Lajmet

Abdixhiku: Dëshmorët e Koshares na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri

Publikuar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Koshare në përkujtim të 22-vjetorit të Betejës së Koshares.

Pasi vendosi kurora lulesh në kompleksin memorial “ Dëshmorët e Koshares”, Abdixhiku tha se 113 dëshmorët e kësaj beteje na kujtojnë sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontribut për shtet.

“Ne sot këtu kujtojmë të rënët, falënderojmë të gjallët, mbi të gjitha kujtojmë sakrificën e ushtarëve të UÇK-së në altarin e lirisë, Agimi me shokë, Saliu, Xhemajli, Aliu e Abazi dhe plotë të tjerë, të 113 dëshmorët e Koshares na kujtojnë sot sa e vlefshme është sakrifica për liri dhe kontributi për shtet. Nga këtu na dhënë obligim dhe zë të ndërtojmë vendin tonë të shenjtë”, tha ai.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajmet

​Sulmohet me granatë shtëpia e afaristit serb në veri

Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Publikuar

nga

Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qenë granatë, ka ndodhur mbrëmë pas orës 2:00 në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit.

Raportohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar. Sipas mediave, Millagjeviq është sulmuar qëllimshëm për shkak të bashkëpunimit të ngushtë në biznes me shqiptarët, ndërsa së fundi përveç tjerash kishte furnizuar veriun edhe me qumësht “Vita”.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Bashkimi Demokratik në pushtet i Kroacisë fiton zgjedhjet e përgjithshme

Parlamenti kombëtar do të përfshijë gjithashtu tetë deputetë nga partitë e pakicave dhe tre nga diaspora kroate.

Publikuar

nga

Partia e djathtë qendrore e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të mërkurën, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (DIP) të enjten herët.

Pas 95.54% të votave të numëruara, HDZ fitoi 60 ulëse për parlamentin kombëtar nga 151 ulëse, më pak se 64 ulëse që kishte më parë.

Koalicioni opozitar i kryesuar nga Social Demokratët (SDP) fitoi 42 ulëse, ndërsa Lëvizja e djathtë për Atdheun doli e treta me 14 ulëse.

Parlamenti kombëtar do të përfshijë gjithashtu tetë deputetë nga partitë e pakicave dhe tre nga diaspora kroate.

“E rëndësishme është që HDZ të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare për të tretën herë radhazi. Ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare që nga orët e mëngjesit për të formuar qeverinë për të tretën herë”, tha kryetari dhe kryeministri i HDZ-së, Andrej Plenkoviç.

Pritet të krijohet një qeveri koalicioni pasi asnjë parti politike apo aleancë nuk mund të marrë e vetme shumicën e kërkuar.

Kroacia, anëtarja më e re e BE-së, mban zgjedhje të përgjithshme çdo katër vjet.

HDZ fitoi gjithashtu zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2016 dhe 2020.

Votuesit në Kroaci hodhën votat e tyre të mërkurën për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit të saj prej 151 ulësesh nga 2,302 kandidatë, me 42% prej tyre gra./AA/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sot pritet konstituimi i Komisionit Hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

Mbledhja do të nis në ora 10:00.

Publikuar

nga

Sot në Kuvendin e Kosovës do të bëhet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Mbledhja do të nis në ora 10:00.

Gjatë javës së kaluar Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha se Projektligji për tekste shkollore është në të mirë të fëmijëve dhe si i tillë duhet kaluar. Ajo ka mohuar akuzat se projektligji në fjalë po bëhet për interesat të dikujt.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Publikuar

nga

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti.

Po ashtu, do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara