Lajmet nga UBT

Aftësohu profesionalisht për sigurinë kibernetike duke ndjekur trajnimin Cyber Security Essentials në UBT

Ky trajnim është i përbërë nga 30 orë mësimore dhe ka për qëllim t’i informojë studentët dhe pjesëmarrësit mbi tiparet dhe veçoritë e krimit kibernetik.

Published

on

Bazat e Sigurisë Kibernetike është një lëndë që i kushton vëmendje të veçantë të kuptuarit dhe përvetësimit të elementëve bazë sa i takon sigurisë kibernetike.

Ky trajnim është i përbërë nga 30 orë mësimore dhe ka për qëllim t’i informojë studentët dhe pjesëmarrësit mbi tiparet dhe veçoritë e krimit kibernetik, parimet e sigurisë, si dhe për teknologjitë dhe procedurat të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e rrjeteve.

Studentëve dhe pjesëmarrësve të këtij trajnimi u mundësohet që të zhvillojnë dhe përvetësojnë shkathtësitë profesionale për të pasur një karrierë sa më të suksesshme në lidhje me fushën e sigurisë kibernetike.

Pasi të kenë përfunduar kursin, studentët do të jenë në gjendje dhe do të bëhen të aftë që:

  • Të kuptojnë parimet e sigurisë dhe se si të zbatojnë politika të sigurisë, të cilat janë në përputhje me ligjet në fuqi, sa i takon fushës së kibernetikës;
  • Të vendosin në zbatim aftësitë përmes praktikave të ndryshme, duke përdorur laboratorë dhe veprimtari të ndërlidhura me “Cisco Packet Tracer” (platformë e cila ndihmon në konfigurimin e rrjetit duke i’u dhënë mundësi të hartoni skica të cilat bartin risi dhe inovacion);
  • Të bëjnë vlerësime në lidhje me performancën, që bëhen përmes hartimit të provimit përfundimtar dhe testeve;
  • Të bashkëveprojë me bashkësinë e “Cisco Networking Academy” në nivel ndërkombëtar.

lajme

Interesim ndërkombëtar për modelin inovativ të UBT-së dhe ekosistemin e tij të zhvillimit

Published

on

By

Modeli inovativ i UBT-së dhe ekosistemi i tij i zhvillimit vazhdojnë të tërheqin interesimin e studiuesve dhe ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët po analizojnë nga afër qasjen unike të institucionit në arsimin e lartë, inovacionin dhe zhvillimin teknologjik.

Në kuadër të një vizite studimore njëjavore në UBT, një grup studiuesish, ndër ta edhe përfaqësues të Universitetit të Kembrixhit dhe Instiucioneve tjera britaneze, zhvilluan një agjendë intensive takimesh, diskutimesh dhe aktivitetesh akademike me profesorë, studiues dhe ekspertë të institucionit, me fokus në modelin e funksionimit dhe zhvillimit të UBT-së dhe mundësinë e shpërndarjes së këtij modeli në vendet e ndryshme, sidomos të atyre që janë pjesë e komunitetit.

Vizita u realizua në kuadër të aktiviteteve kërkimore të ekipit ndërkombëtar, i cili po analizon modele bashkëkohore të arsimit të lartë, transformimin digjital, zhvillimin e kampuseve inteligjente dhe rolin e universiteteve në avancimin e komunitetit dhe shoqërisë.

Gjatë qëndrimit në UBT, delegacioni u prit nga Rektori, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me të cilin zhvilloi diskutime mbi vizionin strategjik që ka udhëhequr zhvillimin e universitetit gjatë 25 viteve të fundit. Vëmendje e veçantë iu kushtua ekosistemit të UBT-së, i cili përfshin konceptet UBT Smart City dhe UBT 5S, si modele që ndërthurin arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin, teknologjinë, inteligjencën artificiale dhe bashkëpunimin me industrinë, duke krijuar një mjedis modern për zhvillimin akademik dhe shoqëror.

Pjesë e vizitës ishin edhe sesionet e punës me profesorë dhe studiues të UBT-së, si dhe vizitat në laboratorë, qendra kërkimore, hapësira inteligjente të mësimdhënies dhe klinika universitare. Përmes këtyre aktiviteteve, studiuesit u njohën nga afër me mënyrën se si funksionon ekosistemi i UBT-së dhe me praktikat që e kanë pozicionuar institucionin si një nga modelet më inovative të arsimit të lartë në rajon.

Interesimi i studiuesve ndërkombëtarë për UBT-në konfirmon rëndësinë që po merr modeli i tij i zhvillimit në diskutimet bashkëkohore për të ardhmen e arsimit të lartë, duke e shndërruar universitetin në një pikë referimi për studime dhe shkëmbim të praktikave më të mira në nivel ndërkombëtar.

Continue Reading

lajme

UBT dhe Komuna e Zarës bashkëpunojnë për trashëgiminë kulturore të arbëreshëve

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me Dina Bušić, Drejtoreshë për Kulturë dhe Sport në Komunën e Zarës.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Komunës së Zarës për ruajtjen, digjitalizimin, arkivimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të arbëreshëve të Zarës. Palët diskutuan gjithashtu për hartimin dhe realizimin e projekteve të përbashkëta që do të mbështesin këto aktivitete.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Zarës thellojnë bashkëpunimin institucional

Published

on

By

Prof. Dr. Bekim Marmullaku, përfaqësues i UBT-së, zhvilloi takim me tre prorektorët e Universitetit të Zarës në Kroaci: Prof. Dr. Anita Pintarić, Prof. Dr. Marko Lukić dhe Prof. Dr. Zvjezdan Penezić.

Gjatë takimit u diskutua zgjerimi dhe thellimi i marrëveshjes ndërmjet dy institucioneve, duke synuar një bashkëpunim më të strukturuar në zhvillimin e programeve të përbashkëta studimore, studimeve të doktoratës, kërkimit shkencor dhe projekteve të përbashkëta hulumtuese.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Universiteti i Zarës drejt projekteve të përbashkëta ndërkombëtare

Published

on

By

Përfaqësuesit e UBT-së, Prof. Dr. Bekim Marmullaku dhe Prof. Assoc. Dr. Fitim Alidema, zhvilluan takim me Irena Kozulic, Drejtoreshë e Departamentit për Projekte, Shkencë dhe Transfer të Teknologjisë në Universitetin e Zarës në Kroaci.

Gjatë takimit, palët u dakorduan për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me fokus në aplikimin e përbashkët në projekte ndërkombëtare, kërkimin shkencor dhe transferin e teknologjisë.

Continue Reading

Të kërkuara