës, konsiderohet krimi më i keq i luftës i kryer në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë u vranë në masakrën serbe në vitin 1995.

Continue Reading

Bota

ShBA kundërshton propozimin e Macron për njohjen e shtetit palestinez: Vendim i njëanshëm

Published

on

By

Kreu i diplomacisë amerikane e bëri të qartë të enjten se “kundërshton fuqishëm” vendimin e presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Ai e ka cilësuar si një vendim të njëanshëm dhe që, sipas tij, e largon paqen.

Ky vendim i njëanshëm nuk shërben për asgjë tjetër përveçse për propagandën e Hamasit dhe përbën një hap prapa për procesin e paqes. Është një shuplakë në fytyrën e viktimave të 7 tetorit 2023,” deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përmes një postimi në platformën X.

Ndërkohë, ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, kishte deklaruar në muajin qershor se nuk e konsideron më prioritet të politikës së jashtme amerikane krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Continue Reading

Bota

​Macron thotë se Franca do ta njohë Palestinën si shtet

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi sonte se vendi i tij do ta njohë Palestinën si shtet.

Në një deklaratë të postuar në rrjetin X, Macron tha se vendimi do të formalizohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator.

“Duke pasur parasysh angazhimin e saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë shtetin e Palestinës. Paqja është e mundur”, ka shkruar ai.

“Gjëja urgjente sot është që lufta në Gaza të ndalet dhe popullsia civile të shpëtohet”, thuhet në deklaratën e Macron, e cila përfshinte edhe një letër dërguar presidentit palestinez Mahmoud Abbas në lidhje me vendimin.

Aktualisht, mbi 140 vende njohin shtetin palestinez. Macron në qershor shprehu një vendosmëri për të njohur shtetin e Palestinës dhe mbështeti një lëvizje më të gjerë drejt një zgjidhjeje me dy shtete.

Continue Reading

Të kërkuara