Magazinë

Aktori Dylan Walsh përfshihet në një aksident me makinë

Published

on

Aktori i “Nip/Tuck”, Dylan Walsh, 61 vjeç dhe familja e tij përjetuan një aksident automobilistik të frikshëm këtë fundjavë në Rumson, New Jersey.

Sipas TMZ, automjeti, një Ford Explorer 2022, u përplas me dy shtylla elektrike, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të makinës.

Makina fillimisht po lëvizte në drejtim të veriut rreth orës 5 të pasdites përpara se të devijonte papritur në korsinë jugore dhe të godiste shtyllën e parë, tha Departamenti i Policisë së Rumson. Makina vazhdoi të lëvizte dhe përfundimisht u përplas në një shtyllë tjetër të shërbimeve.

Dy nga pesë pasagjerët u transportuan në Riverview Medical Center për shkak të dhimbjeve, ndërsa aktualisht nuk është bërë e qartë se kush ishte duke drejtuar veturën. Për fat të mirë, të gjithë janë jashtë rrezikut dhe janë rikuperuar, sipas një deklarate për Page Six.

Familja shprehu mirënjohje për reagimin e shpejtë të policisë, zjarrfikësve dhe stafit mjekësor.

Ky aksident ndodh më pak se një muaj pas vdekjes së ish-bashkëshortit të tij në “Nip/Tuck”, Julian McMahon, i cili ndërroi jetë pas një beteje me kancer në moshën 56-vjeçare.

Magazinë

Lizzo paditet për shkelje të të drejtave të autorit mbi një këngë të re

Published

on

Këngëtarja Lizzo po përballet me një padi për shkelje të të drejtave të autorit, pasi akuzohet se kopjoi një këngë të një artisti tjetër për të krijuar një nga këngët e saj të fundit virale.

Këngëtarja 37-vjeçare kishte postuar në gusht një fragment të shkurtër të këngës së saj ende pa titull, që tërhoqi vëmendjen e fansave.

Fragmenti përmendte edhe reklamën e Sydney Sweeney për American Eagle, e cila kishte shkaktuar polemika për promovimin e një mesazhi të kontestuar.

Sipas padisë të siguruar nga TMZ, GRC Trust ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Lizzo-s dhe shtëpisë së saj diskografike, Atlantic Records, duke pretenduar se këngëtarja përdori dhe kopjoi pjesë të këngës së viteve 1970 “Win or Lose (We Tried)”, për të cilën ata zotërojnë të drejtat e autorit.

Një përfaqësues i Lizzo-s i tha TMZ-së: “U habitëm që GRC Trust ngriti këtë padi. Për të qenë të qartë, kënga nuk është publikuar ose monetizuar, dhe nuk ka pasur vendim në lidhje me publikimin e saj komercial.”

Padia shton se palët tentuan të arrijnë një marrëveshje, por dështuan, dhe GRC Trust po kërkon dëmshpërblim dhe një urdhër ndalimi për përdorimin e mëtejshëm të këngës.

Kjo nuk është hera e parë që Lizzo përballet me akuza të tilla. Në vitin 2019, tre producentë e paditën për këngën “Truth Hurts”, duke pretenduar se ajo ishte bazuar në këngën “Healthy”, të cilën ata e kishin shkruar së bashku me Lizzo-n në vitin 2017. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Valë kritikash për zgjedhjen e Bad Bunny për shfaqjen e Super Bowl

Published

on

Roger Goodell, komisioneri i Ligës Kombëtare të Futbollit Amerikan (NFL), ka reaguar ndaj kritikave që kanë shoqëruar njoftimin se Bad Bunny do të performojë gjatë pushimit të pjesës së parë të finales së Super Bowl-it.

Pavarësisht reagimeve të ndryshme, Goodell theksoi se nuk ka në plan të ndryshojë vendimin për zgjedhjen e artistit.

“Nuk jam i sigurt nëse kemi zgjedhur ndonjëherë një artist pa pasur kritika apo reagime nga publiku. Është sfidë kur ke qindra miliona shikues. Por ne duam të ofrojmë argëtim të lartë dhe Bad Bunny është një nga artistët më të njohur dhe me ndikim në botë,” tha Goodell.

Performanca e Bad Bunny-t është veçanërisht e pritur, duke pasur parasysh mungesën e koncerteve të tij në SHBA gjatë viteve të fundit, një vendim i artistit si protestë ndaj politikave antiemigrantore të administratës Trump.

Ai kishte frikë se koncertet mund të shërbenin si mjet për autoritetet për të identifikuar emigrantë ilegalë, duke rrezikuar sigurinë e fansave.

Performanca në Super Bowl, e transmetuar drejtpërdrejt në televizion, ofron mundësinë që adhuruesit ta shijojnë artistin pa u ekspozuar ndaj ndonjë rreziku.

Kjo zgjedhje tregon edhe angazhimin e NFL-së për të sjellë artistë me ndikim global, që tërheqin audiencë të gjërë dhe shtojnë vlerën e eventit më të madh sportiv në SHBA. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

‘Emily in Paris’ rikthehet me sezonin e pestë, publikohet traileri i ri

Published

on

Fansat po e presin me padurim sezonin e ri të serialit “Emily in Paris”, i cili do të publikohet zyrtarisht më 18 dhjetor në Netflix.

Platforma e njohur e filmave dhe serialeve ka ndarë tashmë një trailer të shkurtër për sezonin e pestë.

Siç mund të shihet, ky sezon premton më shumë dinamikë, stil dhe dramë – elemente që e kanë bërë serialin të dashur për publikun që nga fillimi.

Këtë herë, historia zhvendoset nga Parisi në Romë, duke sjellë një atmosferë krejt të re mes rrugëve dhe pamjeve të qytetit të lashtë italian.

Emily, e interpretuar nga Lily Collins, do të përballet me sfida të reja, romancë të papritur e situata plot humor në këtë mjedis të ri kulturor.

Zhvendosja e ngjarjes nga kryeqyteti francez në atë italian pritet t’i japë serialit një frymë të freskët dhe një pamje më të larmishme kulturore.

Ky ishte vetëm një trailer i shkurtër, ndërsa në javët në vijim Netflix pritet të publikojë edhe trailer-in e plotë të sezonit. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Brigitte Bardot reagon ndaj raportimeve të rreme për vdekjen e saj

Published

on

Aktorja franceze, Brigitte Bardot, përmes një deklarate në rrjet, ka reaguar ndaj raportimeve të rreme për vdekjen e saj.

Ajo ka reaguar ndaj postimit (tashmë të fshirë) të influencueses Aqababe, e cila ka sugjeruar e aktorja ka vdekur, ka raportuar The Independent.

“Nuk e di se kush është idioti që i filloi lajmet e rreme për ‘zhdukjen’ time por dijeni se jam mirë dhe nuk po planifikoj ta lëshoj perden”, ka shkruar 91 vjeçja në llogarinë e saj në rrjetin social X.

Aqababe, emri i vërtetë i të cilës është Aniss Zitouni, në postim ka pretenduar se ka informacion “ekskluziv” për vdekjen e supozuar të yllit.

“Kufoma e saj është nisur drejt Saint-Paul-de-Jarrat në departamentin 09 (Ariege). Një ikonë ka ndërruar jetë, duke lënë pas një trashëgimi të paharrueshme dhe gjurmë të përjetshme në zemrat e francezëve”, thuhej në postimin Zitounit, që tani është fshirë.

Influencerja ka qëndruar pas pretendimit të saj, pasi Bardot lëshoi deklaratën në X, duke sugjeruar se llogaria nuk menaxhohet nga aktorja.

“E kam fshirë postimin e lajmit ekskluziv për vdekjen e Brigitte Bardot. Nuk është vet ajo që menaxhon llogarinë në Twitter, do ta shihni kur AFP do të jap lajmin zyrtar për vdekjen e saj”, ka shkruar Zitouni.

Reagimi i aktores vjen pasi javën e kaluar është raportuar që ajo është hospitalizuar. Media francece, Nice-Matin, ka shkruar se muajin e kaluar është pranuar në spitalin privat, Saint-Jean, në Toulon dhe se i është nënshtruar një operimi.

Mediumi ka shkruar se brenda pak ditësh se pritet të lirohet nga spitali. Bardott është dërguar në spital nga shtëpia e saj në Saint-Tropez. Ky nuk do të ishte i vetmi shqetësim rreth shëndetit të aktores gjatë viteve të fundit, pasi pati probleme me frymëmarrje në korrik 2023.

Atë e patën vizituar mjekët në shtëpinë e saj, pasi kishte përjetuar vështirësi në frymëmarrje. Bashkëshorti i ikonës, Bernard d’Ormale, në atë kohë, pati thënë për median Var-Matin se ngjarja pati ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.

“Pati vështirësi me frymëmarrjen, por nuk e ka humbur vetëdijen. Le ta quajmë vetëm një moment me vështirësi për të marrë frymë lirshëm”, pati thënë d’Ormale.

Mjekët, Bardottit, i kanë dhënë oksigjen dhe kanë qëndruar ta mbikëqyrin gjendjen për pak kohë, para se të shkonin.

D’Ormale, i cili është martuar me Bardottin në vitin 1992, pati thënë se kjo është diçka e zakonshme që ndodh te të moshuarit.

“Sikur të gjithë të moshuarit, kur arrin një moshë të caktuar nuk mund ta përballosh më të nxehtit. Ndodh, kur je 88 vjeç”, pati thënë ai. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara