Teknologji

Anonymous: Çdo gjë e qëndrueshme, do të hakerohet

Grupi ka shkatërruar faqe të shumta dhe ka depërtuar në serverët e qeverive të ndryshme të botës

Published

on

A mund të bëhet një shaka në rrjet me një nga grupet më me ndikim të kiberaktivizmit në historinë e internetit? Historia e grupimit të hakerëve “Anonymous” është pikërisht historia e diçkaje të ngjashme. 

Është historia se si një troll gjigant, i krijuar nga pjesët më të margjinalizuara të rrjetit ka shkatërruar faqe të shumta, dhe ka depërtuar në serverët e qeverive në vendet më të mëdha të botës, duke ngritur një sfidë globale ndaj fuqive që e udhëheqin atë.

Një grupim, simboli i të cilit është një maskë e famshme që personifikon anonimitetin, dhe që është bërë me apo pa të drejtë edhe një simbol i protestave globale. “Anonymous” ka qenë një katalizator në raste të ndryshme. Ai është rishfaqur vazhdimisht në skenë për t’i dhënë një përmasë kibernetike betejave të ndryshme në botën reale.

Në fillim të dekadës që kaluar, “Anonymous” shoqëruan protestat e Pranverës Arabe. Po ashtu u bashkua gradualisht me lëvizje të tjera të ndryshme, duke qenë në lidhje me po aq pika kthese historike, dhe më së fundmi me protestat e lëvizjes ”Black Lives Matter” në Shtetet e Bashkuara dhe veprimet e kiberaktivizmit në mbështetje të Ukrainës pas pushtimit rus.

Megjithatë edhe pse “Anonymous” nuk ka një fytyrë, emri i tij ishte i disponueshëm – dhe ende është – për cilindo që dëshiron ta përvetësojë atë për të lënë “firmën” mbi operacione të llojeve të ndryshme, dhe kundër kundërshtarëve që nuk identifikohen gjithmonë.

Në fakt, “Anonymous” nuk është një grup i organizuar me një strukturë dhe një program të njohur. Ai mbështet një ide, e cila mund të përsëritet lirisht duke mbajtur një maskë.

Historia e “Anonymous” është zhvilluar në disa faza. Faza e parë ishte në fillim të dekadës së kaluar, kur operacionet e tij kibernetike dukej se ishin një nga forcat më të fuqishmet në botë. Ajo u pasua shpesh nga faza më pak të dukshme, në të cilat ndikimi i “Anonymous” u zbeh papritur, ndoshta deri në pikën e zhdukjes së plotë.

Por ashtu si një Hidër, “Anonymous” vazhdon të shfaqet në mënyrë ciklike, ndoshta pa ndikimin e disa viteve më parë, por që arrin ende të lënë gjurmë sa herë që kjo është e mundur. Hakerimi si aktivitet nuk ka qenë kurrë më politik sesa sot, dhe përdorimi i tij në kontekstin e aktivizmit, është tanimë një fenomen qendror në rrjet, dhe një mjet për veprimin e drejtpërdrejtë.

“Anonymous” ka përfaqësuar shumë gjëra. Por tani janë grupime të tjera, ato që po e bartin trashëgiminë e tij, edhe pse në një nivel më pak global dhe kolektiv. Pra revolta globale dhe anonime e “Anonymous”, është shpërbërë në kauza më të vogla dhe të identifikueshme, të cilat po gjejnë hapësira për veprim dhe mundësi zhvillimi në rrjet./bota.al

Teknologji

OpenAI lanson modelet zërore “GPT-Live” që dëgjojnë dhe flasin njëkohësisht

Published

on

By

Kompania OpenAI ka lansuar të mërkurën “GPT-Live”, një familje të re të modeleve zërore, të cilat janë të kapshme të dëgjojnë dhe të flasin në të njëjtën kohë në kohë reale.

Startup-i i inteligjencës artificiale, i cili po përgatitet për të dalë në bursë (IPO), njoftoi se do të nxjerrë në treg dy versione të këtij modeli – GPT-Live-1 dhe GPT-Live-1 mini – për përdoruesit në mbarë botën po të mërkurën.

Në maj, OpenAI prezantoi tre modele audio për platformën e saj të zhvilluesve, me qëllim që t’i bëjë agjentët softuerikë të bazuar në zë më bashkëbisedues dhe më të aftë për të kryer detyra në kohë reale. /Reuters/ /E.A/

Continue Reading

Teknologji

Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund ta riorganizoni profilin sipas dëshirës

Published

on

Instagram ka prezantuar zyrtarisht funksionin e ri që u mundëson përdoruesve të riorganizojnë postimet në profilin e tyre, pa marrë parasysh se kur janë publikuar.

Pas një pritjeje të gjatë, përdoruesit tani mund të ndryshojnë renditjen e fotografive dhe videove në rrjetën e profilit, duke krijuar estetikën dhe paraqitjen që dëshirojnë.

Funksioni ishte paralajmëruar vitin e kaluar nga kreu i Instagramit, Adam Mosseri, ndërsa tani është i disponueshëm globalisht. Për ta përdorur, mjafton të mbani të shtypur një postim në profil dhe të zgjidhni opsionin “Riorganizo rrjetin”, ku më pas mund të lëvizni postimet sipas preferencës.

Meta ka bërë të ditur se kjo ka qenë një nga veçoritë më të kërkuara nga përdoruesit e Instagramit, duke shtuar se është punuar gjatë për ta sjellë funksionin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Megjithatë, postimet e fiksuara (pinned posts) do të vazhdojnë të qëndrojnë në krye të profilit dhe nuk do të shfaqen në opsionin për riorganizimin e rrjetës.

/A.K/

Continue Reading

Teknologji

OpenAI ndalon përdorimin e AI-së për mbikëqyrje ndaj amerikanëve pas reagimeve publike

Published

on

By

OpenAI ka njoftuar ndryshime në marrëveshjen që kishte lidhur me qeverinë amerikane për përdorimin e teknologjisë së saj në operacione të klasifikuara ushtarake, pas reagimeve të ashpra nga përdoruesit dhe publikimi i marrëveshjes fillestare.

Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, tha se marrëveshja do të përfshijë gjuhë që ndalon shprehimisht përdorimin e sistemeve të kompanisë për mbikëqyrje të brendshme ndaj shtetasve amerikanë. Ndryshimet gjithashtu parashikojnë që agjencitë e inteligjencës, si NSA, nuk do të mund të përdorin sistemet e OpenAI pa modifikime të mëtejshme të kontratës.

Marrëveshja fillestare kishte nxitur debate pasi rivalja e OpenAI, Anthropic, u përplas me Departamentin e Mbrojtjes për përdorimin e modelit të saj Claude për mbikëqyrje masive dhe armë autonome. OpenAI pranoi se nxituan me njoftimin e së premtes, duke e cilësuar atë “opportunist dhe të nxituar”.

Reagimet e përdoruesve ishin të menjëhershme: sipas Sensor Tower, numri i çinstalimeve të ChatGPT u rrit 200% nga norma e zakonshme që nga momenti i njoftimit. Ndërkohë, modeli Claude i Anthropics u radhit në vendin e parë në App Store të Apple.

AI përdoret nga ushtria për të thjeshtuar logjistikën dhe përpunuar shpejt informacion të madh. Shtetet si SHBA, Ukraina dhe NATO përdorin teknologji të Palantir për inteligjencë, mbikëqyrje dhe operacione ushtarake, ndërsa ekspertët theksojnë rëndësinë e mbikëqyrjes njerëzore mbi vendimet e AI-së.

Profesoresha Mariarosaria Taddeo nga Universiteti i Oksfordit paralajmëroi se largimi i Anthropics nga Pentagoni do të lërë një “mungesë të aktorit më të kujdesshëm për sigurinë” në përdorimin e AI-së për qëllime ushtarake, duke e konsideruar këtë një problem serioz.

Ky lajm tregon tensionin dhe sfidat që lidhen me përdorimin e inteligjencës artificiale në operacionet ushtarake dhe kontrollin e saj nga qeveritë dhe kompanitë private. /BBC/

Continue Reading

Teknologji

Google paralajmëron përdoruesit e WhatsApp për këtë funksion

Published

on

By

Së fundmi u zbulua një dobësi serioze e sigurisë në WhatsApp. Qendër e problemit ishte një funksion që shumë përdorues e kishin aktivizuar pa e ditur.

Ne shpjegojmë pse shkarkimet automatike janë të rrezikshme dhe si mund të mbroheni tani. Sulmi përmes grupeve të WhatsApp.

Sipas shërbimit të sigurisë IT Malwarebytes dhe zbulimeve të Project Zero të Google, sulmuesit shtuan viktimat e tyre pa paralajmërim në grupe WhatsApp dhe dërguan aty skedarë të manipuluar.

Meqë WhatsApp shkarkon mediat automatikisht si parazgjedhje, këta skedarë u ruajtën menjëherë në telefonat e viktimave. Veçanërisht të prekur ishin pajisjet Android, raporton gazeta gjermane Bild

Problem i madh: Nuk shfaqej asnjë pyetje sigurie ose paralajmërim. Kështu, malware ishte tashmë në telefon, pa pëlqimin aktiv të përdoruesit. Gjithçka që nevojitej nga sulmuesit ishte numri i telefonit i viktimës.

Skedari duhej të hapej për të shkaktuar dëmin, por sipas ekspertëve, sulmuesit përdorën edhe truke psikologjike – si thirrje ose mesazhe që të bindnin përdoruesin ta hapte skedarin.

Update-i nuk mjafton gjithmonë Kompania Meta publikoi një përditësim për të mbyllur dobësinë. Google e vlerësoi fillimisht këtë patch si të paplotë. Tani ekziston një fix i plotë.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë që të mos mbështeteni vetëm te përditësimet, por të merrni vetë masa mbrojtëse. Këto masa duhet të merrni tani: Çaktivizoni shkarkimet automatike Hapni WhatsApp Shkoni te “Cilësimet” Zgjidhni “Ruajtja dhe të dhënat” Tek “Shkarkimi automatik i mediave” hiqni të gjitha shenjat tek të gjitha llojet e skedarëve Në iOS: tek të gjitha mediat vendosni “Kurrë” Shënim: Fotot dhe videot nuk do ruhen më automatikisht edhe në biseda individuale.

Parandaloni ruajtjen në galeri Hapni cilësimet e WhatsApp Shkoni te “Bisedat” Çaktivizoni “Shfaqjen e mediave” Në iOS: çaktivizoni “Ruaj në Foto” Shënim: Mediat do të shkarkohen ende, por nuk do ruhen ose shpërndahen automatikisht. Kufizoni ftesat për grupe Në cilësime shkoni te “Privatësia” Zgjidhni “Grupet” Në vend të “Të gjithë”, vendosni “Kontakte të mia” ose “Kontakte të mia përveç …” Përjashtoni kontaktet e panjohura ose të dyshimta /Bild/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara