Lajmet

Anonymous hakon Agjencinë Ruse të Censurës së Medias dhe publikon 364,000 dosje

Dosjet tani janë publikuar.

Publikuar

Anonymous ka shkelur bazën e të dhënave të Roskomnadzor, agjencisë ekzekutive federale ruse përgjegjëse për monitorimin, kontrollin dhe censurimin e mediave ruse, përcjell UBT News.

Sulmi kibernetik i lejoi grupit haktivist të sekuestronte më shumë se 360,000 dosje, të cilat tani janë publikuar për publikun. Të dhënat prej 820 GB fokusohen kryesisht në dokumentet në lidhje me republikën e Bashkortostanit, një nga provincat më të mëdha në Federatën Ruse.

Sipas Anonymous, aktivitetet e Roskomnadzor janë një çështje me interes publik “për popullin e Rusisë dhe për botën”.

“Veprimet e tyre të fundit vetëm e kanë theksuar këtë”, tha Anonymous në një deklaratë.

“Roskomnadzor ka dhënë udhëzime se çfarë mund të thuhet dhe ka urdhëruar mediat të fshijnë lajmet që tregojnë pushtimin nga Rusia në Ukrainë”.

“Në përgjigje të verifikimit të fakteve të Facebook rreth deklaratave të Rusisë për luftën, Roskomnadzor filloi të kufizonte aksesin në Facebook përpara se më vonë ta bllokonte atë”.

“Roskomnadzor kërcënoi gjithashtu se do të bllokonte aksesin në Wikipedia ruse për artikullin e tyre në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës”.

“Kjo pason një histori të krijuar të veprimeve të ngjashme në të kaluarën”.

Sipas Distributed Email of Secrets, burimi i tyre nga Anonymous mendoi se “populli rus duhet të ketë akses në informacione rreth qeverisë së tij”, pasi u shkëput nga mediat e pavarura dhe organet e lajmeve nga bota e jashtme.

“Ne po e publikojmë këtë zbulim në pritje të shkëputjes së mundshme të Rusisë nga interneti global më 11 mars, dhe shpresojmë që rusët të kenë kohë t’i shkarkojnë këto të dhëna, përpara asaj kohe”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Distributed Email of Secrets./UBTNews/

Lajmet

​Kuvendi miraton projektligjin për rrugët

Të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër Projektligjit për rrugët.

Publikuar

nga

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare, ka miratuar një sërë projektligjesh. Të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër Projektligjit për rrugët, Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave, ndërkaq u miratua edhe Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028, raporti vjetor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2022, po ashtu raporti për gjendjen në mjedis për vitin 2022, si dhe rezoluta për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022.

Krahas kësaj, në mungesë të kuorumit, kuvendi dështoi të miratoi të miratojë Projektligjin për verëra dhe Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme.

Në këtë seancë s’po marrin pjesë deputetët opozitarë. Të njëjtit pasi dështoi të themelohet komisioni hetimor parlamentar për kontratat njëburimore lëshuan sallën.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Përkujtohen viktimat në 25-vjetorin e masakrës së Podujevës

Kryeministri tha se njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe për lirinë e popullit.

Publikuar

nga

Në përvjetorin e 25-të të masakrës së kryer në Podujevë nga njësiti serb “Skorpionët”, kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe te varrezat e të vrarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu.

Sikurse ishin të bashkuara familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, kryeministri tha se njësoj të bashkuar jemi edhe ne sot në kujtim dhe në nderim të rënies së tyre për tokën e Kosovës dhe për lirinë e popullit.

“Ata na e kujtojnë dhe përkujtojnë se sa i lartë ishte çmimi i shtetit dhe lirisë, që e gëzojmë sot, se si rrënjët e shtetit dhe të lirisë janë te gjaku i martirëve dhe dëshmorëve. Njëkohësisht, zëri ynë do të jetë gjithnjë më i fuqishëm si institucional ashtu edhe qytetar për kërkim të drejtësisë”, tha ai.

Në mesin e të mbijetuarve të kësaj masakre, kryeministri përmendi Saranda Bogujevcin, tashmë deputete dhe nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila bashkë me të mbijetuarit e tjerë i bënë ballë breshërive të plumbave dhe të cilët sot janë ndër dëshmitarët e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

“Në mesin e atyre që u masakruan këtu ishte edhe Saranda Bogujevci e cila iu mbijetoi 16 plumbave, pra para 25 viteve trupi i njomë i Saranda Bogujevcit, atëherë e mitur, përfundoi me 16 plumba dhe ata pesë që shpëtuan nga kjo masakër ishte një mrekulli e vërtetë dhe sot janë dëshmitarë të gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, tha ai.

Kurti vazhdoi duke i bërë thirrje edhe një herë Prokurorisë në Kosovë të punojnë në ndjekjen e kriminelëve dhe vënien e drejtësisë, e cila do të finalizohej me vënien prapa grilave të vrasësve mizorë të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu.

Ngjashëm, u shpreh edhe Enver Duriqi, të cilit në këtë masakër iu vranë katër fëmijë të moshave 3, 5, 8 edhe 10-vjeç, bashkë me gruan dhe prindërit.

“Është mbajtur një gjykim sa për sy e faqe dhe kisha me quajt se ata i kanë metodat e veta, injorojnë, nuk gjykojnë, nuk i pranojnë krimet, por si do që të jetë, ne do të qëndrojmë edhe më të fortë”, tha Duriqi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

S’ka kuorum për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore

Kjo pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

Publikuar

nga

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar që do t’i hetojë kontratat njëburimore të Qeverisë Kurti. Kjo pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votim.

Gjatë diskutimit që ka zgjatur rreth tri orë, deputetët e opozitës e kanë akuzuar pushtetin për numër të madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë kësaj qeverisje.

Në sallë ishin të pranishëm 63 deputetë, ndërsa në votim morën pjesë 26 përfshirë edhe Konjufcën që votoi pro themelimit të këtij komisioni. Ata kanë kërkuar që Prokuroria të merret me hetimin e tyre. Por deputetët e pushtetit kanë thënë se themelimi i komisionit është ia panevojshëm dhe ka mohuar akuzat e opozitës se në këtë qeveri janë lidhur më shumë kontrata njëburimore se në qeveritë e kalaruar.

Shefja e GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka refuzuar t’i paraqesë në Kuvend pesë emrat e grupit të saj për komisionin hetimor, me arsyetimin se duhet të binden se opozita po kërkon zgjedhje fillimisht e pastaj i dërgojnë emrat.

“Shumë lartë e vlerësojmë ofertën për pesë anëtarë, ne frikësohemi se komisioni po i shtyn zgjedhjet e shumëkërkuara nga opozita dhe nuk po dimë a janë më me prioritet komisionet apo zgjedhjet. Derisa ta marrin vendimin dhe derisa të jemi të bindur se këta vërtetë po kërkojnë zgjedhje ne nuk i kemi këta 5 emra”, ka thënë ajo.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, ka propozuar një datë për zgjedhje.

“Marrë parasysh josinqeritetin e këtyre dhe frikën për të shkuar ne e dimë që ajo ka qenë vetëm një lojë fjalësh sepse këta nuk guxojnë ta shpërndajnë kuvendin më 9 qershor. Nuk mundet me kaq lehtësi dhe me këtë sportivitet kaq të madh me anashkalu votimin e një komisioni hetimor”, ka thënë Tahiri.

Kurse Driton Selmanaj nga LDK-ja ka thënë se komisioni hetimor duhet të themelohet, ndërkohë ka treguar pozicionin e partisë për zgjedhje.

“Atë që mund të them në emër të LDK, ne kemi filluar me u dashuruar në postulatin hajnat në burg, por jo hajnat në zgjedhje. Ne po duam hajnat vërtetë të përfundojnë në burg. Mesa po e shohim VV po do me shku me postulatin hajnat në zgjedhje sepse po i duhen paratë për të bërë fushatë edhe një herë. Ne insistojmë në themelimin e komisionin hetimor”, deklaroi Selmanaj.

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se VV-ja po i ik temës së komisionit hetimor sepse ka frikë.

“Është një ikje nga tema nga komisioni hetimor që në fakt është frika e qeverisë me u ballafaqu me të vërtetën dhe mos emërimi i kandidatëve e vërteton pohimin tonë se tenderët njëburimorë janë vatra korruptive e kësaj qeverie”, deklaroi Tahiri.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të shkurtit arritën në mbi 174 milionë euro

Sipas një komunikate, 174.30 milionë euro është vlera preliminare e remitancave.

Publikuar

nga

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera preliminare e dërgesave nga mërgata për muajin shkurt 2024, është 87.90 milionë euro. Sipas një komunikate, 174.30 milionë euro është vlera preliminare e remitancave.

“64.40%, dërgesat përmes IFJB-ve, 312.70 milionë euro, asetet e kompanive të sigurimeve, 2.80 miliardë euro, asetet e fondeve pensionale, 555.20 milionë euro, asetet e ndërmjetësve të tjerë financiar, 60.60%, kreditë e ekonomive familjare, sektori mikrofinanciar, 41.40 milionë euro, kreditë e reja nga ndërmjetësit e tjerë financiarë. Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 64.4 për qind, pasuar nga kanalet tjera me 19.7 për qind dhe bankat me 15.9 për qind.

Për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, BQK-ja tregon se deri në këtë muaj vlera e tyre ishte 312.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej rreth 600 mijë euro krahasuar me janarin e 2024-së.

Ndërsa asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.8 miliardë euro, e cila përfaqëson rritje për 46.5 milionë euro.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit shkurt 2024 janë rritur për 15.1 milionë euro, duke arritur vlerën e 555.2 milionë eurove.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara