Lajmet

Aktivistët pro-palestinezë bëjnë thirrje për grevë në mbështetje të Gazës

Thirrja është një përpjekje për të ndikuar në ekonominë globale dhe presion mbi qeveritë për të gjetur një zgjidhje rreth luftës.

Published

on

Aktivistët pro-Palestinës po përdorin hashtags #StrikeForGaza dhe #الاضراب_الشامل në arabisht në mediat sociale për t’u bërë thirrje njerëzve që të mos shkojnë në punë, shkolla, banka ose treg në mbështetje të palestinezëve në Gaza.

Thirrja është një përpjekje për të ndikuar në ekonominë globale dhe presion mbi qeveritë për të gjetur një zgjidhje rreth luftës dhe për të ndalur agresionin izraelit në Rripin e Gazës.

“Ne i konsiderojmë grevat si mjetin e fundit kur protestat dhe negociatat dështojnë, madje edhe kërcënimi i tyre i lëviz gjërat. Mund të funksionojë ose jo, por duhet ta provojmë. Le ta bëjmë atë për popullin e shtypur të Gazës”, tha Zara Magnusson, një aktiviste në X./UBTNews/

Lajmet

City mposht bindshëm Unitedin

Published

on

Manchester City e ka fituar derbin e qytetit ndaj rivalit të përbetuar Manchester Unitedit me një fitore bindëse 3:0, në “Etihad Stadium”.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Phil Foden në minutën e 18-të të ndeshjes. Me këtë rezultat, përfundoj pjesa e parë, teksa në të dytë në skenë doli Erling Haaland.

Norvegjezi shënoi dy gola tjerë, duke i dhuruar skuadrës së tij një fitore prej 3:0.

Skuadra e Pep Guardioles, i kthehet fitores pasi kishin dy humbje radhazi në tri xhirot hapëse të sezonit.

Ndërkohë, kjo është humbja e dytë e Unitedit këtë sezon./S.K/EO/

Continue Reading

Bota

Ukraina sulmon me dronë rafinerinë kryesore ruse

Published

on

Ukraina ka nisur një sulm të madh me të paktën 361 dronë që synonin Rusinë gjatë natës, duke shkaktuar një zjarr të shkurtër në rafinerinë e madhe të naftës Kirishi në veriperëndim të Rusisë, thanë zyrtarët rusë të dielën.

Ata kanë raportuar se nuk ka të lënduar, por Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se të paktën 361 dronë ishin rrëzuar nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore, duke përfshirë katër bomba ajrore të drejtuara dhe një raketë HIMARS të prodhuar në SHBA.

Ndërsa fuqitë botërore flasin se si t’i japin fund konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, lufta e dronëve është përshkallëzuar, me dronë rusë të rrëzuar në Poloninë anëtare të NATO-s dhe sulme nga Ukraina kundër rafinerive dhe tubacioneve të naftës në Rusi, eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë.

Guvernatori i rajonit të Leningradit, Aleksandër Drozdenko, tha se tre dronë u shkatërruan në zonën Kirishi dhe një zjarr i shkaktuar nga rënia e mbeturinave ishte shuar.

Komanda e dronëve të Ukrainës konfirmoi se sulmoi rafinerinë dhe tha se kishte kryer një sulm të suksesshëm, shkruan Reuters./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias

Published

on

Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Valencias në xhiron e katërt të kampionatit Spanjoll me rezultat 6-0.

Barcelona e nisi mirë takimin duke shënuar që në minutën e 29-të të takimit, me anë të Fermin Lopez.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat derisa pjesa e dytë ishte goleadë. Raphina realizoj në minutën e 53-të dhe 3 minuta më pas Lopez shënoi golin e dytë personal.

Edhe Raphina në minutën e 66-të shënoj për 4-0, derisa i inkuadruari në pjesën e dytë, Lewandowski shënoj dy gola brenda dhjetë minutave për rezultatin përfundimtar 6-0.

Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Valencia mbetet në pozitën e 15-të me 4 pikë gjithsej./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

​Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë

Published

on

Në vitin 2007, Kombet e Bashkuara shpallën 15 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, një ditë të caktuar për të reflektuar mbi gjendjen e demokracisë në mbarë botën dhe përpjekjet e nevojshme për ta mbështetur atë.

Demokracia nuk është vetëm një qëllim përfundimtar, por një proces i vazhdueshëm që kërkon pjesëmarrjen aktive të bashkësisë ndërkombëtare, qeverive kombëtare, shoqërisë civile dhe individëve.

Vetëm përmes kësaj përpjekjeje kolektive mund të realizohen idealet e demokracisë për të gjithë, kudo.

Një komponent themelor i një demokracie të shëndetshme është liria e shprehjes, e cila është e sanksionuar në Nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.

Kjo e drejtë siguron që të gjithë të kenë lirinë të kenë mendime pa ndërhyrje dhe të kërkojnë, marrin dhe përhapin informacione dhe ide përmes çdo medie, pavarësisht kufijve. Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së saj, liria e shprehjes shpesh kërcënohet nga disa qeveri dhe disa njerëz në pushtet që kërkojnë të shtypin zërat kundërshtues.

Duke shënuar Ditën e 18-të Ndërkombëtare të Demokracisë 2025, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, theksoi “guximin e njerëzve kudo që po formësojnë shoqëritë e tyre përmes dialogut, pjesëmarrjes dhe besimit”, duke i konsideruar këto përpjekje si më jetësore se kurrë “në një kohë kur demokracia dhe sundimi i ligjit janë nën sulm nga dezinformimi, përçarja dhe hapësira qytetare në tkurrje”.

Kjo ditë shërben si një thirrje për veprim për të gjithë që të angazhohen në diskutime rreth demokracisë, të mbështesin iniciativat që mbështesin vlerat demokratike dhe të avokojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. /S.K/KP/United Nations/

Continue Reading

Të kërkuara