Lajmet

Ambasadorja Kim takon Bashën: Tragjike nëse PD do të duhej “të hante bar” për hatër të një deputeti

Publikuar

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në përfundim të këtij takimi që zgjati më shumë se 1 orë në ambientet e selisë blu, Kim tha se biseda me Bashën ishte mjaft e mirë.

Ambasadorja amerikane përshëndeti rikthimin e PD-së në Kuvend në muajin Shtator, ndërsa bëri thirrje gjithashtu që Partia Socialiste, si forcë politike në pushtet për të tretin mandat rresht, duhet të ngrihet mbi interesat personale.

Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Folëm për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Roli që PD ka luajtur është i pazëvendësueshëm dhe është mirë që PD do të rikthehet në Kuvend në muajin Shtator. Kuptojmë që parti ka shqetësim në lidhje me zgjedhjet e 25 Prillit dhe këto shqetësime janë pasqyruar në raportin e ODIHR. Do të jetë e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënëse dhe SHBA do mbështesin këto përpjekje për demokracinë në Shqipëri. Teksa PD do rikthehet në Kuvend është e rëndësishme që PS të ngrihet mbi interesat e saj vetjake. Teksa kryetarët e partive do futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. Sikurse e kam përmendur PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Do të ishte tragjike për këtë vend nëse partia do të duhej “të hante bar” për hatër të një deputeti të saj. Shpresa jonë është që partitë do vazhdojnë të bëjnë përpara që bashkëpunimi të bëjë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira përpara për të gjithë”, tha ambasadorja e SHBA Yuri Kim. /tvklan.al

Lajmet

Murati thotë se qarkullimi i bizneseve ka rritje, i reagon Bajrami: Çka ke bërë për sektorin privat

Murati ka shkruar në Facebook se këto janë të dhënat zyrtare të deklaruara në ATK.

Publikuar

nga

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon rritje prej +4.8%. Murati ka shkruar në Facebook se këto janë të dhënat zyrtare të deklaruara në ATK.

“Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar ai.

Atij i ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami duke ia kujtuar se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta se ato të vitit 2022.

“Për këtë s’po flet a? Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që iu ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karrameleve. Në mandatin e juaj: Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vitet e fundit, bizneseve u është dyfyshu tatimi në pronë, bizneseve u është rritë çmimi i energjisë, bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasë shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022. Që dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emëruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë…E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, ka shkruar ajo në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

LDK dhe AAK kërkojnë dorëheqjen e Kurtit për të shkuar në zgjedhje

Sipas tyre, Kurti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për keqqeverisje duke shpërbërë Kuvendin.

Publikuar

nga

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Sipas tyre, Kurti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për keqqeverisje duke shpërbërë Kuvendin.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, dy shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së, akuzuan mazhorancën për bllokim të jetës parlamentare, pasi sipas tyre nuk ia vazhduan mandatin edhe për tre muaj komisionit hetimor për rezervat shtetërore.

Krahas kësaj, Arben Gashi dhe Besnik Tahiri njoftuan se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të javën e ardhshme, ku pritet të diakutohet për tri vjet punë të qeverisë Kurti.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria

Arsyeja e intervistimit të Berishajt nga Prokuroria Speciale vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të tij në Slloveni.

Publikuar

nga

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është duke u intervistuar nga Prokuroria Speciale në Prishtinë.

Arsyeja e intervistimit të Berishajt nga Prokuroria Speciale vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të tij në Slloveni. Në këtë aferë dyshohej për shpëlarje parash.

Ndërsa, një televizion slloven kishte raportuar se mbi gjysmë milionë euro kesh, janë bartur nga Mali i zi për në Slloveni, kurse rolin e transportuesit e ka pasur ambasadori Berishaj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Rizvanolli: Prioritet i yni është investimi në kapacitete të reja gjeneruese nga burimet e ripërtritshme

Kompanitë që kanë ofertuar në këtë ankand janë nga Franca, Turqia, Egjipti dhe Zvicra e Kosova.

Publikuar

nga

Ministria e Ekonomisë ka përmbyllur me sukses procesin ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik (FV) prej 100 MW, me ç’rast kanë ofertuar pesë kompani vendore e ndërkombëtare. Kompanitë që kanë ofertuar në këtë ankand janë nga Franca, Turqia, Egjipti dhe Zvicra e Kosova.

Me këtë rast, ministrja e Ekonomisë, Artan Rizvanolli, tha se prioriteti i dikasterit që ajo e udhëheq është investimi në kapacitet të reja gjeneruese nga burimet e ripërtritshme të energjisë.

“Që nga fillimi i mandatit kemi theksuar e pastaj e kemi konfirmuar edhe në strategjinë se investimi në kapacitet të reja gjeneruese nga burimet e ripërtritshme të energjisë do të jetë prioritet dhe se ky do të mbështet në procese konkurruese ferr e transparente që përfundimisht sjellin çmime më të ulëta. Kështu ne sigurojmë përballueshmerinë për qytetarët, përderisa forcojmë sigurinë e furnizimit dhe qëndrueshmërinë e sektorit me përfshirjen e sektorit privat. Qëllimi ynë ishte që të kemi një projekt të madh që të sigurohemi se ekonomia e shkallës garanton një çmim sa më të volitshëm për qytetarët tanë. Insistuam që ankandi të bëhet në një tokë publike, një lokacion specifik të paracaktuar ashtu që secilit t’i jepet mundësia e barabartë, dhe te sigurohemi që shfrytëzimi i pronave të jetë sa më efikas, pra për prodhimin e energjisë të pastër, të mos e bëjë në kurriz të humbjes së tokave bujqësore, ose që mund të përdoret për aktivitete tjera”, u shpreh Rizvanolli.

E ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Misionit të USAID-it, Kerry Monaghan Higler, tha se lansimin e këtij ankandi tregon zotimin e Kosovës drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm.

“Një e ardhme ku ajri është më i pastër, energjia më e besueshme dhe ekonomia vazhdon të rritet. Ky ankand 100MW historik tregon zotimin e Kosovës drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm. Gjithashtu do të ofrojë përfitime të tjera, siç është edhe krijimi i vendeve të punës. Derisa janë këto kompani, vërehet se ka një interesim të rritur të investitorëve në Kosovë, që urojmë të rritet në të ardhmen”, deklaroi ajo.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara