Lajmet

Ngritja e çmimit të kafes – Gastronomët distancohen: Qeveria keqmenaxhoi me ndarjen e mjeteve

Published

on

Shoqata e Gastronomëve është distancuar nga veprimet e disa bizneseve për të cilat u raportua se kanë ngritur e çmimin e kafes, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me këtë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka paralajmëruar dënime.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Arian Vranica, nga Shoqata e Gastronomëve, tha se brenda kësaj shoqate nuk ka të raportuar për ngritje të çmimit të kafes.

“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përveç që përfaqëson interesat sektoriale, të sektorit të gastronomisë ajo i ka 420 anëtarë, dhe brenda këtyre anëtarëve nuk ka të raportuar që ka ngritje të çmimeve por sido që të jetë është evidente që po flitet edhe po raportohet që ka ngritje të çmimeve në disa komuna, të çmimit të kafes po flasim”.

“Ne si shoqatë jemi distancuar nga këto veprime të cilat janë të kundërligjshme dhe bie ndesh me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, konkretisht me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, dhe marrëveshjet, dhe nuk është një gjë që lejohet, edhe pse e kuptojmë performancën e dobët të sektorit të gastronomisë ku prin në raport me çdo industri tjetër dhe do të kishte qenë evidente dhe e kuptueshme një ngritje e çmimit të kafes, sidomos gjatë periudhës së ramazanit që është një periudhë jo e mirë në afarizmin e gastronomisë, e sidomos pas barrierave”, tha Vranica.

Vranica potencoi që është më e rëndësishme dhe më shqetësuese që të hulumtohet rritja e produkteve ushqimore, dhe të iniciohet procedurë hetimore ndaj tyre, sesa të merren me gastronominë dhe bizneset.

“Është evidente që krahasuar me muajin mars dhe shkurt kemi pasur një rritje të çmimeve të ndryshme, sa i përket artikujve ushqimorë të konsumit, të cilat lidhen me 0.4% rritje nga muaji shkurt me muajin mars, dhe kjo është për t’u shqetësuar dhe kishte qenë temë shumë ma herët që të merremi, dhe e njëjta nuk ka ndodhur, andaj u bëjmë thirrje që të bëjë inicimin e procedurave hetimore në lidhje me produkte të ndryshme, si të vajit, miellit e produkteve tjera, që janë rritur dhe që është për tu shqetësuar”, deklaroi ai.

Ai tha që duhet të ketë qasje të barabartë tek të gjithë sektorët dhe jo t’i vihet gishti vetëm tek gastronomët, pasi sipas tij ky fenomen paraqitet edhe tek sektorë të tjerë.

“Pikërisht ne prandaj bëmë thirrje, edhe pse është e kuptueshme edhe shumë normale që të kishte një rritje të çmimeve, por këto janë vendime subjektive të secilit bizneseve i cili mund të ndërmarrë dhe jo kolektive me marrëveshje të caktuar. Gjithsesi duhet të ketë një qasje të barabartë tek të gjithë sektorët e jo t’i vëmë gishtin vetëm gastronomisë, kur e dimë që ky fenomen paraqitet tek sektorët e tjerë”, u shpreh tutje Vranica.

Vendimin e fundit për alokimin e mjeteve, dhe ndarjen e buxhetit për këta sektorë, Vranica  e konsideron jo proporcional dhe keqmenxhuese, pasi krahasimi me disa sektorë siç është barnatoret, furrat e bukës të cilat kanë punuar vazhdimisht, është i papranueshëm dhe që duhet anuluar.

“Ka qenë një ndarje jo proporcionale, dhe ka qenë një keqmenaxhim i buxhetit të Kosovës, ne e dimë që buxheti i Kosovës ka telashe të mëdha për me nda alokime të tilla, ka pasur ndarje me gjithë respektin, për barnatoret, për furrat e bukës që nuk ka pasur nevojë të bëhet një gjë e tillë, sepse atëherë kur bie fjala tek sektorët që kanë pësuar dëme, normalisht që edhe kompensimet nuk i kanë marrë të duhurat”.

“Andaj ne po shohim që edhe vendimi i fundit që u mor, është dashur të anulohet, andaj kjo është si pasojë e keq menaxhimit të buxhetit, dhe i njëjti është dashur të jetë në proporcion me dëmet e shkaktuara”, tha mes tjerash ai.

Këndellja e gastronomisë sipas tij do zgjasë mjaftë shumë, pasi sipas asnjë raporti hulumtues 36% e bizneseve iu duhet 3-12 muaj për t’u rikuperuar, ndërsa 50% iu duhet më shumë se një vit që të kthehen në gjendje normale.

“Këndellja e cila mund t’i bëhet sektorit të gastronomisë pasi që të përfundoj pandemia, 36% të bizneseve sipas raportit hulumtues do ju duhet 3-12 muaj për tu rikuperuar në gjendje normale, ndërsa mbi 50% të bizneseve ju duhet më shumë se një vit për tu kthyer në gjendje normale, dhe vendime të tilla andaj kanë qenë të papërgjegjshme, për ndarje të tilla buxhetore që veçse folëm”, përfundoi ai.

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara