Aktualitet

Aksion për largimin e deponive ilegale në Vushtrri

Kryetari Idrizi është i vendosur që në Vushtrri të mos lejojë krijimin e deponive ilegale të mbeturinave.

Published

on

Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Vushtrrisë, në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Mirëmbajtjes “Uuniteti” kanë ndërmarrë sot një aksion për largimin e deponive ilegale të mbeturinave në pjesë të ndryshme të komunës së Vushtrrisë.

Duke vlerësuar rëndësinë jetike që ka mjedisi për shëndetin tonë, por edhe faktin se mjedisi përfaqëson kulturën e një shoqërie, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka vendosur ruajtjen e mjedisit në një nga prioritet kryesore të qeverisjes së tij”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Kryetari Idrizi është i vendosur që në Vushtrri të mos lejojë krijimin e deponive ilegale të mbeturinave, duke angazhuar edhe ekipet e inspektorëve të ambientit për ndërmarrjen e veprimeve ligjore ndaj atyre që dëmtojnë ambientin”, theksohet në faqen zyrtare të Komunës në Facebook.

Aktualitet

Këshilltari i Liderit Suprem të Iranit viziton Omanin të martën pas bisedimeve SHBA-Iran

Published

on

By

Ali Larijani, këshilltar i Liderit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, dhe sekretar i këshillit të tij të sigurisë kombëtare, do të vizitojë Omanin të martën (10.02.2026) pas bisedimeve indirekte midis SHBA-së dhe Iranit që u mbajtën atje, njoftoi agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Tasnim, raporton Reuters.

Diplomatët amerikanë dhe iranianë u angazhuan përmes ndërmjetësimit të Omanit në shtetin e Gjirit Arab javën e kaluar, në një përpjekje për të ringjallur diplomacinë mes një grumbullimi detar të SHBA-së pranë Iranit dhe zotimeve të Teheranit për një përgjigje të ashpër nëse sulmohet. “Gjatë këtij udhëtimi, (Larijani) do të takohet me zyrtarë të lartë të Sulltanatit të Omanit dhe do të diskutojë zhvillimet e fundit rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimin dypalësh në nivele të ndryshme,” tha Tasnim raporton Reuters.

Data dhe vendi i raundit të ardhshëm të bisedimeve ende nuk janë bërë të ditura.

Irani dhe SHBA mbajtën pesë raunde bisedimesh vitin e kaluar për kufizimin e programit bërthamor të Teheranit, proces ky që dështoi kryesisht për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit brenda Iranit. Në qershor, SHBA sulmoi objektet bërthamore iraniane në mbyllje të një fushate 12-ditore bombardimesh izraelite.

Teherani që atëherë ka deklaruar se ka ndërprerë aktivitetin e pasurimit, të cilin SHBA e sheh si një rrugë të mundshme drejt bombave bërthamore. Irani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore. /Reuters/

Continue Reading

Aktualitet

Policia nis kontrolle të shtuara për kamionë dhe autobusë

Published

on

By

Në kuadër të planit operativ ROADPOL 2026, Policia e Kosovës ka nisur nga sot një aksion për kontrollin e shtuar të mjeteve tëtransportit të mallrave dhe udhëtarëve. Ky aktivitet, i cili do të zgjasë deri më 15 shkurt 2026, synon rritjen e sigurisë rrugore në të gjitha rrugët e vendit përmes mbikëqyrjes strikte të kamionëve dhe autobusëve.

“Në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2026 duke filluar nga sot deri me 15 shkurt 2026 do të realizohen kontrolle të shtuara të mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë” në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë se Kosovës.

Duke qenë se shoferët e këtyre mjeteve konsiderohen profesionistë, Policia kërkon që të njëjtit të shërbejnë si model në respektimin e rregullave të trafikut dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës sekuestron 7 kg marihuanë në Merdarë

Published

on

By

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë se Kosovës, në Merdare ka ndaluar një person, në veturën e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar rreth shtatë kilogram marihuanë në vlerë 35 mijë euro.

Polica njofton se ka kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, ku janë gjetur disa prova materiale të cilat edhe janë sekuestruar.

Provat materiale të sekuestruara janë; 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime), 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike, 2 aparate për vakum, 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 (tridhjetë e pesë mijë €). Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Continue Reading

Lajmet

FSK dekoron pjesëtarët e operacionit të kërkim-shpëtimit në Shqipëri

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim pjesëtarët e njësisë së Kërkim Shpëtimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare të FSK-së të cilët kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Republikën e Shqipërisë.

Fillimisht, Gjeneral Jashari falënderoi pjesëtarët që kanë qenë të angazhuar në operacionin humanitar të kërkim shpëtimit në Klos, të Republikës së Shqipërisë. Me këtë rast GLT Jashari i përgëzoi për punën, profesionalizmin dhe angazhimin pjesëtarët në fjalë, të cilët e përfunduan me sukses këtë operacion në kushte të ftohta dimërore.

Në fund të takimit, GLT Jashari dekoroi pjesëtarët e angazhuar në këtë operacion humanitar me medaljen “Shërbim Vetëmohues” dhe dekoroi me “mirënjohje” njësinë në fjalë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit rajonal duke dëshmuar ngritje të kapaciteteve dhe profesionalizëm si brenda ashtu edhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara