Kronikë e zezë

Aktakuzë ndaj katër personave në rastin e mashtrimit për investim në kriptovaluta

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve F.C., R.S., L.G. dhe E.S.

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur sot se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave në rastin e mashtrimit për investim në kriptovaluta

Aktakuza është ngritur ndaj të pandehurve F.C., R.S., L.G. dhe E.S., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi, duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 12.10.2022, në Prishtinë dhe në vende të tjera në Kosovë, duke vepruar në bashkëkryerje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanë mashtruar të dëmtuarit, përmes komunikimit në forma të ndryshme dhe emra të rrejshëm përmes rrjeteve sociale, duke i vënë në lajthim kinse do të përfitonin shuma të mëdha të parave, me qëllim të investimit në kriptovaluta në një platformë të emëruar GREEN-SKRILL, ashtu që të dëmtuarit kanë vepruar në dëm të pasurisë së tyre, duke iu dhënë para kesh dhe duke iu dërguar shuma të ndryshme të parave në emër të pandehurve në institucionet mikrofinanciare, çka me këto veprime të pandehurit kanë realizuar përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, dhe atë në shumën e përgjithshme 304,539.00€ (treqind e katër mijë e pesëqind e tridhjetë e nëntë euro), me ç ‘rast të dëmtuarve iu kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm pasuror. Me këto veprime te pandehurit kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”, nga neni 323, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 dhe 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, të pandehurit: F.C., (në cilësinë e pronarit të biznesit), R.S., (në cilësinë e personit fizik) dhe E.S., (në cilësinë e personit fizik) dhe L.G., (në cilësinë e personit fizik), në vazhdimësi, duke filluar nga mesi i vitit 2020 e deri më 10.10.2022, i janë shmangur tërësisht pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale, në atë mënyrë që derisa kanë pranuar të ardhura përmes institucioneve mikrofinanciare, nuk e kanë deklaruar tatimin që kërkohet me ligjin e Administratën Tatimore të Kosovës, çka me këto veprime i janë shmangur tatimit dhe kontributeve personale në vlerë prej 39,734.34€ (tridhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tridhjetë e katër euro)”, është bërë e ditur nga gjykata.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, nga nenin 307 paragrafi 2 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i Shtetit, siç është bërë ditur, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale, të cilat iu vihen në barrë, si dhe të pandehurit F.C., t’i vazhdohet masa e paraburgimit, pasi që ende nuk kanë pushuar shkaqet ligjore për qëndrimin e tij në paraburgim.

Lajmet

Parandalohet kontrabandimi i mbi 11 mijë produkteve ushqimore në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Published

on

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandës me mallra përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas Policisë së Kosovës, më 26 gusht, nga drejtimi i fshatit Tanushë në Maqedoninë e Veriut është vërejtur një furgon me targa vendore duke hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës, në drejtim të fshatit Mjak të Vitisë.

Njësitet e Task Forcës–Jugu kanë reaguar dhe e kanë ndaluar automjetin pranë brezit kufitar. Gjatë kontrollit janë gjetur 9,525 copë çipsa, 700 pashteta dhe 750 gulash viçi, të gjitha me mbishkrime të Maqedonisë së Veriut.

Sipas autoriteteve, drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen apo importimin e mallrave.

Vlera preliminare e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara është vlerësuar në mbi 5 mijë euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat doganore të shmangura.

Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. Rasti do të procedohet më tej nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident me fatalitet në Lluzhan, arrestohet shoferi

Published

on

By

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë një person.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur viktima u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pa iu ofruar ndihmë.

Viktima u dërgua me urgjencë në Qendrën Kliniake Universitare të Kosovës (QKUK), mirëpo për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai ka ndërruar jetë të martën, më 25 gusht.

Ndërkaq, po më 25 gusht, organet e rendit kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin që po ngaste automjetin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Prezanton patentë shoferi të dyshuar si të falsifikuar në Aeroportin e Prishtinës

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person është ndaluar në ANP “Adem Jashari” pasi gjatë kontrollit të dokumenteve personale dhe të automjetit ka prezantuar një patentë shoferi të lëshuar nga një shtet tjetër, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Me urdhër të prokurorit, dokumenti është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Digjen tri vetura dhe një pjesë e shtëpisë në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tri vetura dhe një pjesë e një shtëpie janë përfshirë nga zjarri në rrugën “Selman Lokaj” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur më 25 gusht, rreth orës 01:10, ndërsa rrethanat e përhapjes së zjarrit ende nuk dihen.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara