Lajmet

Al Jazeera paraqet rastin e vrasjes së Shireen Abu Aqla në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Gazetarja u qëllua në kokë gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite gjatë muajit maj të këtij viti.

Published

on

Rrjeti Al Jazeera ka paraqitur një rast kundër forcave izraelite në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për vrasjen e Shireen Abu Aqla.

Gazetarja palestinezo-amerikane u qëllua në kokë gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë muajit maj të këtij viti.

Ushtria izraelite arriti në përfundimin se një nga ushtarët e saj ndoshta e vrau atë, por e quajti vdekjen e “të paqëllimshme”.

Al Jazeera ka thënë se kjo ishte plotësisht e pabazuar dhe se provat e saj treguan se ishte një “vrasje e qëllimshme”.

Kryeministri izraelit në largim Yair Lapid tha,“askush nuk do të hetojë ushtarët [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit] dhe askush nuk do të na predikojë për moralin në luftë, e sidomos jo Al Jazeera”.

Izraeli nuk e njeh autoritetin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe ka refuzuar të bashkëpunojë ta për krime të mundshme lufte në territoret e pushtuara.

Shireen Abu Aqla, e cila ishte 51 vjeç, shkoi në kampin e refugjatëve Jenin më 11 maj për të raportuar për kanalin televiziv arab të Al Jazeera-s mbi një bastisje izraelite që kishte parë përleshje me armë midis ushtarëve dhe militantëve palestinezë.

Ajo kishte veshur një helmetë dhe një xhaketë blu të shënuar “PRESS” kur u vra ndërsa po ecte përgjatë rrugës me gazetarë të tjerë, një prej të cilëve u qëllua dhe u plagos gjithashtu.

Gazetarët, kalimtarët dhe zyrtarët palestinezë thanë se të shtënat erdhën nga trupat izraelite të stacionuara rreth 200 metra larg – pretendime të cilat më vonë u mbështetën nga hetimet nga OKB-ja dhe organizata të shumta mediatike.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) fillimisht thanë se nuk ishte e mundur të dihej se kush e vrau Abu Aklën. Por në shtator një zyrtar i lartë u tha gazetarëve se kishte një probabilitet të lartë që ajo të ishte qëlluar “gabimisht nga një ushtar i IDF-së, dhe natyrisht ai nuk e identifikoi atë si gazetare”.

Al Jazeera, e cila është e bazuar në Doha dhe financohet nga shteti i Katarit, tha në një deklaratë të martën se ekipi i saj ligjor kishte kryer një hetim të detajuar mbi vrasjen dhe “zbuloi prova të reja”, duke përfshirë rrëfime të dëshmitarëve okularë dhe video të shumta.

“Al Jazeera ka theksuar në dorëzimin e saj ndaj Prokurorit të ICC-së se provat e reja të dëshmitarëve dhe pamjet video tregojnë qartë se Shireen dhe kolegët e saj u qëlluan drejtpërdrejt nga Forcat pushtuese izraelite (IOF)”, tha ajo. “Pretendimi i autoriteteve izraelite se Shireen u vra gabimisht në një shkëmbim zjarri është plotësisht i pabazuar”.

“Dëshmitë e paraqitura në Prokurorinë (OTP) konfirmojnë, pa asnjë dyshim, se nuk kishte të shtëna në zonën ku ndodhej Shireen, përveç IOF [Forcat pushtuese izraelite] që qëllonin drejtpërdrejt mbi të. IOF kishte pamje të plotë të gazetarëve ndërsa ecnin si një grup, ngadalë në rrugë me jelekët e tyre të veçantë mediatik, dhe nuk kishte persona të tjerë në rrugë”.

Deklarata shtoi se“dëshmitë tregojnë se kjo vrasje e qëllimshme ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të shënjestruar dhe heshtur Al Jazeera-n”.

Rodney Dixon, avokat për Al Jazeera, tha se fushata përfshinte sulmin ajror izraelit që shkatërroi një bllok kullë të qytetit të Gazës që strehonte zyrat e Al Jazeera-s dhe agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) gjatë një konflikti midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në maj të vitit 2021.

Familja e Abu Aqla-s, e cila paraqiti ankesën e saj në ICC në shtator, tha se ata e mbështesin paraqitjen e Al Jazeera-s./UBTNews/

Rajoni

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

Sport

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Vendi

Kosova në ditën e dytë të përgatitjeve: sot seanca vendimtare para udhëtimit

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës po numëron minutat deri në nisjen e seancës së dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila është planifikuar të fillojë sot në orën 11:00.

Pas grumbullimit të djeshëm ku u vu theksi te motivimi dhe rigjenerimi i lojtarëve, dita e sotme pritet të jetë përcaktuese për skemat taktike që përzgjedhësi Franco Foda do të aplikojë ndaj Sllovakisë.

Në stërvitjen e paradites së sotme, pritet që grupi të jetë i plotë në fushë, përfshirë edhe gjashtë futbollistët që dje punuan vetëm në palestër. Ky është momenti kyç ku stafi teknik do të testojë gjendjen fizike të lojtarëve pas ngarkesave me klubet e tyre, duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin 2026.

Edhe pse përballja me Sllovakisë shihet si një pengesë e vështirë, energjia pozitive që ka rrethuar kampin dardan që nga dita e parë jep shpresë për një rezultat historik. Pas përfundimit të stërvitjes së sotme, ekipi do të ketë një pasqyrë më të qartë mbi gjendjen e lojtarëve të lënduar dhe formacionin që do të kërkojë fitoren në Bratislavë të enjten mbrëma.

Continue Reading

Lajmet

I dyshuari në kërkim për plagosjen me armë zjarri në Prishtinë

Published

on

By

Një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, pas një incidenti me armë zjarri rreth orës 20:45, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës

Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e emergjencës dhe policia gjetën viktimën me lëndime trupore, i cili u dërgua menjëherë për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Ndonëse policia ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për këtë sulm, ai ende nuk është rënë në pranga dhe po kërkohet intensivisht nga autoritetet.

Hetuesit kanë nisur punën në terren për të mbledhur dëshmitë dhe provat e nevojshme, ndërkohë që rasti po hetohet në koordinim me prokurorin si lëndim i rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Të kërkuara