

Lajmet
Albin Kurti udhëton për në Bruksel, takon krerët e institucioneve të BE-së
Published
4 years agoon
By
Betim GashiKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë një vizitë dyditore.
Vizitën e Kurtit e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai ka treguar se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefim e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Kurti do të jetë bashkë me ministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla”, tha Kryeziu.
Ndërsa shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se pret që të ketë një rund të radhës të dialogut Kosovë – Serbi më 11 maj.
“Shpresoj të kemi një rund të radhës të dialogut në datën e paraparë 11 maj. Nuk kam asgjë për të ofruar, vetëm dua të shpjegojë sa i rëndësishëm është të vazhdohet ky dialog”, ka thënë Borell.
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës ka shkruar në Facebook se datat dhe agjendat e takimit kanë kuptim kur ka dakordim.
“Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, ka shkruar ai.
You may like

E përditësuar:
07:45
Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë do të vazhdojë paraqitja e provave, nga dëshmitarët që janë ftuar nga ana e mbrojtjes.
Seanca parashihet të nisë nga ora 09:00.
Gjatë dy javëve të kaluar kanë dëshmuar tre dëshmitarë të thirrur nga Mbrojtja. John Duncan ishte dëshmitari i tretë i cili ishte një ish-punonjës i shërbimit diplomatik të Britanisë së Madhe, ku ai dha dëshmi kryesisht në seancë publike.
Në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët për krime lufte, Trupi Gjykues më 18 shtator urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, duke konstatuar se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që të akuzuarit mund të pengojnë ecurinë e procesit ose të kryejnë vepra penale të tjera.
Trupi Gjykues gjykoi se lirimi i të akuzuarve në posedim të informacionit të ndjeshëm nuk do të ndihmonte mbrojtjen efikase të dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi tashmë ose të atyre që mund të dëshmojnë në procese paralele. Në rastin e z. Selimi, Trupi Gjykues rikujtoi se duket se z. Selimi nxori informacion konfidencial për palë të treta të paautorizuara, çka përforcoi konstatimin e Trupit Gjykues se ekziston rreziku që z. Selimi të pengojë ecurinë e procesit.
Sipas mendimit të Trupit Gjykues, rreziqet e identifikuara mund të zvogëlohen vetëm përmes kornizës për monitorimin e komunikimeve që zbatohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara./S.K/EO/
Lajmet
Flet drejtori i KH Rahovecit: Vendimi për të na përjashtuar nga palestra i pakuptimtë
Published
14 hours agoon
September 30, 2025By
UBT News
Klubi i hendbollit Rahoveci ka njoftuar se të dyja ndeshjet ndaj ekipit nga Luksemburgu, Dudelange, në kuadër të garave evropiane, do të zhvillohen në Luksemburg.
Shkak për këtë është bërë fakti se palestra Mizahir Isma në Rahovec, për shkak të zgjedhjeve, kalon nga nesër në menaxhim të KQZ-së dhe rrjedhimisht nuk mund të shfrytëzohet për ndeshje sportive.
Drejtori Sportiv i këtij klubi, Afrim Deliu, thotë se vendimi për t’i përjashtuar klubet nga palestrat është krejtësisht i pakuptueshëm.
“Sigurisht që është problematike, tereni është një lojtar shtesë në fushë, ajo nuk diskutohet por përveç kësaj janë edhe shumë probleme të tjera sepse palestra kalon në menaxhimin e KQZ-s nga nesër dhe përveç tereni që duhet të zhvillohet ndeshja jashtë, ne e kemi problem edhe stërvitjet t’i vazhdojmë. DO të thitë është shumë problem kjo pjesa dhe sinqerisht nuk e kuptoj se si mund të merret një vendim që palestra të lirohen nga klubet ose të mos kenë mundësi t’i zhvillojnë stërvitjet. Pra përveç lojës, problem tjetër shumë i madh është edhe stërvitjet ku do t’i zhvillojmë”, tha Deliu.
Ai ka shtuar se me këtë problematikë përballen sa herë që në Kosovë ka zgjedhje.
“Edhe në zgjedhjet e kaluara ka qenë i njëjti problem dhe e kemi ditur që nuk ka mundësi të arrihet asgjë nga kjo marrëveshje dhe menjëherë kemi kontaktuar me ekipin kundërshtar dhe kemi kërkuar që t’i zhvillojmë dy ndeshjet sepse e dimë që kjo nuk mund të realizohet, nuk është problem vetëm Rahoveci por e gjithë Kosova…Nuk është se kemi tentuar të shkojmë edhe ne KQZ direkt por e kemi ditur se është e pamundur sepse jo vetëm për Rahovecin por edhe për të gjitha klubet tjera ka qenë e pamundur”, shtoi Deliu.
Përveç hendbollit, me telashe të njëjta po përballet edhe sporti i volejbollit dhe ai i basketbollit./S.K/KP/
Lajmet
Bashkimi kërkon suksesin historik në Evropë
Published
14 hours agoon
September 30, 2025By
UBT News
Bashkimi pas fitores shumë të rëndësishme përballë Anwil-it kërkon për herë të parë të jetë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup.
Për të arritur suksesin historik për klubin më të vjetër në Kosovë, prizrenasit duhet të ruajnë epërsinë e pikëve nga fitorja e parë.
Sfida në Prizren përfundoi 80:75 për Portokallezinjtë, derisa në grupe do të hyjë skuadra që është më e mirë nga dy ndeshjet.
Nënkampionët për herë të parë janë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ndërsa nëse kalojnë pengesën në Poloni, atëherë do t’i bashkoheshin kampiones së Kosovës, Trepçës, si dhe PAOK-ut të Greqisë dhe Braunschëeig të Gjermanisë në Grupin F.
Anwil është një nga skuadrat më të forta polake në vitet e fundit, ku para dy vitesh kishte triumfuar në FIBA Europe Cup, kurse edicionin e kaluar ishte ndalur në Raundin e 1/16-tes.
Ndeshja zhvillohet të mërkurën në Poloni nga ora 18:30./S.K/KP/
Aktualitet
UBT hap thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit 2025
Published
15 hours agoon
September 30, 2025By
Driton Iseni
UBT fton studiuesit, profesionistët dhe studentët për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit (ICJMC 2025), një ngjarje që synon të bashkojë ekspertët për të prezantuar rezultatet e fundit të kërkimeve, për të shkëmbyer ide dhe përvoja në fushën e gazetarisë, medias dhe komunikimit.
Kjo konferencë është pjesë e edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, ku fokusi i këtij viti do të jetë Reziliencia dhe Qëndrueshmëria.
Datat e rëndësishme:
- Dorëzimi i abstrakteve: 10 Tetor 2025
- Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 17 Tetor 2025
- Regjistrimi i hershëm: 17 Tetor 2025
- Regjistrimi i vonë: 20 Tetor 2025
- Dorëzimi i artikujve të plotë: 14 Nëntor 2025
- Peer review: 17 Tetor 2025
Qëllimi i konferencës:
Konferenca synon të krijojë një platformë për shkëmbimin e njohurive ndërmjet studiuesve inovativë, akademikëve, hulumtuesve të rinj, studentëve pasuniversitarë dhe kandidatëve për doktoraturë, si dhe ekspertëve të fushës, duke mbështetur diskutime mbi sfidat, trendet dhe zhvillimet më të fundit në Gazetari, Media dhe Komunikim.
Tema e vitit:
- Inteligjenca Artificiale dhe Sensacionalizmi i Informacionit në Kohë Krize dhe Konflikti
Nën-temat përfshijnë:
- Roli i medias në kohë krize dhe kriza gjeopolitike
- Transformimi i komunikimit politik në epokën dixhitale
- Etika e medias dhe komunikimit gjatë krizave humanitare: Përdorimi i Chat GPT
Temat e tjera të trajtuara:
- Reklama, media alternative dhe komunitare
- Inteligjenca artificiale dhe gazetaria
- Komunikimi biznesor dhe marketingu i integruar
- Media dhe globalizimi, media dhe sporti
- Etika e medias, dezinformimi dhe lajmet false
- Komunikimi ndërkulturor dhe ndëretnik
- Studime kritike dhe kulturore, rinia dhe gjinia
- Gazetaria, ligji dhe ndikimi shoqëror
- Media, ndryshimet klimatike dhe studimet mjedisore
- Komunikimi i rrezikut, stigma dhe shëndeti publik
- Media vizuale, muzikore, multimediale dhe teknologjitë e reja
Dorëzimi i artikujve:
Materiali i dorëzuar duhet të jetë origjinal, nuk duhet të jetë publikuar më parë apo të jetë duke u shqyrtuar diku tjetër. Maksimumi i artikullit është 6 faqe. Artikujt që nuk përmbushin kriteret e formatit nuk do të konsiderohen.
Për më shumë detaje mbi standardet e pranimit dhe regjistrimin, vizitoni faqen zyrtare: Konferenca Ndërkombëtare e UBT-së

Vazhdon sot procesi gjyqësor në Hagë

Spotify heq masivisht përmbajtjen e krijuar nga AI

Flet drejtori i KH Rahovecit: Vendimi për të na përjashtuar nga palestra i pakuptimtë

Facebook dhe Messenger me rregulla të reja

Studimi: Edhe pse e ëmbël, mangoja ul rrezikun e diabetit

Bashkimi kërkon suksesin historik në Evropë

UBT hap thirrjen për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare të Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit 2025

Madonna rrëfen përvojën tronditëse me infeksionin bakterial

Portieri 42 vjeçar kthehet për kualifikueset e Botërorit
Të kërkuara
-
Aktualitet1 month ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Kërkime3 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet3 months ago
UBT sjell për herë të parë në Kosovë ekspozitën kushtuar vizionarit dhe inxhinierit Karl Gega