Lajmet

Ambasadori i OSBE-së-Tahirit: S’po e humbni një shok, po e fitoni një mik në Beograd

Published

on

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Tahiri të hënën ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Tahiri tha se Braathu është mik i madh i Kosovës, i cili me kontributin e tij ka kontribuar në ndërrimin e institucioneve demokratike të Kosovës. Për çka ai gjatë një konference për media ka uruar Braathu për misionin e ri si shef i OSBE-së në Serbi.

“Ambasadori Braathu do të mbetet një ndër miqtë dhe një ndër diplomatët, që kanë ndihmuar pa asnjë kursim ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë dhe sidomos forcimin e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtar”, tha Tahiri.

Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu është shprehur mirënjohës ndaj institucioneve të Kosovës për bashkëpunimin. Derisa është shprehur i sigurt se Kosova nuk po e humb një shok, por tani do ta kenë një mik në Beograd.

“Ne kemi pyetur se çka mund të i’u ndihmojmë, këtu. Të jeni i sigurt se nuk po e humbni një shok, por do të keni një mik në Beograd”, tha ai.

Lajmet

26 vjet pas vrasjes së Bajram Kelmendit, vajza e tij ka humbur shpresat për drejtësi për babanë dhe vëllezërit

Published

on

26 vjet pas vrasjes së Bajram Kelmendit, një avokat i njohur për të drejtat e njeriut në Kosovë, dhe dy djemve të tij, Kosovarja Kelmendi, vajza e tij, ka humbur shpresat për drejtësi. Bajrami, së bashku me dy djemtë, Kastriotin dhe Kushtrimin, u rrëmbyen nga policia serbe në natën e 24 marsit 1999, pak para fillimit të bombardimeve ajrore të NATO-s.

Vajza e tij, Kosovarja, kujton momentin kur e pa babanë për herë të fundit, kur e shoqëroi deri te stacioni i autobusëve në Pejë, pas një seance gjyqësore. Dy ditë pas kësaj, babai dhe djemtë e saj u rrëmbyen dhe u çuan në Fushë Kosovë, ku u ekzekutuan në një mënyrë mizore. Sipas dëshmive të një banori, Bajrami u urdhërua të vriste djemtë e tij, por refuzoi dhe ata u vranë nga forcat serbe.

Për dy ditë, trupat e tyre mbetën të papërpunuara, ndërsa dëshmitarët dhanë detaje për vrasjen e tyre. Pas luftës, Kosovarja kërkoi të mbledhë informacion dhe dëshmi për këtë rast, duke ndihmuar për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë. Megjithatë, nuk ka pasur hetime serioze për këto vrasje në Kosovë, dhe Zyra e Prokurorisë Speciale për Krime Lufte e Serbisë nuk ka dhënë asnjë përgjigje për rastin.

Kosovarja, tani një avokate, shprehet se shpresa e saj e vetme është që Serbia mund të hapë arkivat e saj ushtarake dhe të sigurisë nga periudha e luftës, por ajo e konsideron këtë të pamundur. Ajo thotë se e vërteta mund të vijë vetëm nëse Serbi i hap dosjet për periudhën e luftës, por kjo mbetet një shpresë e largët./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Instituti Atlas kërkon heqjen e TVSH-së në faturat e energjisë

Published

on

By

Instituti Atlas ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të heqë tatimin në vlerë të shtuar prej 8% në faturat e energjisë elektrike dhe të kompensohen miliona euro të shpenzuara për konsumimin e energjisë në veri, në rast se vendoset të rritet çmimi i energjisë elektrike nga prilli.

Sipas Institutit heqja e TVSH-së dhe kthimi i 132.5 milionë eurove të paguara për energjinë në veri do të çonte në një ulje prej 36% të çmimit të energjisë për vitet 2025 dhe 2026.

“Nëse ZRRE-ja vendos të rrisë të hyrat maksimale të lejuara me 15%, Instituti Atlas kërkon që Qeveria e Kosovës të heqë TVSH-në prej 8% në faturat e energjisë elektrike dhe të zbatojë opinionin e Avokatit të Popullit dhe gjykatave të Kosovës, duke kthyer 132.5 milionë euro që janë paguar padrejtësisht për konsumimin e energjisë në veri. Këto masa do të sillnin ulje të çmimit të energjisë me 36% gjatë viteve 2025 dhe 2026,” thuhet në postimin e Institutit Atlas në Facebook.

ZRRE ka bërë me dije propozimin për një rritje të mundshme prej 15% të tarifave të energjisë elektrike, propozim që ka shkaktuar reagime të shumta.

Derisa së fundi ka nisur tashmë një fushatë në rrjete sociale për të kundërshtuar këtë rritje.

Continue Reading

Bota

Aeroportet e Brukselit shpallin grevë njëditore

Published

on

Të dy aeroportet kryesore të Brukselit – Aeroporti i Brukselit dhe Aeroporti i Charleroit – kanë shpallur një grevë njëditore për 31 mars, duke anuluar të gjitha fluturimet dalëse. Kjo është pjesë e një greve mbarëkombëtare, e cila është e dyta për shkak të reformave të qeverisë së re të Belgjikës në tregun e punës.

Greva ka përfshirë gjithashtu stafin e sigurisë dhe ekuipazhin tokësor, të cilët do të protestojnë kundër propozimeve të qeverisë për reformën e pensioneve dhe të punës. Aeroporti i Brukselit ka njoftuar se mbërritjet gjithashtu do të preken nga kjo grevë.

Protestat e mëparshme ndaj këtyre reformave, përfshirë ndryshimet që ndihmojnë ata që punojnë pas pensionimit dhe penalizojnë pensionistët që nuk kanë arritur 35 vjet shërbimi, kishin sjellë anulimin e 430 fluturimeve gjatë një greve të mëparshme. Reformat janë kritikuar për faktin se ato favorizojnë më pak ata me të ardhura të ulëta.

Qeveria flamande e Bart De Wever, pas muajsh negociatash, ka miratuar këto reforma, që janë bërë shkak për kundërshtimin e gjerë në vend./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Rritet mbikëqyrja publike, kërkohet llogaridhënie institucionale

Published

on

By

CorrWatch, nismë e konsorciumit të përbërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), kanë mbajtur Konferencën e Tretë Vjetore me temë “Rritja e Mbikëqyrjes Publike dhe Llogaridhënies Institucionale në Kosovë”.

Në publikim të këtij raporti u tha se edhe këtë vit si vitet e kaluara është numër i lartë i ushtruesve të detyrës U.D, por sipas raportit, këtë vit është një numër më i vogël me U.D të sekretarëve në ministri.

Arbëresha Loxha- Stublla, drejtoreshë Ekzekutive e GLPS-së, ka thënë se një nga sfidat kryesore të këtij viti ka qenë moslejimi i monitorimit nga disa institucione në rekrutim.

 “Kjo Konferencë Vjetore ka për qëllim të shpalos rezultatet dhe sfidat e identifikuara gjatë monitorimit njëvjeçar (shkurt 2024 – shkurt 2025), në fushat të cilat i mbulon iniciativa CorrWatch, siç janë rekrutimi në sektorin publik, prokurimi publik, shpërndarja e granteve dhe subvencioneve, dhënia e lejeve, licencave dhe tarifave si dhe performanca dhe menaxhimi i ndërmarrjeve publike në Kosovë. Një ndër sfidat kryesore që ka karakterizuar këtë vit ka qenë mungesa e transparencës apo moslejimi i monitorimit nga disa institucione në komponenta të ndryshme. Vlen të ceket Ministria e Financave në rekrutim të disa pozitave, MINT gjithashtu, KPMM dhe Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, e njëjta në monitorim të proceseve dhe në leje në dy komponente”, ka thënë Arbëresha Loxha- Stublla.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se luftimi i korrupsionit është një kërkesë kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. Ai tha se shoqëria civile po hedh dritë mbi keqpërdorimin e fondeve publike, duke u përputhur me rekomandimet e BE-së për Kosovën për të forcuar transparencën financiare dhe masat kundër korrupsionit.

“Luftimi i korrupsionit nuk është vetëm gjëja e duhur për vendin. Është gjithashtu, siç e dini të gjithë, një kërkesë kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, një rrugëtim që, siç na thuhet rregullisht, 92% e popullit të Kosovës dëshiron ta përfundojë. Falë shumë prej jush, Kosova ka bërë përparime të rëndësishme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Dhe CoreWatch ka luajtur një rol kryesor në këtë proces. Me bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjerëve, më shumë institucione po miratojnë rekrutimin mbi bazën e meritës, një kërkesë kryesore e reformave të BE-së për administratën publike”.

“Shoqëria civile po hedh dritë mbi keqpërdorimin e fondeve publike, duke u përputhur me rekomandimet e BE-së për Kosovën për të forcuar transparencën financiare dhe masat kundër korrupsionit. BE-ja e ka bërë të qartë se për të avancuar në procesin e anëtarësimit, Kosova duhet të sigurojë hetime të pavarura, të ndjekë penalisht rastet e korrupsionit në nivele të larta dhe të zbatojë plotësisht reformat gjyqësore që janë në proces”, ka thënë ai.

Ema Pula, hulumtuese në GLPS, e cila prezentoi të gjeturat e raportit, ka thënë se këtë vit numri i pozitave të monitoruara këtë vit është më i madh. Sipas saj, e para është numri i lartë i ushtruesve të detyrës.

Ajo ka thënë se Prokurimi publik vazhdon të mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit, me planifikim të dobët, joreal, me neglizhencë të qëllimshme dhe menaxhim të dobët të kontratave.

“Numri i pozitave të monitoruara këtë vit është më i madh. E, pra është numri i lartë i ushtruesve të detyrës. Tashmë kemi një numër më të vogël të U.D.  Kur flasim për sekretarë në ministri tashmë janë vetëm dy sekretarë U.D. në dy ministri. Prokurimi publik vazhdon të mbetet i ndjeshëm ndaj korrupsionit. Të dhënat e monitorimit tregojnë se përgjatë kësaj periudhe kemi pasur planifikim të dobët, ambicioz nga të gjitha institucionet. Korniza legjislative mbetet ende e papërmirësuar as këtë vit. Të grantet dhe subvencionet jemi fokusuar në MKRS dhe MBPZHR. Nuk jemi lejuar që të monitorojmë mbledhjet e bordit të TERMOKOS dhe KEK”, ka thënë Ema Pula.

Continue Reading

Të kërkuara