Lajmet

Ambasadorja amerikane: SHBA-ja e interesuar për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Published

on

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, deklaroi të martën se Uashingtoni është i interesuar që ta shohë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian (BE).

Aggeler shprehu shpresën për zhvillime pozitive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, duke theksuar rëndësinë e suksesit të këtyre negociatave, për të ardhmen e vendit.

Do të them atë që kemi thënë më parë në Uashington dhe në Shkup… Ne do të donim shumë ta shihnim Maqedoninë e Veriut brenda Bashkimit Evropian dhe shpresojmë që diskutimet të jenë të suksesshme dhe të frytshme, sepse e ardhmja e begatë, e suksesshme dhe e sigurt e këtij vendi është brenda BE-së, është në zemër të Evropës, aty ku përket”, tha Aggeler.

Këto komente, ambasadorja Aggeler i bëri pak para fillimit të një ligjërate me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë.

Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili aktualisht ndodhet në Bruksel, në samitin BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se “shkon për të prezantuar pozicionet e njëjta që ka qeveria e vendit”, sa i përket kontestit me Bullgarinë, përkatësisht për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në familjen evropiane.

Megjithatë, ai pret që përbërja e re e Komisionit Evropian (KE), të ketë informata shtesë nga vizita e tij e fundit në Bruksel.

Mickoski shtoi se, zgjidhja aktuale është vetëm për të zhbllokuar hapin e parë, ndërsa qeveria e tij kërkon zgjidhje afatgjatë.

I pyetur se çfarë mund të pritet në drejtim të arritjes së një marrëveshje me Bullgarinë, duke pasur parasysh se atje ende nuk është formuar qeveria e re, Mickoski tha se duhet të punohet me të gjithë partnerët për shkak se nuk dihet se kur mund të ketë qeveri politike në Sofje.

Nëse ky është problem bilateral me BE-në, sepse ashtu na u tha një periudhë, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me BE-në dhe ne do të bisedojmë me të gjithë në BE dhe do t’i argumentojmë pozicionet tona, do të luftojmë, sepse kjo është betejë për gjeneratat e ardhshme, nuk është betejë për mbijetesën politike të kësaj qeverie, duhet ta fitojmë këtë betejë, do të japim gjithçka që ta fitojmë, por nuk e di a do ta fitojmë”, tha të hënën Mickoski.

Nga Qeveria në Shkup, si kusht kryesor kërkohet ndryshimi i Kushtetës, për zhbllokimin e negociatave me BE-në.

Deri më tani, ky proces është anashkaluar.

Pala maqedonase kërkon garaci nga Sofja të mos e bllokojë më tej Maqedoninë e Veriut.

Ndërkaq, në prag të tekimit në Bruksel, kryeministri bullgar në detyrë, Dimitër Gllavçev, ka konfirmuar qëndrimin e Sofjes zyrtare lidhur me anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Radioja e Jashtme e Bullgarisë njoftoi se kjo çështje është diskutuar në një bisedë telefonike mes Gllavçevit dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Me sjellje jo evropiane nuk mund të arrihen rezultate evropiane”, theksoi Gllavçev.

Ai tha se Bullgaria mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, Miqësi dhe Bashkëpunim mes dy vendeve nga viti 2017. Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut aktualisht përbëhet nga 78 deputetë nga gjithsej 120 sa numëron Parlamenti.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash./REL/

Lajmet

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Lajmet

Super fundjavë futbolli në Evropë

Published

on

By

Të shtunën në Premier League zhvillohen disa përballje interesante ku Arsenal FC pret AFC Bournemouth në ora 13:30, ndërsa në ora 16:00 luajnë Brentford FC kundër Everton FC dhe Burnley FC ndaj Brighton & Hove Albion, ndërsa në mbrëmje Liverpool FC përballet me Fulham FC në ora 18:30.

Në La Liga, Real Sociedad luan ndaj Deportivo Alavés në ora 14:00, Elche CF pret Valencia CF në ora 16:15, ndërsa derbi i madh mes FC Barcelona dhe RCD Espanyol luhet në ora 18:30, dhe në mbrëmje Sevilla FC përballet me Atlético Madrid.

Në Bundesliga, në orën 15:30 zhvillohen disa duele të forta ku Borussia Dortmund luan ndaj Bayer 04 Leverkusen, RB Leipzig pret Borussia Mönchengladbach, FC Heidenheim përballet me 1. FC Union Berlin dhe VfL Wolfsburg luan ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa në ora 18:30 FC St. Pauli pret Bayern Munich.

Të dielën në Premier League në ora 15:00 zhvillohen tri ndeshje ku Crystal Palace FC pret Newcastle United FC, Nottingham Forest FC luan ndaj Aston Villa FC dhe Sunderland AFC përballet me Tottenham Hotspur FC, ndërsa në ora 17:30 luhet superndeshja mes Chelsea FC dhe Manchester City FC.

Në La Liga, në ora 14:00 CA Osasuna pret Real Betis, në ora 16:15 RCD Mallorca luan ndaj Rayo Vallecano, në ora 18:30 RC Celta de Vigo përballet me Real Oviedo dhe në ora 21:00 Athletic Club luan ndaj Villarreal CF.

Në Bundesliga, në ora 15:30 1. FC Köln përballet me SV Werder Bremen dhe VfB Stuttgart luan ndaj Hamburger SV, ndërsa në ora 19:30 1. FSV Mainz 05 pret SC Freiburg.

Continue Reading

Lajmet

Gjobitja e investitorit për shembjen e rrugës në kryeqytet: Përparim Rama kërkon edhe heqjen e licencave

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë ndërmarrë masa ndëshkimore ndaj përgjegjësve për shkatërrimin e rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

Sipas të parit të komunës, investitori ka shpërfillur urdhrin paraprak për mbylljen e gropës në sektorët 4 dhe 5, çka ka çuar në shqiptimin e gjobave të majme.

Për këtë shkelje, kompania investuese është ndëshkuar me 30 mijë euro, ndërsa personi përgjegjës ligjor me 3 mijë euro të tjera. Përveç sanksioneve financiare, Rama ka kërkuar masa edhe ndaj stafit teknik që ka mbikëqyrur punimet.

“Deri më sot nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës, prandaj kërkojmë nga Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës, inicimin e procedurave për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës”, ka deklaruar Rama.

Kryetari theksoi se mungesa e raporteve dhe vendimeve nga inxhinierët mbikëqyrës është e papranueshme, duke insistuar që Oda e Inxhinierëve të reagojë menjëherë për të sanksionuar profesionalisht ata që lejuan këtë dëmtim të infrastrukturës publike.

 

Continue Reading

Të kërkuara