Aktualitet

Akademiku serb: Vuçiq nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë, vendimin do ta marrë dikush tjetër

“Serbia shkoi në rrugën e gabuar që nga viti 1989″ tha ai.

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq nuk do t’i vendos sanksione Rusisë dhe se Serbia është në rrugën e gabuar që nga rënia e Murit të Berlinit.

Kështu është shprehur akademiku Dushan Teodoroviq duke theksuar se gjendja në Serbi ka pasur politikë të jashtme jo të drejtë duke u ulur në disa karrige përnjëherë.

“Serbia shkoi në rrugën e gabuar që nga viti 1989, pas rënies së Murit të Berlinit dhe tani jemi në një situatë kaq të vështirë dhe mendoj se Vuçiq nuk do ta marrë vendimin për t’i vendosur sanksione Rusisë. Këtë vendim do ta marrë dikush tjetër. Dëshminë e kësaj e gjej në votimin e fundit në OKB, kur votuam përjashtimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut”, ka theksuar Teodoroviq për media serbe.

Ai ka shtuar se ka ardhur momenti që Serbia të përcaktohet ndërmjet Perëndimit apo Vladimir Putinit.

“Vendi ynë është një nga vendet më të varfra të Evropës dhe ka pasur politikën e jashtme të gabuar duke u ulur në dy, tre, katër karrige. Ka ardhur momenti që kjo nuk është më e mundur dhe për çdo njeri që mendon është e qartë se, për fat të keq, po formohet një ‘Perde e Hekurt’ e re. Në njërën anë janë Vladimir Putini, Aleksandar Lukashenko e disa satelitë të tjerë dhe nga ana tjetër janë Perëndimi, Amerika, Kanadaja, Japonia dhe bota e zhvilluar”, shton ai.

Teodoroviq tha se sjellja e Serbisë duhet të jetë e tillë që t’i dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë.

“Besoj se vendimi i Vuçiqit do të jetë në një farë mënyre i detyruar dhe se në atë mënyrë ai do të paraqesë sanksione nëse i prezanton. Nga ana tjetër, do të doja që t’i prezantojmë për shkak të ndjenjës sonë të moralit dhe ndjeshmërisë që kemi për 6 milionë refugjatë, për gratë e dhunuara dhe për faktin që fëmijët çohen me forcë në Rusi. Ne duhet ta dënojmë këtë [agresionin ushtarak rus në Ukrainë] dhe sjellja jonë duhet të udhëhiqet nga morali dhe ndershmëria, e më pak nga llogaritjet e vogla të ryshfetit”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Serbia është shteti i vetëm në rajon që nuk e ka dënuar agresionin ushtarak në Ukrainë dhe se nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara