Magazinë

Angelina Jolie tregon se cili rol i ndryshoi karrierën dhe e ndihmoi të përballonte pasojat e varësisë

Published

on

Angelina Jolie ka zbuluar se cili prej filmave në të cilin ka luajtur ka ndryshuar tërësisht karrierën e saj.

Pas një sërë rolesh të vogla filmike gjatë viteve të 90-ta, duke përfshirë“Cyborg 2”, “Without Evidence”, “Hackers” dhe “Love Is All There Is”, Jolie tërhoqi vëmendjen duke fituar një Golden Globe për rolin e saj në filmin televiziv “George Wallace”.

Megjithatë, një kthesë e veçantë ndodhi një vit më vonë me filmin “Gia” në të cilin ajo luajti rolin e supermodeles Giu Carangi

Historia e Gias, një ikonë e modës që vdiq nga SIDA në moshën 26 vjeç, ishte emocionuese për Jolie. Në atë kohë, ashtu si personazhi i saj, Angelina ende po luftonte me pasojat e varësisë nga drogat e forta si kokaina dhe heroina.

Në një intervistë për Variety, Jolie zbuloi: “Nuk doja ta bëja, nuk doja të futesha në të. Ndoshta sepse nuk e doja rolin, sepse kisha frikë se ku mund të më çonte, producentët e dinin që unë isha personi i duhur për të”.

Jolie përfundimisht e pranoi rolin dhe, siç pretendon ajo, gjeti terapi në të.

“Unë u identifikova me Gian. Nga të gjithë personazhet që kam luajtur, është më e afërta me mua. Në mënyrë të çuditshme, ai rol më ndihmoi të shmang fatin e saj”, tha ajo.

Anxhelina e mori seriozisht me synimin për të treguar, përmes historisë së Gias, humanizmin pas varësisë, dhimbjen e heshtjen që publiku shpesh nuk e sheh.

“Ajo kishte aq shumë brenda saj dhe askush nuk e dinte. Të gjithë mendonin se ajo ishte thjesht e bukur dhe problematike”, pohon ajo.

Filmi “Gia” me regji të Michael Cristofer shkaktoi shumë entuziazëm. Jolie fitoi një tjetër Golden Globe për performancën e saj, si dhe një çmim SAG. Ky film shënoi përparimin e Angelinës në industrinë e filmit dhe shfaqi aftësitë e saj në aktrim.

Pas Gias, ajo u shfaq në filma të suksesshëm si “Girl, Interrupted” me regji të James Mangold, në të cilin fitoi Oscar për aktoren më të mirë dytësore.

Kjo u pasua edhe nga shndërrimi i saj në një heroinë aksioni global me rolin e Lara Croft në ekskluzivitetin e filmit “Tomb Raider”, i cili i solli famë botërore.

Magazinë

“Adolescence” dominon në Bafta TV Awards 2026

Published

on

Drama e Netflix “Adolescence” ishte fituesja kryesore në ceremoninë Bafta Television Awards 2026, duke marrë katër çmime dhe vendosur rekord për më së shumti fitore në një edicion të vetëm.

Seriali u shpall “Best Limited Series”, ndërsa aktorët Stephen Graham, Owen Cooper dhe Christine Tremarco u vlerësuan me çmime në aktrim.

Me vetëm 16 vjeç, Owen Cooper u bë fituesi më i ri ndonjëherë i çmimit për aktorin më të mirë dytësor.

Ndërkohë, “The Celebrity Traitors” dhe “Last One Laughing” fituan nga dy çmime secila.

Continue Reading

Magazinë

AMC sjell koncertet live në kinema, Bebe Rexha hap programin e ri muzikor

Published

on

Rrjeti i njohur i kinemave AMC Theatres ka njoftuar partneritetin e ri me Arena One, përmes të cilit koncertet live do të transmetohen drejtpërdrejt në ekranet e kinemave në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Programi “Arena One at AMC” nis në muajin qershor dhe do të sjellë performanca nga artistë të njohur ndërkombëtarë, përfshirë Bebe Rexha, Paris Hilton, Kim Petras dhe Maren Morris.

Koncertet do të transmetohen në mbi 300 lokacione të AMC-së, ndërsa organizatorët paralajmëruan edhe emra të tjerë në javët në vijim.

Sipas AMC-së, projekti synon të krijojë atmosferën e një koncerti të vërtetë arena përmes teknologjisë interaktive që transmeton reagimet e publikut në kohë reale mes sallave të kinemasë dhe artistëve në skenë.

Kjo nismë vjen në kohën kur kinematë po fokusohen gjithnjë e më shumë në përmbajtje alternative për të përballuar rënien e të ardhurave pas pandemisë dhe mungesën e filmave të rinj nga studiot e mëdha.

AMC kishte bashkëpunuar më herët me Taylor Swift dhe Beyoncé për filmat koncertalë të turneve të tyre, por kësaj radhe koncertet do të transmetohen drejtpërdrejt.

Biletat për “Arena One at AMC” do të kushtojnë nga 40 deri në 75 dollarë, më lirë se koncertet tradicionale, ku çmimet shpesh kalojnë 140 dollarë.

Continue Reading

Magazinë

Bonnie Tyler dërgohet me urgjencë në spital për operacion

Published

on

Këngëtarja e njohur Bonnie Tyler është dërguar me urgjencë në spital për një operacion në zorrë. Artistja 74-vjeçare po trajtohet në Faro të Portugalisë, ku ajo ka një shtëpi.

Sipas zëdhënësit të saj, operacioni ka kaluar me sukses dhe ajo tani po rikuperohet, ndërsa familjarët, miqtë dhe fansat po i urojnë shërim të shpejtë.

Bonnie Tyler, emri i vërtetë i së cilës është Gaynor Hopkins, u bë e famshme në gjithë botën me hitin “Total Eclipse of the Heart” në vitin 1983. Kënga së fundmi kaloi shifrën e një miliard dëgjimeve në Spotify.

Ajo ka pasur edhe hite të tjera të njohura si “Holding Out for a Hero”, ndërsa në vitin 2013 përfaqësoi Mbretërinë e Bashkuar në Eurovision.

Tyler pritet të vazhdojë koncertet e planifikuara këtë muaj në Maltë dhe Gjermani, si dhe turneun në vende të tjera evropiane.

Continue Reading

Magazinë

Ted Turner, themeluesi i CNN-it, ka vdekur në moshën 87-vjeçare

Published

on

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare Ted Turner, themeluesi i CNN-it dhe një nga figurat më të njohura të medias në botë.

Ai ndryshoi botën e mediave në vitin 1980 kur krijoi CNN-in, kanalin e parë me lajme 24 orë pa ndërprerje. Në fillim shumë njerëz nuk besonin se do të kishte sukses, por CNN u bë një nga rrjetet më të njohura në botë.

Turner u bë i famshëm për raportimet e shpejta dhe transmetimet direkte gjatë ngjarjeve të mëdha botërore.

Përveç medias, ai ishte edhe pronar i disa skuadrave sportive dhe një filantrop i njohur që ndihmoi me miliona dollarë për mjedisin dhe organizata ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara