Futbollistet e Mitrovicës sot do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës ukrainase Metalist 1925, në kuadër të Kupës Evropiane.
Ndeshja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përfundoi pa gola, 0:0.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Shkup, me fillim nga ora 13:00, ku Mitrovica do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin tutje në garën evropiane.
Kampionia e Kosovës arriti në Kupën Evropiane pas një kampanje pozitive në Ligën e Kampionëve. Në gjysmëfinale të raundit të parë kualifikues, Mitrovica mposhti kampionen e Moldavisë, ndërsa në finale triumfoi ndaj kampiones së Bullgarisë.
Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mitrovicaset fillimisht pësuan ndaj Brannit norvegjez, ndërsa më pas, me fitoren ndaj Ferencvaroshit të Hungarisë, siguruan kalimin në Kupën Evropiane.
“Europa Cup” është niveli i dytë kontinental për klubet e futbollisteve dhe ky është vetëm edicioni i dytë i kësaj gare.
Për Kosovën, kjo është paraqitja e parë në historinë e Kupës Evropiane, ndërsa Mitrovica synon ta vazhdojë rrugëtimin evropian me një rezultat pozitiv ndaj Metalist 1925.
D.L