Lajmet

Amnesty i kërkon BE-së të bëjë thirrje për “armëpushim të menjëhershëm”

Kështu thuhet në letrën dërguar Borrellit dhe ministrave të Jashtëm të BE-së.

Published

on

Amnesty International i ka drejtuar një letër shefit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, duke u kërkuar të bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe të ushtrojnë presion publik ndaj Izraelit për të hequr menjëherë bllokadën e paligjshme ndaj Rripit të Gazës.

“Ne jemi të tmerruar nga përmasat e të drejtave të njeriut dhe krizës humanitare të krijuar nga njeriu në Gaza”, thuhet mes tjerash në letër.

“Ne ndajmë pikëpamjen e 153 shteteve dhe shumicës së organeve të OKB-së se armëpushimi është mënyra e vetme për të shpëtuar jetë, për të adresuar krizën humanitare dhe për të lehtësuar kthimin e pengjeve civile që aktualisht mbahen në Rripin e Gazës”, thuhet tutje./UBTNews/

Lajmet

Djali i princeshës së Norvegjisë dënohet me 4 vjet burg për përdhunim

Published

on

Marius Borg Høiby, djali 29-vjeçar i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, është shpallur fajtor për dy akuza për përdhunim dhe është dënuar me katër vjet burg.

Gjykata e ka liruar atë nga dy akuza të tjera për përdhunim, por e ka shpallur fajtor për një sërë veprash të tjera penale për të cilat ishte akuzuar.

Høiby nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë shpalljes së vendimit, por ka marrë pjesë përmes lidhjes video.

Prokurorët kishin kërkuar dënim prej shtatë vjetësh e shtatë muaj burg, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar një dënim më të lehtë prej 18 muajsh dhe pritet të apelojë vendimin.

/A,K.

Continue Reading

Lajmet

Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burg për spiunazh për BIA-n

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Hysri Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e ngritur më 9 shtator 2025, Selimi dyshohej se nga nëntori 2009 deri në arrestimin e tij më 6 maj 2025 ka bashkëpunuar me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur dhe dërguar informacione të ndryshme me interes për këtë shërbim.

Në aktakuzë thuhet se ai ka raportuar për ish-pjesëtarë të UÇK-së, zhvillimet gjatë luftës, si dhe për persona të radikalizuar dhe pjesëmarrjen e tyre në konfliktin në Siri. Po ashtu, pretendohet se ai ka udhëtuar në Siri në vitin 2015 dhe më pas ka vazhduar komunikimin me zyrtarë të BIA-s pas kthimit në Kosovë.

Prokuroria ka pretenduar se për këto veprime ai është shpërblyer financiarisht dhe është pajisur me mjete komunikimi për kontakt me zyrtarët e shërbimit serb të inteligjencës.

Gjykata ka bërë të ditur se dënimi me burg do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre shtetas serbë arrestohen në “Dheu i Bardhë”, u gjendet substancë e dyshuar narkotike

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” janë arrestuar tre shtetas serbë, të cilëve gjatë kontrollit të veturës u është gjetur substancë narkotike dhe dy mullinj që shërbejnë për bluarjen e tyre.

“Gjatë kalimit në pikën e kalimit kufitar policia ka ndaluar dhe kontrolluar një automjet me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin tre persona meshkuj shtetas të Serbisë. Gjatë kontrollit brenda në veturë  janë gjetur dhe konfiskuar dy mullinj që shërbejnë për bluarjen e substancave narkotike dhe 1 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se i dyshuari dhe dy dëshmitarët janë intervistuar dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Liderët evropianë mirëpresin marrëveshjen SHBA-Iran

Published

on

Liderët e Bashkimit Evropian kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për përfundimin e luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, si dhe për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për furnizimet globale me energji, raporton “Euronews”.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, e ka cilësuar marrëveshjen si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit rajonal, duke theksuar nevojën për ndaljen e menjëhershme të konflikteve.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për zbatim të shpejtë të marrëveshjes dhe respektim të sovranitetit të Libanit, duke paralajmëruar se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa stabilitet në rajon.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka deklaruar se ministrat e jashtëm të BE-së do të diskutojnë rolin e bllokut në fazat e ardhshme të procesit të paqes.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar se misioni ushtarak i Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë detare në Ngushticën e Hormuzit është i gatshëm për dislokim, duke theksuar rëndësinë e lirisë së lëvizjes detare për ekonominë globale.

Sipas raportimeve, Ngushtica e Hormuzit ishte bllokuar në mënyrë efektive që nga fillimi i konfliktit, ndërsa ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes pritet të mbahet të premten në Zvicër.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara