Lajmet

​Abdixhiku uron Trumpin: Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, tha se populli i Kosovës ka qenë gjithmonë i bekuar me lidhjen sa të veçantë aq dhe të pazëvendësueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Abdixhiku në emër të anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka uruar presidentin e 47-të të SHBA-ve, Donald J. Trump për “fitoren presidenciale në zgjedhjet amerikane”!

‘Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-të ecja e Kosovës si shtet i ri e në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Bota

Grevë në aeroportet kryesore në Gjermani sot

Published

on

Një grevë e përgjithshme është shpallur sot në aeroportet kryesore të Gjermanisë, duke shkaktuar pasoja të mëdha për pasagjerët dhe fluturimet. Sindikata Verdi e punëtorëve të aeroportit ka bërë thirrje për ndërprerjen e punës në një periudhë kritike, ndërsa vazhdojnë negociatat për pagat dhe kushtet e punës në këtë sektor. Si pasojë e grevës, rreth 3,400 fluturime do të anulohen, duke prekur gjysmë milioni pasagjerë.

Aeroporti i Berlinit, Berlin-Brandenburg, ka njoftuar të premten se do të ndalojë plotësisht fluturimet për shkak të grevës. Kjo masë ka shkaktuar kaos për pasagjerët, ndërsa sindikata Verdi ka paralajmëruar se do të ketë kufizime të mëdha në nisjet dhe mbërritjet, duke përfshirë edhe anulimin e fluturimeve.

Edhe aeroporti më i madh i Gjermanisë, Frankfurt, do të përballet me pasoja të mëdha. Kompania operuese Fraport ka paralajmëruar se asnjë pasagjer nuk do të mund të hipte në avion, gjë që “pothuajse me siguri” do të ndikonte në fluturimet ndërkombëtare.

Përveç Frankfurtit, greva do të preki gjithashtu aeroportet e Mynihut, Bremenit, Këlnit, Dortmundit, Dyseldorfit, Hamburgut, Hanoverit, Leipzigut dhe Shtutgartit. Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha për pasagjerët që kishin planifikuar fluturime nga këto aeroporte.

Rreth 5,000 punonjës të aeroportit dhe 23,000 punonjës që ofrojnë shërbime të ndryshme në aeroporte janë thirrur për të marrë pjesë në këtë grevë. Sindikata Verdi ka thënë se punëtorët janë të detyruar të ndalojnë punën për shkak të negocimit të kushteve më të mira për pagat dhe përmirësimin e kushteve të punës. Sindikata ka kërkuar një rritje pagash prej 8 për qind dhe shpërblime të tjera për punonjësit.

Në një deklaratë, Verdi tha: “Punëdhënësit nuk kanë bërë ende një ofertë në kuadër të negociatave kolektive dhe nuk kanë treguar gatishmëri për t’iu përgjigjur kërkesave tona.”

Greva është një hap i fundit pas disa muajsh negociatash që nuk kanë sjellë rezultate konkrete, dhe sindikata ka paralajmëruar se raundi i ardhshëm i negociatave do të mbahet në mes të marsit.

Pasagjerët që kanë planifikuar fluturime nga aeroportet e prekura janë paralajmëruar për mundësinë e anulimit të fluturimeve dhe vonesave të mëdha. Ndërkohë, autoritetet e aeroporteve dhe sindikata po përpiqen të menaxhojnë situatën, ndërsa pasagjerët po kërkojnë mundësi alternative për udhëtimet e tyre.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij ka mbështetur punësimin e grave në administratë publike.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ku u prezantua Rrjeti i Grave në Pozita Vendimmarrëse në Administratë Publike dhe institucione të pavarura, Kurti tha se ka bërë hapa që nuk janë të vegjël.

“Me gjithë pengesat që përballen gratë janë më të mëdha e më të thella, më të padukshme se sa ato që përballen burrat. Shpesh është struktura e shtetit ajo që i mbyll dyert grave dhe i mban ato jashtë hapësirës së vendimmarrjes e larg pjesëmarrjes. Gjinia nuk është një e dhënë e thjesht, por një sistem i tërë që ndikon në politikë e planifikim, administratë e menaxhim e në vetë mënyrën sesi ushtrohet qeverisja”, tha Kurti.

Ai ka theksuar se nga të rekrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra.

“Nga studimet e ndryshme tregojnë se gratë janë më pak të korruptuara se burrat dhe qytetarët gjithandej e posaçërisht në vendin tonë e urrejnë korrupsionin. Adresimi i padrejtësive dhe pabarazive ka qenë në qendër të punës sonë si qeveri dhe gjatë mandatit të parë të plotë kemi bërë shumë hapa që nuk janë të vegjël. Kemi mbështetur direkt punësimin e 12 mijë grave. Nga të rektrutuarat në administratën publike, 48 për qind ishin gra ndërkaq në vitin që lam pas 63 për qind gra”, tha kryeministri.

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës njofton për kufizime në trafik gjatë vizitës së Mark Rutte

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për itinerarin e lëvizjes dhe masat e sigurisë gjatë vizitës së delegacionit të NATO-s, të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, më 10 dhe 11 mars 2025.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës, duke ndërmarrë masa të përkohshme për riorientimin e trafikut. Në disa segmente rrugore dhe afër objekteve shtetërore do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit për të siguruar lëvizjen e eskortës dhe zbatimin e agjendës së vizitës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e kësaj vizite për vendin.

Continue Reading

Lajmet

​I vendosi GPS dhe hapi llogari në emër të ish të dashurës, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkoi nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh për K.S nga Peja – i dyshuar për vendosjen e GPS në veturën e ish të dashurës.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2025, në komunën e Shtimes, i pandehuri në vazhdimësi është përfshirë në sjellje të vëmendjes së padëshirueshme, duke e vënë nën vëzhgim me qëllim të ngacmimit të dëmtuarën V.Z., me të cilën ka qenë në lidhje dashurie”, thuhet në njoftim.

K.S dyshohet se në veturën personale të viktimës kishte vendosur GPS si dhe kishte hapur llogari në emër të saj në rrjetin social “Instagram” – duke postuar fotografi me mbishkrime denigruese.

“Dhe duke paraqitur se e njëjta ofron shërbime seksuale me pagesë, duke ia paraqitur edhe numrin e telefonit, dhe adresën e banimit, e që si rrjedhojë e këtyre veprimeve të dëmtuarën e ka vë nën shqetësim të madh emocional, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Ngacmimi’ nga neni 182 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim e prokurorisë.

I dyshuari është nën masën e ndalimit 48 orësh prej të shtunës më 8 mars.

Continue Reading

Të kërkuara